Efektet dhe pasojat e shkëmbimit territorial?

Opinione

Efektet dhe pasojat e shkëmbimit territorial?

Nga: Mr. Sc Shpend Salihu Më: 25 maj 2020 Në ora: 20:03
Mr. Sc Shpend Salihu

Është mëse evidente se janë të mëdha por duhet të shiqohet rezultati final i një veprimi të tillë? Të mos harrojmë se edhe akademiku Rexhep Qosja edhe Partia Republikane, e kishin një opcion të tillë në tryez e pos saj edhe shumë qarqe intelektuale dhe akademike Shqipëtare, e konsideronin si një akt të kryer një veprim të tillë! Pasojat janë se do kishim zhvendosje të popullatës, por nëse komunat Leposaviç, Zveçan dhe Zubin Potok, do të shkëmbeheshin me komunat në luginë ku Presheva, një pjesë e Medvegjës dhe Bujanovcit do na përkiste ne, gjersa korridori i 10 do kontrollohej nga Amerikanët do kishim një bashkim të Shqipërisë Etnike!

Është evidente se do kishim zhvendosje të popullatës Shqipëtare nga Veriu por atje kemi pak popullatë. Klasa jonë politike dështoi të rikthejë Shqipëtarët në Veri siç thashë në shkrimet paraprake dhe të zbatoi nenin 13 të Rezolutës 1244, për kthimin e të zhvendosurve në vendin e origjinës, gjersa sot kushtet e sigurisë na pamundësojnë për rikthimin dhe riintegrimin e Shqipëtarëve në Veri, atëher me shkëmbimin e tillë, do bëhej integrimi i veriut, liqeni Ujman do shfrytëzohej nga të dyja palët, minierat do të revitalizoheshin dhe shkalla e papunësis do zvogëlohej në Mitrovicë, si dhe do kishim rritje enorme buxhetore nëse bëjmë kolektivizimin e këtyre minierave duke ua lëshuar kompanive Anglo-Amerikane në shfrytëzim për një periudhë të caktuar kohore, sepse ne nuk kemi mjete vetanake për shfrytëzimin e minierave e dhënia me koncesione kompanive të tilla do ndikonte në rritje buxhetore dhe në rritje të shkallës së punësimit.

Të mos harrojmë se veprimet e tilla do ndikonin që pas përfundimit të proceseve të tilla, një pjesë e vogël e Shqipëtarëve që kanë mbetur në pjesën Veriore, të shpërnguleshin në pjesën qendrore dhe lindore të Kosovës, gjersa Serbët nga enklavat do të shpërnguleshin në pjesën Veriore me çfarë do relaksoheshin relatat Kosovë- Serbi dhe nuk do kishim barriera nga Serbia, Rusia dhe Kina në OKB, me çfarë do bëheshim pjesë e OKB-së e as këto pesë shtete në BE nuk do na bllokonin drejt aderimit në BE dhe NATO.

Pas saj do bënim ndryshime Kushtetuese dhe do lejohej referendumi që Shqipëria, Kosova dhe Lugina të deklarohej pro Bashkimit kombëtar, me çfarë do mund të deklaroheshin gjithashtu se a dojnë shtet unitar, federal apo konfederal apo monarki parlamentare të konsituohej në këto treva. Pas këtyre ndryshimeve rrënjësore do kishim mbi 5 milion Shqipëtar të bashkuar me çfarë do faktorizoheshim në hemisferën Ballkanike, dhe do mund të vazhdonim të merreshim me problemin Shqipëtar në Maqedoni, Çamëri dhe Mal të Zi, drejt unifikimit të spektrit nacional dhe politik, dhe klientela e jonë akademike dhe ushtarake do punonte me argumente ndërkombëtare të gjindte modalitete drejt zbatimit të krijimit të Shqipërisë Natyrore dhe zgjidhjes permanente të problemit Shqipëtar në Ballkan.

Me veprime racionale dhe njerëz adekuat krejt këto procese mund të përmbyllen para vitit 2035 ose edhe më herët, mvarësisht prej koncensusit politik, propagandës mediale, si dhe mobilizimit të masave, çfarë do të ndikonte që faktori Shqipëtar të bëhej faktori më relevant në hemisferën Ballkanike, sigirusht drejt realizimit të interesave të tilla nacionale na duhet përkrahja e diasporës dhe shteteve të fuqishme siç janë Anglia dhe SHBA, të cilat njëjtë siç reaguan në intervenimin ushtarak në Kosovë të NATO-s mund të reagojnë në bindjen e komunitetit Europian dhe ndërkombëtar që padrejtësit ndaj Shqipëtarëve të bëra ndër shekuj duhet të riparohen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat