Kosova ndodhet në rrezik të madh

Opinione

Kosova ndodhet në rrezik të madh

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 20 maj 2020 Në ora: 20:07
Foto ilustrim nga "Bota sot"

Të gjithë parametrat e zhvillimeve politike në vendin tonë, shpërfaqin tezat e tyre se kjo verë do të jetë shumë më rëndësi për Kosovën, dhe jo vetëm. Presioni i madh amerikan në njërën anë, dhe në anën tjetër koncepti i BE-së për të futur në gjirin e aj edhe vendet nga Ballkani Perëndimor, e bëjnë situatën në Kosovë mjaft të paparashikuar.

Derisa administrata Trump këtë verë futet në fushatën elektorale për zgjedhjet e nëntorit me Kosovën për ta përdorur si atu të arritjes së saj, ngreh shumë pikëpyetje dhe shqetësime për epilogun e mundshëm të saj. Pikërisht për epilogun jo të mirë, që do të mund të trazonte jo vetëm Ballkanin, por edhe me gjerë, së fundi ka folur edhe eksperti amerikan dhe njohësi i rrethanave politike në Ballkanin Perëndimor, Daniel Serwer. Edhe z.Serwer thotë se kjo verë do të jetë vendimtare për shtetin e Kosovës.

Derisa potencon se administrata aktuale e Trump ka braktisur politikën tradicionale të Amerikës karshi Ballkanit Perëndimor dhe veçanërisht Republikën e Kosovës duke u bërë partner me Serbinë, z.Server ndër të tjera thekson jo sinqeritetin e administratës Trup ndaj Kosovës. Me mbështetjen që Trump, përmes Richard Grenell I ka dhënë mundësisë për korrigjim të kufijve ka ngritur alarmin tek shumë njohës të diplomacisë amerikane, të cilët këtë e konsiderojnë si favor që Trupm do i bëjë Rusisë për shkak të ndikimi të saj në zgjedhjet në SHBA.

Duke patur një president të Kosovës që ka interesat e tija personal në marrëveshjen përfundimtare me Serbinë, është krejtësisht e kuptueshme se kjo verë shëndrrohet në një ndër muajt më të rëndësishëm për vendin tonë. Nëse Kosova arrin të shamngë bisedimet deri me 1 tetor, sikur e theksone dhe z.Servër atëherë mundtë themi se gjasat janë shumë të mëdha që përfundimisht të vdes ideja për ndarje.

Në këtë mes mund të ndikoj edhe “një vendim i Gjykatës Kushtetuese që do të vendoste kundër krijimit të një qeverie të re pa zgjedhje të reja do të ishte një vonesë e mirëseardhur” e që sipas Daniel Server nuk do i jepte kohë Grenellit që të përdorte Kosovën për interesat e brendshme të tyre.

Kosova ndodhet në muajt shumë të rëndësishëm të saj, në katër muajt vendimtare për të mbetur kështu sikur që është apo të ndryshohet sipas dëshirës së Hashimit, Grenellit dhe Putinit. Këto katër muaj duhet të jetë vigjilent secili që e dëshiron Kosovën shtet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat