Përse duhet përkrahur lëvizjet nacionaliste në Kosovë dhe troje shqiptare

Opinione

Përse duhet përkrahur lëvizjet nacionaliste në Kosovë dhe troje shqiptare

Nga: Mr. Sc Shpend Salihu Më: 22 maj 2020 Në ora: 17:06
Mr. Sc Shpend Salihu

Në këto momente kritike, kur klasa politike në Kosovë, e nëpërkëmbi vullnetin e qytetarit të Kosovës dhe i rrënoi sistemin e vlerave demokratike në Kosovë duke e tiranizuar dhe terrorizuar popullatën e vet, duke firmosur marrëveshja të fshehta me Qeverinë Serbe, pa njoftimin paraprak dhe pëlqimin e parlamentit të Kosovës, me të gjitha defektet që sistemi i deritashëm arriti në mënyrë defektoze ta zhvlerësojë Kosovën në rrafsh ndërkombëtar, dhe ta tregojë si një shtet joserioz dhe jostabil, që ky lidership i deritashëm politik asnjë betejë diplomatike ndaj Serbisë nuk arriti ta fitojë, a nga mos dija apo nga shantazhimi i bërë nga qarqet e caktuara Serbe dhe ndërkombëtare, kur pa miratimin paraprak të parlamentit të Kosovës u firmos marrëveshja e Asociacionit, u bë demarkimi kufitar me Malin e Zi në Çakorr pa vlerësimin e aktit të tij paraprakisht nga parlamenti i Republikës së Kosovës, kur e tërë ekonomia e Kosovës dhe ndërrmarjet shoqërore u privatizuan sipas tekave dhe afintetit politik të klasës sunduese në Kosovë, atëhr shtrohet pyetja?

Deri kur me këtë klasë politike në Kosovë, kur në Shqipëri rrënohet teatri kombëtar, ndërtohen parqe e bulevarde dhe objekte tjera në kundërshtimin me planin hapsinor të Shqipërisë, kur Shqipëria nga shërbimet sekrete ndërkombëtare cilësohet si oazë e narkotikëve, ku ende nuk është bërë rehabilitimi i rrymave të ilegalitetit dhe rikthimi i pronave personave që deshtën zhvillimin nacional të Shqipërisë, kur mbretit Zog dhe rrymave të ilegalitet u mohohet rehabilitimi dhe rikthimi i aseteve dhe pronave me të cilat kanë disponuar, kur Sali Berisha nuk e lejon ndërtimin e Bazës Amerikane në Sazan, gjersa Edi Rama bashkëvepron me Turq, në vend se ti afrohet Gjermanisë dhe Europës për revitalizimin ekonomik të Shqipërisë, kur të dy këta, i pari firmos gjersa i dyti tenton ta zbatojë planin për dhënien e bregdetit Shqipëtar në pjesën Jugore të Shqipërisë shtetit Grek.

Në Maqedoni, Ali Ahmeti haptazi përkrah kandidatët Maqedonas, gjersa ju sugjeron Shqipëtarëve që të mos e votojnë Profesor Blerim Rekën, ku i njejti Ali Ahmet shkaktoi përçarje dhe konfuzion tek Shqipëtarët, me çfarë u themeluan dhe shumë parti politike Shqipëtare në Maqedoni dhe si pasojë e kësaj u zvogëlua numri i deputetëve Shqipëtar në parlamentin Maqedonas. Kur në Mal të Zi kemi vetëm një apo dy deputetë në Parlament, për shkak të ndarjes së subjekteve politike shqipëtare edhe pse mbi 16 përqind të popullsisë së Malit të Zi janë Shqipëtar. Atëherë të nderuar, në këto momente kruciale për mbijetesën e kombit Shqipëtar në Ballkan, sot kur Serbët, Grekët, Turqit etj, pregaditen në mënyrë të rafinuar të ndajnë dhe copëtojnë trojet Shqipëtare, për kundër asaj se shumë prej nesh, me dashje apo pa dashje apo nga trysnia ekstreme, iu shmangëm rrugës së ilegalitetit, më në fund filluam të vetëdijësohemi dhe duhet të vetëdijësohemi, se shpëtimi kombëtar është tek rrymat e ilegalitetit që historikisht kanë bërë sakrificë sublime për mbijetesën e kombit Shqipëtar në Ballkan. Qysh nga kohërat e Gjergj Kastriotit, Ali Pash Tepelelës, Rilindjes Kombëtare Shqipëtare etj.

Është momenti historik që bastardët e kombit të largohen nga skena ose në mënyrë vullnetare, ose ky popull ti largojë me dhunë. Sot, kombit shqipëtar i duhet agjendë e platformë e qartë nacionale për mbijetesë në trojet e veta Etnike. Nëse Hegjemonia e Serbëve, Grekëve, Turqëve është kundër aspiratave të Kombit Shqipëtar për mbijetesë, ne duhet të jemi unik rreth një kauze në çështjet të përbashkëta që na preokupojnë, rreth mbrojtjes së vlerave kombëtare. Andaj VV, Aleanca Kuq e Zi dhe të gjitha rrymat e tjera nacionaliste, iu bej apel të gjithë bashkëkombasve tonë në troje Shqipëtare dhe diasporë, të përkrahen financiarisht, politikisht dhe ushtarakisht, sepse vetëmm ato mund të na shpetojnë nga copëtimi i trojeve tona, dhe nga dekadenca në të cilën jemi qe sa kohë....

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat