Qëllimi i nacionalistëve dhe partizanëve shqiptarë ishte i njejtë, kishte të njëjtin qëllim, çlirimin e tokave shqiptare

Opinione

Qëllimi i nacionalistëve dhe partizanëve shqiptarë ishte i njejtë, kishte të njëjtin qëllim, çlirimin e tokave shqiptare

Nga: Agim Vuniqi Më: 21 maj 2020 Në ora: 08:46
Agim Vuniqi

Historia e shkruar dhe pa shkruar shqiptare interpretohet gabimisht, sidomos kur interpretimet bëhen ad-hoc dhe kanë vetëm një qëllim rrëzimin e debatit, për të dëshmuar egocentrizmin ja une ia qëllova. Shumë kolos te letrave shqipe përfshirë edhe shkrimtarin dhe intelektualin e kohës Vehap Shita konstatojnë se shqiptarët shpëtuan nga asgjësimi pronësorë dhe fizik me inkuadrimin e tyre në LNÇ. Ka pasur raste gjatë historisë që nacionalistë dhe komunistë janë të burgosur në të njëjtën çeli, sikurse rasti i Tefik Çanges dhe Luan Gashit, i biri i drejtorit të parë të Gjimnazit të sotëm Sami Frashëri, Ahmet Gashi. Në një takim joformal në Tiranë pas fitores së demokracisë në Tiranë këtë detaj e spjegon Luan Gashi në praninë e Sabri Godos, rastësisht qëllova edhe unë, falë lidhjeve qe kishte Luan Gashi me familjen e njohur Ajvazi, me gjyshin tim nga ana e nënës atdhetarit dhe tregtarit të njohur llapjan dhe më gjerë, Bajram Ajvazit, si dhe dajës Ramadan Ajvazi, kryetar i degës së LNDSH të Prishtinës, duke përfshirë edhe dhëndërrin e Bajram Ajvazit, Zotni Hasan Bilallit, sekretar i LNDSH-së dhe përfaqësues i LNDSH-së gjatë kontakteve me ambasadat perëndimore, më vone ata u dënuan me burgje të rënda në Nish dhe Idrizovë të Shkupit. Pra dua të them se konstalacioni i forcave ishte ndryshe nga dëshira dhe përpjekjet e shqiptarëve. Nëse mund te flitet për gabime gjate luftes ato nuk janë gjeneruar nga vullneti popullor, por marrëveshjet ndërkombëtare, sidomos pas takimit në Jaltë. Dua të them se qëllimi i nacionalistëve dhe partizanëve shqiptare ishte i njejtë, clirimi i tokave shqiptare. Por duke pasur parasysh rrethanat historike dhe shoqërore të kohes ne tokat shqiptare, ku mbretëronte një mbrapambeturi feudale, me 90 perqind analfabetë, shpëtimi i vetëm për shqiptarë ishte shkollimi i masave popullore, ndalja me ligj e hakmarrjes dhe ndalimi i ferexhes, për të emancipuar femrat shqiptare. Kjo u arrijte falë “baby-boomer-ve” autonomiste shqiptare, te cilet e nxorren ligjerisht Kosoven me Kushtetuten e KSAK te Kosoves, si njesi e federalizmit jugosllav, lufta ishte ne mes te asaj qe Kosove te jete pjese perberese e Serbise, apo ne kuader te Serbise, fitoi opcioni “u sastavu”-entitet i pavarur, jo ai “sastavni deo”, ku Kosova konstitucionalisht ishte e pavarur nga Serbia. Kuvendi i Kosoves perbehej nga dhoma shoqeroro-politike, i punës se bashkuar... dhe Kosova permes sistemit te delegimit percillte perfaqesuesit e saj ne Kuvendin e RSFJ-se, ne Komitetin Qendror dhe ne kryesine e RSFJ-se, qe ishte nje arritje kolosale për kohen, duke pase parasysh se Kosova kishte mungese kuadrosh te shkolluara. Fale nje politike kadrovike Fadilo Hoxhiste Kosova u ngjite ne permasa shteterore, fale opinionit keshilldhenes te GJND-se, i cili kishte marre ne konsiderate Kushtetuten e 74-se, ku ishin te definuar edhe kufinjte e brendshem te Kosoves, por edhe ndarjet kadastrale, për të cilat pergjegjes ishte Kosova dhe institucionet e saj. Historia pra diskutohet me fakte, jo me deshira...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat