Rugova arriti që ta ruaj unitetin politik dhe kombëtar të qytetarëve të Kosovës

Opinione

Rugova arriti që ta ruaj unitetin politik dhe kombëtar të qytetarëve të Kosovës

Nga: Ejup Berisha Më: 21 maj 2020 Në ora: 12:25
Ejup Berisha

Lidhja Demokratike e Kosovës e njohur me shkurtesën LDK është subjekti i parë politik i cili në skenën politike në Kosovë u themelua në fund vitet e 80 të shekullit të kaluar. Themelimi i saj erdhi si rezultat i rezistencës së elitës së atëhershme intelektuale dhe të qytetarëve të Kosovës të cilët ishin kundër okupimit dhe suprimimit të autonomisë së atëhershme që si status e gëzonte Kosova si njësi e atëhershme përbërëse administrative territorialë e ish Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë. Atë kohë në fund vitet 80 dhe në fillim vitet e 90 me iniciativë të Serbisë u bë sulmi ndaj subjektivitetit Kushtetues dhe Juridik të Krahinës së atëhershme autonome të Kosovës më konkretisht përmes gjendjes së jashtëzakonshme dhe masave të dhunshme të imponuara nga administrata fillimisht Jugosllave dhe më vonë edhe nga ajo serbe u suprimua autonomia e Kosovës. Për t’iu kundërvënë tendencave për shuarjen e subjektivitetit politik dhe kushtetues e juridik të Kosovës lindi ideja dhe u paraqit nisma për formimin e një Partie Politike që do të dilte nga gjiri i popullit dhe do të ishte në shërbim të rezistencës popullore ndaj pushtetit okupues fillimisht Jugosllav e më vonë serb.

Ky subjekt pra ishte Lidhja Demokratike e Kosovës LDK. Për hire të së vërtetës duhet thënë se LDK me shumë sukses e organizoi popullin jo vetëm se politikisht por edhe administrativisht me qëllim që të realizohet ideja për realizimin e synimeve për ta kthyer subjektivitetin politik kushtetues e juridik dhe më vonë për ta realizuar të drejtën e shenjtë për pavarësi dhe për krijimin e shtet. Lidhja Demokratike në fillim vitet e 90 ishte subjekti më i suksesshëm politik i cili me shumë sukses dhe me plot sinqeritet dhe përkushtim e mbrojti popullin e Kosovës nga tendencat për tu futur në luftë me Serbinë gjë që në atë kohë do të ishte veprim fatal për qytetarët jo serb të Kosovës tendencë që donin ta realizonin Sllovenia Kroacia dhe Serbia.

LDK në si subjekt politik në krye me liderin emblematik të saj Z. Ibrahim Rugova kishte ngritje të pakontestueshme në skenën politike dhe partiake të Kosovës. Rugova arriti që ta ruaj unitetin politik dhe kombëtar të qytetarëve të Kosovës. Ky unitet në LDK u prish në fazat e mëvonshme të aktivitetit politik të këtij subjekti pas vdekjes së Liderit emblematik Ibrahim Rugova. LDK gjatë ekzistimit dhe funksionimit të saj gjatë tredhjet viteve e saj ka pasur ngritje të mëdha por edhe turbulenca dhe rënie gjendje apo situata me të cilat ballafaqohet çdo subjekt politik partiak jo vetëm në Kosovë por edhe nëpër rajon dhe në botë. Duhet theksuar se me situata apo realitete të tilla janë ballafaquar dhe ballafaqohen edhe subjekte politike më të mëdha dhe më serioze nëpër shtete me demokraci më të etabluar dhe më stabile. Një pjesë e udhëheqësis së LDK-së edhe në të kaluarën por edhe tash duke i vënë interesat individuale dhe grupore kanë atakuar mbi subjektivitetin dhe unitetin e LDK-së duke tentuar që të realizojnë agjenda personale dhe duke u futur në aventura dhe koalicione joparimore me subjekte me të cilat nuk ka pasur ngjashmëri statutore e as përafrime programore dhe ideologjike.

Lidhja Demokratike e Kosovës edhe në aktualitetin e tanishëm politik ka hyrë në një gjendje të pavolitshme ku janë vënë në pah dallime dhe fërkime rreth rrugëtimit të saj politik. LDK hyri në angazhim politik me të cilin e rrëzoi Qeverinë në të cilën ishte edhe vet pjesë përbërëse e Koalicionit pas zgjedhor qeveritar me Lëvizjen Vetëvendosje duke iniciuar në Kuvend votimin për mocionin e mosbesimit të Qeverisë së udhëhequr nga Lëvizja Vetëvendosje. Ky votbesim u votua dhe me shumicë votash Qeveria e Republikës së Kosovës e udhëhequr nga Kryeministri Albin Kurti u rrëzua. LDK konsideroj se do të vazhdojë të funksionoje edhe më tej në ambientin politik të Kosovës pavarësisht se si do të jetë fati dhe pozicioni i saj në kombinimet për formimin e Qeverisë së re eventuale.

Së fundmi në opinion ka zëra që po qarkullojnë të cilat për momentin janë në nivelin e spekulimeve se ky subjekt politik ka gjasa të përçahet si rezultat i konflikteve brenda partiake të dy grupacioneve më të mëdha atij pro koalicionimit të ri me Partitë si Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma i njohur me shkurtesën LANA si dhe të grupacionit politik të udhëhequr nga Vjollca Osmani i cili po e kundërshton idenë dhe mundësinë për krijimin e koalicionit dhe të Qeverisë së re. Tash për tash siç theksova mundësitë për përçarje të re në LDK janë vetëm thash e theme dhe spekulime sepse asnjë nismë konkrete faktike nuk ka rrjedhur nga grupacioni politik të cilin e udhëheq dhe de fakto e kontrollon Kryetarja në detyrë e Kuvendit të Kosovës Vjosa Osmani. Konsideroj se LDK pavarësisht realitetit dhe rrethanave politike që do të paraqiten dhe zhvillohen do të vazhdoj të funksionoje dhe veproj si subjekt politik sepse Partitë ekzistojnë dhe veprojnë aq sa për to kanë nevojë anëtaret dhe simpatizantët e saj apo derisa ky subjekt politik vepron komfor rregullimit kushtetues dhe juridik të Republikës së Kosovës apo aq sa e respektojnë kushtetutën dhe ligjet ekzistuese.

Partitë politike përçahen dhe shuhen vetëm nëse anëtaret dhe një pjesë e udhëheqësisë së saj e duan këtë gjë apo atëherë nëse forca dhe aftësia e mbrojtjes së Partisë brenda saj bie dhe dominojnë forca dhe faktor të jashtëm më të fuqishëm që e duan përçarjen apo dhe shuarjen e ndonjë subjekti të caktuar politik partiak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat