LV të bëhet gati të djeg mandatet pas legalizimit të komplotit të pandemisë! 

Opinione

LV të bëhet gati të djeg mandatet pas legalizimit të komplotit të pandemisë! 

Nga: Dren Dushi Më: 26 maj 2020 Në ora: 17:07
Dren Dushi

Vullneti i mbi 400 mijë votuesve u hedh në plehëra pas komplotit që bëri Kryesia e LDK-së në bashkëpunim me PAN-in dhe Presidentin Thaçi. Ky komplot i pandemisë, mëton që e vjetra të vazhdoj teket e saja në Kosovë, të kontrolloj çdo gjë në Kosovë, sidomos ekonominë dhe titujt akademikë. Për ta, i pa durueshëm ishte hovi i Kryeministrit Kurti. 

Gjykata Kushtetuese nuk është krijuar në Suedi, gjykatësit e saj nuk janë emëruar nga një këshill i pa varur në Finlandë, ajo i takon periudhës së kapjes së shtetit, na pëlqeu kjo ose jo, na u duk kjo normale ose jo, ky është fakt, sado jo normal e i kobshëm të jetë. Kredibiliteti i saj nuk është i studiuar nga ndonjë grup shkenctarësh objektivë, kredibiliteti i saj vetëm sa përflitet. Por faktet janë të dukshme, nenet nuk janë sekrete, Kushtetuta ndonëse nuk ka gojë, ka germa, këto germa do i interpretoj këtë javë Gjykata Kushtetuese. Nuk e dijmë nëse Gjykatësit e saj i ka emëruar Kadri Veseli (kur as nuk ishte në politikë) përmes Adem Grabovcit në telefon, pasi të kenë filluar biseden me “pronto”, ne duhet të shpresojmë që jo, por edhe të mos jemi iluzivë, fundi fundit, në Kosovë jetojmë. 

E tillë ç’farë është, ajo do vendosë, dhe të mbi 400 mijë votuesit nuk mund ta ndryshojnë këtë gjë, ata mund të votojnë ç’farë të duan, por Gjykata Kushtetuese vendosë ç’farë të dojë ajo vet, si e sheh ajo vet Kushtetutën, si i lexon e interpreton nenet e saj, dhe mbi të gjitha, të gjithë ne, edhe unë, ç’farëdo interpretimi që të jap Gjykata Kushtetuese, duhet ta pranojmë, edhe nëse nuk pajtohemi me të, sepse kështu respektohet stabiliteti dhe paqja ndërqytetare. Këtë stabilitet shpesh e cënojnë banditët, por po u bëmë të gjithë banditë, atëherë nuk mbetet tjetër pos destabilitetit dhe kalimit në kaos. Banditët duhet të munden gradualisht dhe paqësisht, fillimisht duke i zbutur. 

Në protesta nuk mund të dilet, këtë e kanë menduar komplotistët, andaj ata quhen komplotistë të pandemisë, nuk mund të rrezikohet shëndeti publik për një fitore politike. Në një demokraci, akterët që luftojnë për demokraci, duhet të lejojnë edhe humbjen e pushtetit, me kusht që të ruhet stabiliteti në përgjithësi, e sidomos shëndeti në rastin tonë. Pandemia do kaloj, ajo nuk ka jetëgjatësi të madhe, ashtu siç nuk ka një Qeveri e bërë nga komploti në pandemi. Me tu larguar pandemia, do largohet edhe Qeveria e pandemisë. 

Mbi 400 mijë votuesit që deshën ndryshim, e që komplotistët i tradhëtuan e mashtruan, duhet të kenë durim, të sillen si qytetarë të përgjegjshëm, në asnjë rast të mos bien në kurthat e cytjet për dhunë. Përfaqësuesit e tyre, të ndodhur në humbje pas fitores, të tradhëtuar e të komplotuar, të përjashtuar nga institucionet e kapura të shtetit që përzë qytetarët e saj nga vendi i vet, duhet ta shqyrtojnë qëndrimin në Parlament, pra duhet ta mendojnë edhe djegjen e mandateve. 

Nuk ka kuptim të qëndrosh në Kuvend, si humbës, për aq sa ke fituar. Nuk ka kuptim të kesh mbi 400 mijë votues e të qeverisesh nga një grup profiterësh servilë komplotistë. Duke djegur mandatet, përfaqësuesit e mbi 400 mijë votuesëve, duhet të unifikohen dhe kërkojnë zgjedhjet e reja në formë demokratike përmes protestave pasi të ketë kaluar totalisht pandemia. 

Qeveria e pandemisë duhet të tolerohet derisa pandemia të kaloj, ajo do jetë e dobët, e pa mbështetje, me vetëm ca servilë e bijë e bija etërisht që lanë shenja në historinë politike të Kosovës, por që kjo nuk nënkupton se lanë pasardhës të të njejtit nivel. Qeveria e pandemisë do jetë pa kuadro, pa votues, pa vizion, do jetë e vjetra, e kaluara, e këto dy të fundit janë jashtë kontratës sociale që nga zgjedhjet e fundit. 
Nëse verdikti i Gjykatës Kushtetuese do përgënjeshtroj gjithë këto, atëher i bie që “pronto” politika është dobësuar, një gjë të tillë unë nuk e besoj, por po dola gabim, do pranoj gabimin tim me knaqësi, meqë një demokraci nuk mund të ngritet pa institucione të pavarura dhe kredibile, pa ndarje pushtetesh dhe pa respektim të vullnetit të popullit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat