Nën hijen e imponimeve të mbrapshta politike - Bota Sot
Nën hijen e imponimeve të mbrapshta politike

Opinione

Nën hijen e imponimeve të mbrapshta politike

Nga: Dedë Preqi Më: 21 maj 2020 Në ora: 12:11
Dedë Preqi

Qeveritë e kaluara, në veçanti pushtetet që i prodhoi lufta, leverdia e të cilëve sjellën shumë pak suksese dhe fryte të demokracisë në Kosovë, më shumë sjellën shprehje të lakmisë, shprehje të korrupsionit, të klientalizmit, familiarizmit, nepotizmit, banditizmit dhe shumë elementeve tjera  negative, se mirëqenje dhe përspektivë qytetare.

Lufta e UçK-së, për liri dhe të drejtat e popullit në Kosovë, ishte e shenjtë dhe e domosdoshme, por përpjekjet e atyre që në emër të saj vepruan “ndryshe”, duke e keqpërdorë për çëllime të ulëta, për   çërim hesapësh në mes njëri-tjetrit, si edhe për përfitime materiale,  dhe më në fund për përfitime politike, duke i dhënë një kahe tjetër, që për fat të keq nuk e meritonte një epitet të tillë.

Andaj, a duhet t’i quajmë forca politike, apo forca të errëta mënyrën e udhëheqjes së tyre që treguan në mandatin që ua besoi populli, me rrolin e veprimëve që kishin për t’i  bërë mirë këtij vendi përmes përdorimit të drejtë të pushtetëve, ku do mvarej jeta dhe mirëqenja, apo mjerimi i qytetarëve të këtij vendi, që kjo e fundit për shkak të udhëheqjeve nga pushtetët e dobëta bëhët virale dhe aktuale.  

Prandaj, të përpiqëmi t’i kthjellojmë orientimet tona jetike dhe politike, ç’farë do bëjmë për vendin dhe qytetarët e këtij vendi, a kemi forca të tjera politike dhe strategjike, që mund të bëjnë  ndryshime për një qeverisje më të mirë dhe më funksionale në forcimin e shtetit tonë demokratik, apo duam që të përsëritët loja e gjithë kësaj pjese dramatike, ku do pajtoheshim me pohimin e asaj, dhe fatin tonë ta lëmë në duart e tilla.

Sigurisht se deri më tani nuk mund të thëmi se jemi në pikën “zero”, por shumë pak do gjejmë shprehje pozitive përshkak të avanturave dhe dështimëve të pushtetëve të kaluara, të cilët e rritën pushtetin e tyre krahas me kapitalin që përfituan në mënyrë të pa ndërgjegjshme në kurriz të popullit, kuadri i të cilëve e futën vendin në një krizë të thellë politike dhe ekonomike.

Nuk do e quajmë vizion të qartë dhe kuptim të shtetit demokratik, apo ndryshim të mundshëm, me një rrëmbim të pushtetit dhe vullnetit të popullit në mënyrë grabitëqare, përmes përpjekjeve dhe regjimëve të një kaste të vjetër politike, që i prinë Thaçi, Mustafa, Haradinaj, Limaj, dhe një garniture të tillë që u ka skaduar afati dhe u ka humbë shija dhe efektiva politike.

Kosova ka një gjeneratë të re dhe të mrekullueshme e të rinjëve dhe intelektualëve të vet, me të cilët do ndjehët shumë krenare, më e fuqishme, më e qartë në vizionin e saj, më e sigurtë në rrugën e saj, më konstruktive dhe më e suksesshme në realizimin e qëllimëve dhe në menagjimin e shtetit.  

Vëmendjen e popullatës së këtij vendi e tërheqin shumë probleme që prodhon hija e imponimëve politike destruktive e pushtetëve të demoduara, të cilat u bënë bashkë për të rrëzuar një qeveri në udhëheqje, për të krijuar hiq më shumë se një “avari” të re politike, një insistim, që më shumë duket si një konstrukt, se ndonjë vizion që mbështetët në ndonjë besim dhe optimizëm konkret...

Ndërkaq, problemi rreth të cilit do sillet e ardhmja e këtij vendi, varet jo thjeshtë mirëqenja dhe siguria e qytetarëve të këtij vendi, që në të kundërtën e saj është vetë pushteti dhe menagjimi i shtetit, që vjen nga mbajtja nën kontrollë dhe përdorimi i tij i drejtë, por edhe kultura njerëzore luan një rrol të veqantë dhe të rëndësishëm si element kryesor që kultivohet në mjedisin e një shoqërie.

Nëse do afroheshim me njëri-tjetrin dhe kemi diçka të përbashkët dhe më shumë se gjakun shqiptarë në venat tona, do duhej të tregojmë shenjat dhe veçoritë që i kemi në praktikë, por jo vetëm përmes folklorizmit, si një imazh i vjetër i traditës tonë që shpesh herë shkon tej qëllimit dhe të vërtetës.

Të hedhim vështrimin njëherë dhe të dallojmë tiparin e këtij imazhi që po krijojmë para vetës dhe botës së qytetëruar, të dallojmë të vërtetën nga gënjeshtrat dhe intrigat, të dallojmë djallëzinë që po ia kalojmë lanetit me njëri-tjetrin, ta kthejmë guximin e verbër në fuqi të vërtetë dhe të demaskojmë heroizmat e njerëzve të rremë dhe pseudopushtetët e tyre, që do na lënë në gjysmë të rrugës.

Si rrjedhojë e një loje politike që abuzon keq me popullin e vet dhe për fat të keq në Kosovë, po gjenë akoma teren të përshtatshëm dhe po afirmohet si model, që në realitet do ishte i demoduar dhe i shkëputur nga vlerat njerëzore, si një praktikë e keqe nga e kaluara e hidhur, ku politika e saj konceptohet si lojë e thjeshtë pushtetësh dhe interesash partiake dhe klanore.

Nën hijen e imponimëve të tilla politike, do thëmi se rritet edhe gjithçka mbrapësht e pa shije në këtë vend, dhe në saje të kësaj natyre, njerëzit mund të luajnë rrolin e tyre në prapaskena të ndryshme, përmes  veprimëve kriminale, shantazhimëve, kërcënimëve të qytetarëve, kërcënimeve ndaj  udhëhqësve të vendit, sikur është kërcënimi ndaj kryeminisrtit Kurti, dhe të tjera, ku njerëzit e këtij vendi, sikur i ka  shdërruar hija politike në keqbërës, të cilët nuk njohin as rrugët ligjore, nuk njohin  as durim të mjaftueshëm dhe koncepte të njerëzve me aftësi për ta ndjerë jetën më mirë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat