Fitër Bajrami të cilit po i mungojnë mërgimtarët!!!

Opinione

Fitër Bajrami të cilit po i mungojnë mërgimtarët!!!

Nga: Ismail Muçiqi Më: 23 maj 2020 Në ora: 18:20
Ismail Muçiqi

Do të mbahet në mend shumë gjatë viti 2020 i cili po lë gjurmë të thellë në rrjedhat e përgjithshme të njerzimit.

Për shkak të Pandemis së Koronavirusit u anuluan apo u pezulluan shumë aktivitete në gjithë botën.

Festës së Fiter Bajramit në Kosovë do ti mungojnë mergimtarët të cilët vite me radhë ja mësynin Kosovës, për ta festuar Fiter Bajramin bashkë me familjën dhe fare fisin e tyre. Mërgimtarët tanë gjithmonë i dhanë madhështi Festës dhe kudo në familjet e tyre krijuan atmosferë të veqantë duke i dhënë kuptimë Traditës Fetare.

Popullit në Kosovë kësaj radhe do ti mungojë kënaqësia vllazërore si asnjëherë më parë.

Përshkak të rrethanave shëndetësore dhe masave në fuqi të cilat u aplikuan nga Qeveria e Kosovës për tu mbrojtur nga pandemia, Airoporti i Prishtinës kësaj radhe është i mbyllur për lëvizjën e mërgatës sonë.

Kësaj radhe do të na mungojnë vizitat tradicionale të familjarve dhe miqëve.

Edhe më të varfurë këtë festë po e bëjnë edhe mbyllja e përkohshme e Xhamive në të cilat Besimtarët Islamë janë të lidhurë në mënyrë emocionale e sidomos kanë gëzimë kur Falet Bajrami.

Eshtë simbolike dhe momentë i veqant për Besimtarët kur imamët {Hoxhollarët} nëpër Xhami, pas agjërimit të Muajit të Madhërishëm të Ramazanit dërgojnë mesazhe dhe lutje për Besimtarët për mirkuptimin ndërmjetë njerzve pavarsishtë se cliës fe i përkasin. Ky vitë është i veqantë dhe po i prek ndjenjat e njerzve duke zgjue vetëdijen e tyre në drejtimë të humanizmit, ndihmën për të varfurit e kjo u pa dhe u manifestu në praktikë edhe tani me rastin e mbylljës në karantinë të popullatës.

Kësaj radhe në Xhaminë e Madhe ku bëhej falja dhe manifestimi qendrorë për Festën e Bajramit, do të na mungojë mesazhi vjetorë i derguar nga Bashksia Islame derguar politikanëve të Kosovës të cilët kanë nevojë të vedisohën dhe të korigjohën më shumë se asnjëher më parë.

Një thënje Kuranore thotë: "Një popullë i cili nuk punonë për të mirën e popullit dhe vendit të vet vështirë se do ta ket ndihmën e Zotit".

Me këtë rastë po e theksojmë se puna është kodë dhe obligimë i njerzve për të jetuar sa më mirë, por gjithmonë tek Besimtarët ka mbizotrue dëshira dhe obligimi për pastrimin e pasurisë-kapialit duke dhënë sadaka dhe zeqat.

Kësaj radhe po na mungonë ezani nëpër Xhami, urimi i Besimtarve nëpër shtëpi, por asnjëhere nuk do të zbehet përkushtimi i njerzve dhe adhurimi ndajë Zotit duke bërë punë dhe vepra të mira për një të ardhme dhe një botë më të mirë.

Në fundë të gjithë Besimtarve të Fesë Islame i urojmë Fiter Bajramin dhe e lusim Zotin e Madhërishëm që ti ndihmojë popullit shqiptarë dhe njerzimit në përgjithsi që tu sjellë shëndet, mirqenje, begati dhe paqë.

Zoti e bekoftë poullin shqiptarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat