Qeveria Kurti - qeveri mbreslenëse dhe model i qeverisjes së sukseshme e intelektuale botërore!

Opinione

Qeveria Kurti - qeveri mbreslenëse dhe model i qeverisjes së sukseshme e intelektuale botërore!

Reshat Nurboja Nga Reshat Nurboja Më 22 maj 2020 Në ora: 22:42
Qeveria Kurti

Të vlerësohesh nga institucionet kompetente dhe përgjegjëse ndërkombëtare dhe nga lideret e shteteve më të fuqishme botërore si një nga qeveritë më të sukseshme për organizimin shtetror në luftimin e pandemisë më të rrezikshme dhe më të panjohur në historinë e pandemive të tilla apo të ngjashme vertetë duhet të jesh i nderuar dhe mund ta shfrytzosh si arsye për mburrje dhe krenari publike që je pjesë e një qeverie të tillë mbreslenëse e cila e ka përkrahjen dhe besimin e pjesës dermuese të popullit dhe respektin e mirënjohjen publike të shteteve botërore...

Suksesi i qeverisë Kurti është edhe më mbreslenës dhe unik në historinë botërore kur dihet se ketë sukses dhe performancë mbresëlenëse qeverisese e ka arritur në kushte e rrethana më shumë se sfiduese,...!

Qeveria Kurti kur e muar qeverisjen me Kosoven nuk kishte as buxhet të aprovuar, nuk kishte as rezerva shtetrore të cilat i kishin shpenzuar deri në centin e fundit qeveritë paraprake... Mjekësia e stafi mjekësor ishte lenë pa mjete elementare shendetësore për luftimin e kësaj pandemie... Shendetësia ishte edhe pa termometra për matjen e teperaturave e most ë flasim për mjete tjera të domosdoshme siq ishin, maskat, dorëzat, testet për diagnostifikimin e COVID 19, rrobat etj etj., ... Suksesi i QEVERISË KURTI është edhe më mbreslenës, unik dhe i veçantë, se këtë sukses e ka arritur edhe kundrejt sabotimit nga të gjithë, e edhe nga partneri qeverisës përbrenda, “partner” ky i cili pas shpine jo vetëm e sabotonte funksionimin e qeverisë por edhe ia organizonte mocionin për rrezimin e saj, me të vetmin qellim për ta drejtuar vetë qeverinë... Më e shemtuara nga e gjithë ky sabotim ishte veprimi i 82 deputetëve të Parlamentit të Kosovës, të ashtuquajturit përfaqësues të popullit të cilët jo që nuk e ndihmonin qeverinë që ishte zgjedhur me voten e popullit, përkundrazi, e sabotonin dhe nuk lejonin as shqyrtimin e miratimin e projektligjeve që do tia lehtsonin Qeverisë Kurti- Qeverisë së Popullit luftimin e kësaj pandemie botërore...!

Edhe në këto rrethana e kushte Qeveria Kurti së bashku me popullin e mposhti me plot sukses Coranavirusin… Kështu, e shumë më lehtë do ta mposht edhe PLAAN-in...!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat