Vigjilenca dhe deklaratat e matura të akterëve politik, janë pjesë e suksesit!

Opinione

Vigjilenca dhe deklaratat e matura të akterëve politik, janë pjesë e suksesit!

Nga: Petrit Dibrani Më: 20 maj 2020 Në ora: 15:16
Petrit Dibrani

Nuk duhet asnjëher të harrojmë, se në atdheun tonë të përbashkët Kosovë, për fatin tonë të keq, operojnë shumë shërbime sekrete.

Shumë nga këto, shërbime sekrete shtetin e Kosovës duan ta shohin të trazuar! Nuk është çudi, ju akter politik e dini ose, duhet ta dini.

Ju, Kryeministër i republikës në detyrë, tani më shumë se kurrë, është koha për unitet! S'kemi nevojë ta hudhim topin, te gjykata kushtetuese, e as të besojmë në këto deklarata, nga kjo organizatë fantazmë, madje as nuk e dimë, se a është organizatë! Po e quan veten "Garda Vullnetare Shqiptare".

1. Duhet fillimishtë organet gjegjëse, në këtë rast Agjencia e Kosovës për Intelegjencës - AKI, policët hetues ta kryejnë punën e tyre!

2. Duhet lejuar Gjykatën Kushtetuese, ta kryej punën e saj, pa presion dhe në mënyrë të pamvarur!

Dhe.

3. Jo, destabilitet dhe anarki!

4. Po, unitet dhe stabilitet!

Shkurt e shqip dhe troç, për ju akter politik, seicili ta kryej detyrën, që i takon me nderë dhe përgjegjësi të plotë! S'keni nevojë të bëni, zbulime shkencore, se nuk dini dhe nuk mundeni, vazhdoni punën me vigjilencë dhe jo, me deklarata në dëm të stabilitetit të vendit.

Mos harroni, fillimishtë paguheni për punën që bëni, madje edhe me paga të majme, pikë.

Lexojeni Gjergjin tonë të dytë!

“Troç, dy fjalë, kombit mbarë, Sy me sy me ja thanë deshta: Ma zor mblidhen dy shqyptarë, Sesa mblidhet nji thes me pleshta.”

Unitet, vigjilencë dhe maturi!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat