Burgu i Spaçit, vendi ku “banorët” ishin më pranë vdekjes sesa jetës

Opinione

Burgu i Spaçit, vendi ku “banorët” ishin më pranë vdekjes sesa jetës

Prel Dedaj Nga Prel Dedaj Më 21 maj 2020 Në ora: 21:54
Burgu i Spaçit

Sot mbushen plot 47 vite nga Revolta e të burgosurve politikë që gjendeshin në Burgun e Spaçit, vëndit ku “banorët” ishin më pranë vdekjes sesa jetës.

Filloi ajo revoltë, atë 21 Maj të vitit 1973 me një mosbindje të një të dēnuari, për të qëndruar në izolim dhe u shndërrua në një revoltë madhështore që e deryroi regjimin të ndërhynte me tërë burimet teknike e njerëzore, duke ushtruar një terror që e arrinte, e mbase dhe e kalonte terrorin nazist në Aushvic.

Vrasjet demostrative me gjyqe pak minutëshe, synonin të mbillnin frikën tek të burgosurit e tjerë, tek familjarët e tyre dhe tek populli në përgjithësi.

Po kalon afër gjysēm shekulli nga ajo ngjarje që ishte pika e vlimit të të zëmërate madhore, ndaj shtypjes dhe shfrytëzimit çnjerëzor që ai regjim kriminal bëri ndaj atyre njerëzve-thjesht pse ata mendonin ndryshe???!!! Klasa politike i pêrdori ata njerëz atëherë por edhe më pas, mundësisht deri edhe sot. Premtime për pagesa me këste shoqëruar me “kërkesat” për “dokumente plotësuese” kanë qënë denigruese. Burgu i Spaçit ka patur numrin 303, dhe megjithëse ka patur dokumete në Ministrinë e Brendshme, në tërë kronologjinë e kohës, përsëri, ish të burgosurit, duhej të shkonin e të gjenin vitet e burgut nëpër zyra shtetërore, e ironia më e madhe ka ndodhur kur kanë shkuar përpara noterit.... Ka ndodhur që kur ish i burgosuri ka shkuar para noterit, noteri të ishte pikërisht ish-prokurori që e kishte futur në burg ???!!!! Noteri, duke kërcitur me atë vulën e thatë mbi dokumentet që po legalizonte (çdo kërcitje= me 30 mijë lekë), i është drejtuar ish të burgosurit: Hë mo, akoma nuk i zgjidhe ato punë ëë ë ? E rëndë kjo, por skenë e situatë me dy qeverisjet: të majta e të djathta. Bëj thirrje për DINJITET në trajtimin ndaj kësaj shtrese të popullit shqiptar. Të burgosurit politikë kanë punuar në tharje kënetash, në hapje kanalesh vaditëse, në vepra madhore si aerodrome, spitale, etj etj. Vetë reparti i Spaçit, ishte në funksion të përpunimit të piritit. Sot ajo minierë, iu dha një shoku të Erdoganit për biznes, nga Edi Rama, i cili edhe lutjen minimale të ish të dënuarve që hyrja e galerisë të mos merrej, nga turku, por të bëhej një hyrje tjetër nga faqja lindore e malit, nuk e mori parasysh, pasi iu “dhimbs” turku se mos shpenëzohej, dhe rrafshoi një muze natyral të asaj saktifice njerëzore që ish të dënuarit bënë. Por, Ramës nuk i intereson që kjo memorie të jetë, ndaj e shkatërron... Ai vend qe ferri shqiptar i komunizmit. Të burgosurit, të lidhur në zinxhirë punonin. Populli shqiptar ka një shprehje: Kali i huaj çon rëndë dhe han pak. Ata ishin armiqtë e atij shteti dhe puna ishte dënimi shtesë! Ka ca vargje Agolli te poema “Nënë Shqipëri”: Bejlerë e agallarë, Hapni kanale, në Mat, Mirditë e Pukë ! Nuk doni ???? S’ka bukë !!! Ndaj përsëris thirrjen për trajtimin me Dinjitet. I bëj thirrje qeverisë shqiptare që të burgosurit politikë të trajtohen me PENSIONE TË VEÇANTA. Kjo e nderon vetë shoqërinë. Por i nderon edhe ata, që lanë rininë nëpër miniera e vepra të mëdha, të lidhur me zinxhirë. Të mbarojë hipokrizia. Mundësisht të dënohet. Ndryshe, formalizmat në përkujtimet gjithnjë e më të zbehta, ngjajnë jo më me veprime jodinjitoze, por me veprime mafioze. Kjo duhet bërë !

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat