Shembja e teatrit, apo shembja e shqiptarisë?...

Opinione

Shembja e teatrit, apo shembja e shqiptarisë?...

Nga: Agim Jazaj Më: 21 maj 2020 Në ora: 18:14
Agim Jazaj

Edhe në vendlindjen time, mbaj mend qysh i vogël, ishin ndërtuar 2 xhami. Nuk kishim asnjë mundësi fotografimi, por në kujtesë dhe në syt e të vogëlit mbeten pamjet e tyre të ngritura; Minaret e rrombullakta, gati 4-5 kate të larta. Ishim fare të vegjël, hypnim e zbrisnin nëpër shkallët e gurta, borë të bardha deri, sa dilnim në ballkonin e xhamisë.

Luanim me shokët e moshës: Agronin, Besnikun, Perlatin, Vladimirin, Kushullën, Afëditën, Gjonin etj...Edhe dy xhamitë e vendlindjes time u shembën, si gjithë xhamit e kishat e vendit. Ishin ndërtesa shekullore, të ngrituar nga sistemi xhon- turk, ndaj dhe duhej vënë kazma?!

Nuk kishim mundësinë të kundërshtonim, as moshën, as t’i fotografonim.

Ishte sistemi Socialist- Komunist, toidhio si ky i sotmi, me pasardhës, soj e sorrollp, të “fiseve më të fisëm”!

Por, të gjithë thoshnin aso kohe edhe më të mëdhenjtë: Se “Ata që vunë kazmën, rrënuan edhe dy xhamitë tonë, dhe kush mori gurët e xhamisë, e ngriti shtëpi: U vajti jeta gurë-gurë”.

Zoti- thoshin u’a rrënoi jetën, i ndëshkoi ashtu siç thotë dhe llafi i lashtë: “Kur i vjen ngordhja qenit, shkon e përmier në derën e xhamisë”!

Këto ditë shkruhej në shtypin e ditës edhe për luftën e 1920-tës

Po për luftën e 2020-tës?

KËTË LUFTË ME KË E KEMI?!

E dielë 17 Maj 2020

Është dita e fundit për të hequr gjithë kufizimet për qytetarët, për shkak të Pandemisë, e cila u shënua nga data 09 mars, i mbërrijtes së saj në vendin Tonë. Sapo hapëm televizionin, ekranet ishin mbushur me pamje tmerruese, rrënqethëse, lotuse, torturuese!

Turma, skalione policësh të egërsuar, sikur të ishin në ruajtjen e paqes së kombit të tyre, që po i kanosej vendit, me sulme nga: Toka, Deti dhe Ajri, si në luftën e 1920-tës!

Në disa skalione kishin rrethuar, të rrënuar, ish Tetarin Kombëtar, në Kryeqytet.

I gjithë ky agresion, nuk ishte si dikur, as nga nazistët e fashistët, pushtuesit, por nga qeveria e “Rilndjes”, nga kryeministri Edi Rama, pushteti i pa zgjedhur, nga pushteti i vjedhur, i 30 qershor të vitit 2019-shpreheshin dhe protestonin njerëzit, me përgjegjësi minimale dhe gjak shqiptari!

E çfarë mund të presësh më shumë, kur “pushteti i vjedhur” në kohë pandemie, krize gjen kohën e lig dhe njerëzit e ligj, për të bërë punë të liga! Shpirti më dhimbte dhe më dhemb. Lotët ishin aty, me ata që u bënë heronj për 27 muaj, për të ruajtur atë ndërtesë të Kulturës Kombëtare, Tempull i Kulturës dhe Kujtesës, e cila u ka rezistuar termeteve dhe qameteve për 82 vite rresht.

“Atë duhet ta shëmbim, sepse e ka ngritur qeveria fashiste”- thoshte një mendje roitur! Po këta mjeran- thosh një tjetër nuk shohin edhe objekte të tjera që paska ngritur fashizmii? As e kthejnë vështrimin pas në kohë? Po në cilat rrethana historike i bëri këto ndërtime fashizmi dhe nazizmi?! Dhe vetëm në vendin tonë bëri nga këto ndërtime- mëkate?!

Kur dëgjon e lexon nga ndonjë “mendimtar” feisbuqist këtë “arsyetim” të bie lëverja nga krahët! Edhe Tetarit- fashist-pushtues?! Duhet të ndëshkojmë, të antemojmë edhe “Krimin” që i herdhi kombit tonë, pjesës Kosovë, kur avionët e djeshëm, u ngritën nga areodromi i Avianos, ish pushtuesit, kalonin mbi qiellin e Shqipërisë dhe Bombarduan- barabarinë Sllavo-Serbe dhe çliruan Kosovën?!

Po atje, në vendin e ish pushtues- fashizmit, janë me mijëra emigrant shqiptarë, dhe ndihen më të lumtur se sa në vendin e tyre?

Halli madh me këta mendje roitur, kastrepsen madje dhe përpara mikrofonëve. Për të qarë me oi- oi, kur dëgjon dhe hedhin firmën specialist, pacifist, servil dhe sa të shplarë kur “arsyetojnë” se ky objek rrezikohen nga shëmbja.

Një llaf i moçëm edhe nga anët tonë thotë. “Mos dëgjo Tellallin, por pyet të Zotin: Këtu dëgjon vetëm Shashaka, Dëngëla nga Hunj! Këtij objekti, Tempull i mori të keqen tërmeti i qershorit të vitit të kaluar, si dhe tërmeti i 26 Nëntorit, që rrënoi me qindra e mjëra godina dhe pallate, shumë vite të ndërtua më vonë, rreth e rrotull që nga Durrësi, Kruja po edhe Tirana. A mund të quhen specialist me dy gram në kokë këta dhe ata qeveritar që votojnë shëmbjen e këtij objekti, pas Frimave abuzuese të këtyre Karagjozëve, në tufën e Kallaballëkut, me speleta zyrtari?!

SHËMBUJ TË SHTET FORMIMIT DHE QYTETRIMIT

Përballë kësaj hataje Dite, hedhim syt rreth e rrotull, tek dera e shtëpisë, vendet europine, ku synojme të shkojmë edhe ne me Këmbë të pista dhe mëndje të marra! As të mos na hajë hunda!

Shembujt e qytetrimit dhe të shteformimit, të ruajtjes së traditës, kulturës, të identitetit dhe të artit, janë te pargu i derës. Hapni syt o të Verbuar!

Po s’ka më të verbërë se ai që nuk do të shikojë, se ai qe e ka gjithë ditën dhe natën stacionin në dhënie, si dikur: Radio “Fllaka!

Memëndja e shtëmbër, Nuk drejtohet Kurrë, Ta rrahësh në Kudhër, Ta djegësh në furrë!

Si ruhen në përjetësi këto vlera dhe objektet me vlera, si pjesë e kujtesës e trashgimnisë Kulturore, Tempuj, në Greqinë e lashtë, ku është edhe numri më i madh i emigracionit shqiptar?!

Gazetarit; Shpëtim Zinxhiria në Athinë, miqësisht i kërkuam dhe mundësoi disa pajme të këtyre ndërtesave shekullore, që po bëjnë rezistencë në shekuj! Asnjë dorë barabare nuk është ngritur mbi këto, edhe si rrënoja, askush nuk ka ngritur dorën të rrënojë këto vlera kombëtare!

Janë mi 220 teatro të tillë, të kthyera deri dhe në rrënoja, po dora barabare e njeriut-njeri, e qytetrimeve, nuk ka ekzistuar dhe nuk është ngritur të cënojë edhe një mur, tullë, a copë llaçi. Ato ruhen të shënjta, në kujtesën e brezave dhe të shënjtëruara në kujtesën e qytetrimeve. I kemi parë dhe kemi ndalur përpara këtyre Tempujve, jemi futur edhe në ato, pjesë e kulturës dhe të artit.

Udhëhumbësit tanë, u referohen për çudi edhe kulturave të lashta të këtyre vendeve, dhe me dorën barbare dhe shpirtin e katilëve, janë sulur përgjata 30 viteve, mbi kulturat dhe objetet e lashta, të kulturës, që janë trashëguar në shekuj edhe në vendin tonë.

Nëpër rrugët e Athinës, kemi protestuar, duke bllokur edhe rrugët kryesore, në qëndër të kryeqytetit: “OMONIA” edhe për të drejtat, lirinë dhe Pavarësinë e bashkëkombasve tanë Kosovar, si dhe për të drejtat e shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut.

Përkrah nesh ishin edhe miq e sindikalist, aktivist grek, me ndjeshmëri njerëzore dhe në solidaritet.

Dora barbare dhe shpirt xhahil- katilët, nuk e ndalin dorën përgjatë 30 viteve, duke rrënuar dje dhe me urën e zjarrit në dorë vazhdojn edhe sot në garë me njeri- tjetrin, mbi Tempuj-Kulturën, Kombëtare, Artin. Kujtesën!

Nuk e ndalën dorën e rrënimit; me eksploziv në dorë, në shpirt dhe në gojë, kanë rrënuar gjithë ata tempuj të Historisë, Kulturës dhe Artit, si dhe pardje Tetarin “Kombëtar- Shqiptar, të djeshmem, të sotmen dhe nësërmen e kombit...

Dhe duhet të vazhdojë pafundësisht Hataja?! E dini përse thosh një kokë plotë: Për të fshirë gjithëçka të djeshme, sepse “kombi dhe Shqipëria: Kanë lindur sot”, kur kanë lindur këta djaj?!

Kush nuk u dhëmb dhe nuk u mbyt në lot, kur batipali dhe shpirt- batipali, natën e të dielës, rrënuan atë Tempull, pa i dridhur qerpiku, i shitur e blerë për të blerë kotheren e bukës, godiste pa i bërë syri tër, rrënonte Tempullin e Kulturës, të Artit, i cili rezistoi për 84 vite, dhe nuk pordhi as nga tërmetin i 26 Nëntorit, që shëmbi mijëra banesa rreth e rrotull tij.

Hodhen firmat, kaçakët, natën “Firmatarët”, të verbërit se “ish në rrezik ndërtesa, të shëmbej”, të shiturit dhe të blerë si në pazarin e Roskovecit!

Dhe ngritën dorën hajdutët e pushtetit të vjedhur, për të shëmbur tempullin e Kombit!

Për punë të liga edhe Napoleni gjente njerëz të LIGJ!

Tetarin Kombëtar le të ruhej ashtu si i ruajnë qyterimet eropine edhe të rrënuar, siç tregojnë edhe fotot e teatrove në Greqinë fqinje, asht siç janë ringritur, ndërtesat historike të rrënuara, gjatë luftës edhe në Gjermani, në modelet e kasolleve dhe janë ringritur, po aty në ato vende, dhe sipas atyre modeleve.

Pa të djeshme nuk ka të sotme. Ku në cilin vend të Europës gjendet ky model, shkatërrim me urën e zjarrit në dorë të shkatërrimit të trashgimnisë Kulturore?! Nëse nuk i premë dotë dorën Katlëve të parë që rrënuan dje, duhet të vazhdojmë, të sodimis, të duartrkisim, apo të ndalojmë këtë hata mbi Kulturën dhe Artin Kombëtar edhe sot- O MILET?!

Kombet dhe Qytetrimet: Edukohen, Frymëzohen dhe Qytetrohen nga: Arti, Kultura, Media, Shtypi, dhe jo nga politika e Kazanit, Legenit!

Aty ku mbeti nënë rrënoja zeri i qyterimit, do të apelojë e udhërrefej zeri i: Neritan Liçaj. Aty ku u kërcënua koka e kokëplotëve: Edmon Budinës, Mehdi Malkaj, Robert Budia- nga kokëboshët, do të mbeten në tempullin e përjetësisë! Aty ku kanë klithur me kohë e vakt zërat e shqiptarisë të, Nertitan Ceka, Fatos Lubonja, Aurel Plasari, Ilir Demaliaj, Sonila Meço, Elmaz Sherifi, Kim Mehmeti, Artur Zheit, Arben Malaj etj, etj, zera kumbues të shqiptarisë, do t’i ruajë në kujtësë Atdhetaria Shqiptare!

Përgjatë koronavirusit- shqiptarët janë ndeshur dhe po vuajnë nga: Koronavirusi- i Heshtjes, I servilizmit, I konformizmit, I lepe- peqeve.

Koronavirusi i Krimit, I idiotizmit, I marrëzisë, I abuzimit me Pushtetin.

Koronavirusi i Delirit, I këpucëfshirësve, I puthadorëve, I sahanlëpirirësve,

I kotheres së bukës!...

Të gjithë shqiptarët janë aty, deri në ringritjen e këtij Tempulli.

Të përjashur ( të vet përjashtur) dhe të balë- përjetësishtë, janë “deputetet” e shit-blerjes, që mbajnë në këmbë pushtetin e Vdekur, të Krimit, dhe pas i ndjek mallkimi i Shqiptarëve!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat