Përse kjo garë e ethshme armatimi?

Opinione

Përse kjo garë e ethshme armatimi?

Nga: Hajro Limaj Më: 20 maj 2020 Në ora: 14:11
Hajro Limaj

Në klimën e besimit dhe të mos besimit që ka lindur për të ardhmen e afërt të koronavirusit të ri,që shumë gjëra do të ndryshojnë është e pa diskutueshme,por meraku kryesor është se c’ farë do të ndryshojë ne fotografinë kryesore.

Shpenzimet ushtarake, armatimet,shpenzimet e mbrojtjes/ luftës do të zvogëlohen apo do të të rriten?

Vendet që janë brenda garës së hegjemonisë botrore e kanë në dorë. Hegjemoni, do të thotë dëshira emperialiste,ekspansionite. Për ta mbajtur këtë strategji dëshire në këmbë ,për ta zhvilluar atë,kërkon vetëm fuqi të madhe ushtarake. Ky është karakteri i një imperializmi që nuk ndryshon.Me madhësinë e fuqisë ushtarake juve mund ti bini ziles në botë,mund të hidhni në dorë më shumë përfitime nga puna e popujve dhe juve mund ti drejtori ata për interesat tuaja.

Instituti i Kërkimeve të Paqes Ndërkombëtare i Stokolmit është institucioni që mban llogaritë e zhvilimeve më të drejta të armatimit dhe që i analizon ato në vazhdimësi.

KINA NË RRITJE.

Raporti i shpenzimeve ushtarake botrore i botuar kohët e fundit për vitin 2019 jap treguesi aspak pozitivë.Shpenzimet ushtarake janë rritur 3.6 % dhe u lartësuan në ve 1.9 trilion dolar.Kanë mbritur në nivëlin më të lartë nga 1988 deri më tani. Nga 1.7 trilion dollar që ishin të gjitha shpenzimet.Nuk është nevoja të shkojmë tek viti 1988,rritje me 7.2 % nga 2010-a.

SHBA me rritjen 5.3 mbriti të shpenzojë 732 miliard dollar .Kjo përbën 38 % të të gjitha shpenzimeve . .

5 vendet që bëjnë më shumë shpenzime janë SHBA, Kina, Hindia, Rusia dhe Arabia Saudite.Shuma e shpenzimeve ushtarake të këtyre ,përbën 62 % të të gjitha shpenzime ushtarake botrore.

Kina, 5.1 % rritje , 261 miliard dollar.

Hindia, 6.8 % rritje , 71.1 miliard dollar.

Rusia në radhë të katërt me 4.5 % rritje, është ngjitur në 65.1 miliardë dollar,teë cilat përbëjnë 3.9 % të të ardhurave kombëtare.

Japonia 47.6 miliardë,Korea e Jugut 43.9 miliardë dollarë.

Shpenzimet që pësuan rënie gjatë 4-5 viteve të krizës financiare botrore tem abs viteve 2008,me humbjen e thellësisë së kësaj krize filluan të rriten dukshëm përsëri.

Shpenzimet e përgjithëshme ushtarake në raportin e pergjithshëm botror shkojnë në 2.2 %,ku i bie për cdo njeri 249 dollarë !

Gjermania ,me 49.3 miliardë dollar, është vendi kryesor në Europë.

Mbas anatësimit në NATO shpenzimet e Bullgarisë u rritën në 127 %,vecanërisht nga blerja e avionëve të rinjë luftarakë,ndërsa të Rumanisë në 17 %.Shpenzimet e përgjithëshme të 29 vendeve anëtare të NATO-s janë 1 035 trilion dollar.

Arabia Saudite përjetoi rënie me 61.9 miliardë dollar,por ajo ndan 8 % të ardhurave kombëtare.

Bota e luftës me plotë shpejtësi.

Nuk mund të flitet për një botë të bekuar,po shkohet më tepër drejtë një bote më luftarake. Pra në frontin e botës nuk ka ndonjë ndryshim.

Konkurenca ,për tu bërë fuqia më e madhe për të mposhtur me forcën ushtarake.

SHBA janë të shqetësuara vecanërisht në konkurencën e madhe që ka hyrë Kina, e cila mundi ti japë fund sundimit të saj .Amerika sot është vendi më i madh me baza ushtarake nga e cila flotat luftarake lëvizin në të katër anët e botës .

Për këtë arsye fryjnë kaq ethshëm garat e armatimitNë fakt është tema qe njihet më mirë.Themi se bota po shkencërohet, por botën e drejton industria e luftës.Forca e atyre që kanë pushtetet e kësaj industrie ,nxisin hegjemonizmin.Epërsia në këtë tregëti mbështet edhe sovranitetin,sundimin e dollarit.

Prandaj strategjistët e kësaj fushe shprehen se të ardhmen e botës nuk e vendos as korona apo ndonjë gjë tjetër,atë do ta vizatojë konkureca Amerikë-Kinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat