Ç’është kjo vërsulje ndaj Albin Kurtit?

Opinione

Ç’është kjo vërsulje ndaj Albin Kurtit?

Sulejman Mehazi Nga Sulejman Mehazi Më 21 maj 2020 Në ora: 23:03
Albin Kurti

A ekziston lider që ia do të mirën popullit tonë? Çështë kjo gjëmë shekullore? Mbreti Zog, ishte si s'ishte, po ia vuri themelet e para shtetësisë shqiptare; Enver Hoxha me ideologji ruse staliniste; Hesat Pashë Toptani me ideologji turke; Rahman Morina me ideologji serbe.

Po të tanishmit këta politikanët të dalur nga lufta e Kosovës e kanë dhi fare, janë çuar të gjithë kundër Albinit i cili mundohet Republikën e Kosovës të bëjë të pavarur nga ndikimet e huaja politike, po politikanët shqiptarë të Maqedonisë Veriore e kanë farruar krejt shqiptarinë, kurse këta të Shqipërisë e kanë droguar krejt rininë.

Albini do që popullata e politika e Kosovës të jetë e pavaruar sikurse shtetet tjera të Ballkanit, sikurse që janë të pavarur edhe amerikanët, anglezët, gjermanët, françezët, rusët, izrailitët, kinezët, iranianët, po dhe ky Erdogani dita ditës për hirë të popullit të vet turk po bëhet më i pavarur. Udhëheqësit tanë dhe sa mijë shekuj duhej pri tur për të qenë të pavarur nga të tjerët?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat