A e di Thaçi vendimin e Gjykatës Kushtetuese, që flet për dorëheqje?

Opinione

A e di Thaçi vendimin e Gjykatës Kushtetuese, që flet për dorëheqje?

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 23 maj 2020 Në ora: 10:16
Hashim Thaçi

Me afrimin e datës 29 të këtij  muaji, edhe kur kalon afati nga Gjykata Kushtetuese për të dhënë vendimin e saj në lidhje me nomimin e Avdullah Hotit për kryeministër, shtohen edhe zërat dhe gjithashtu edhe tensionet.

Gjykata ka mundësi dhe të drejtë që këtë vendim ta jep edhe më herët, prandaj edhe mundësia që të publikojë vendimin e saj në çdo çast janë të mëdha. Në këtë sens shtohen gjithnjë zërat se gjykata mund të publikoj vendimin e saj në favor të njërës apo palës tjetër. Këto dyshime, se Gjykata ka marrë vendim në favor të dekret të Thaçit shtohen pas deklaratës së tij se “do të jap dorëheqje nëse Gjykata Kushtetuese rrëzon deketin e tij për Avdullah Hotin”.

Duke njohur Thaçin dhe të kaluarën e tij nuk është profili i politikanit që jep dorëheqje, për më tepër kur të gjithë manipulimet i ka bërë për pushtet. Një njeri i ngritur mbi intriga, mbi kufoma në politikë nuk ka kurajën që të jep dorëheqje kaq kollaj, për më tepër në këtë fazë.

Themi në këtë fazë duke ditur se fati i presidenti është i lidhur me Serbinë, repsketivisht me marrëveshjen përfundimtare me Serbinë. Prandaj, edhe teza për shkëmbim territoreve të cilën Thaçi e promovon, në fakt është ide e Serbisë, për të cilën ky është i detyruar të mbështet, duke qenë se së në marrëveshjen përfundimtare me Serbinë kërkohet edhe amnestua për krimet e luftës.

Për këto krime edhe është ngritur Gjykata Speciale me emrin e Hashim Thaçit si protagonist. Tanimë Thaçi ka vetëm një synim, si të shpëtoj pa u  futur në burg, dhe për t’i shpëtuar burgut ky njeri është i zanur peng nga Vuçiqi, të cilit i duhet një marrëveshje. Andaj deklarata e tij se do të jap dorëheqje nuk mund të ndodh dhe nuk ndodh, edhe nëse Hashimi e dëshiron këtë, sense nga vallja nuk mund të dali kollaj, ose e prêt burgu, i cili si hije e ndjek kudo presidentin tonë. Gjasat janë të mëdha që Thaçit t’i jetë konfirmuar vendimi në favor të tij, andja edhe flet kaq hapur, ndryshe s’do i thonte këto deklarata, kur e di edhe vet se është peng i Vuçiqit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat