Kur 'shefi' 'Grupi i Drenicës' i tutët 'Grupit të Kurtit'

Opinione

Kur 'shefi' 'Grupi i Drenicës' i tutët 'Grupit të Kurtit'

Nga: Kimete Berisha Më: 26 maj 2020 Në ora: 21:23
Kimete Berisha

I dyshuari si 'shef' i 'Grupit të Drenicës', e ka zbuluar 'Grupin e Kurtit'.
Zakonisht Grupet ilegale nuk i zbulon policia, por brenda sojit ndodhin këto zbulimet, Grupi e zbulon Grupin dhe kështu Kosova e gjanë, mban shumë Grupe, që i duron shteti, por Ato nuk e durojnë njana-tjetrën.

Sipas Presidentit, 'Grupi Kurti' si grup 'kriminal' është më i hapur dhe më demokratik, sepse ka njëfarë rendi aty.

E ka një kryesi prej tre vetash (Kurti, Sveçla e Vitia), ndërsa 'Grupi i Drenicës' sipas Wikileaksit (Raportit të Shërbimit gjerman Federal Informativ-BND) e ka pasur veç një 'shef' real, Hashim Thaçin, i cili pastaj i ka lënë 'shokët' në lloç, e vetë ka 'zgjedhur' të jetë përjetësht 'i pafajshëm'.

Gjithmonë i dyshuar, gjithmonë i 'pafajshëm', përgjithmonë me pushtet.

Hashim Thaçi vendos kush është kriminel në Kosovë, vendos kush prej kriminelëve duhet të lirohet nga burgu; ashtu siç vendos kush e udhëheq Kosovën.

Hashim Thaçi vetëvendos për Kosovën, kurse Albin Kurti është Vetëvendosje.

Por, megjithatë do sende nuk po lidhen.
Nëse Presidenti ndjehet kaq 'i mahnitshëm' dhe i pamposhtur, pse po çirret kaq shumë!
Fituesit nuk çirren.

Pse një 'shef' që vendos për Kosovën (pa e pyetur askënd), nuk ia çel telefonin BE-së dhe vendos ta refuzojë Lajçakun në bisedime (vetëvendos ta refuzojë BE-na pa pëviz çerpik), bëhet kaq nervoz me Albin Kurtin, thuajse Albin Kurti është më 'i madh' se Evropa.

Kur e refuzon BE-në, Hashim Thaçi ndjen se po e refuzon Albin Kurtin.
Sherri i Albinit, urrejta e Hashim Thaçit ka marrë shtrrje në krejt Evropën, pra, e urren BE-në, sepse i duket BE-ja si 'shoqe' e Albinit.

Ndaj Albin Kurtit i është aktivizuar e njejta urrejtje identike, që e ka pasur për Ibrahim Rugovën, të cilën urrejtje e ka shprehur preciz edhe në librin e tij ku e tipizoi si pijanec dhe si tuts.

E urren Albin Kurtin me të njëjtin intensitet që e urrente Ibrahim Rugovën, sepse pas Rugovës, Albin Kurti është politikani i parë intelektual, që e bën të ndjehet inferior dhe jokompetent.

Njerëzit e lig më së shumti i urrejnë intelektualët dhe poetët. Thaçi, jo veç që është xheloz në dije (të cilën e xhelozon por nuk e lakmon) por është i tmerruar nga ndryshimet.

Thembrën e Akilit te Hashim Thaçi e gjen te ndryshimet.
E urren çdo ndryshim, prandaj duket si 'uji që nuk ecë'!
Qe 20-të vjet nuk e kemi dëgjuar një sentencë, një thënie që të mbahet mend prej tij.
Veç shamje, cinizëm, nënqeshje, cektësi, kërcënim, armiqësi, frikë dhe mendjemadhësi.

Askush nga politikanët kurrë nuk ka përfituar nga 'fakti' se Hashim Thaçi përmendet si i dyshuar në Raportin e Dick Martyt.

Bile, Vetëvendosja (e vetmja) ka votuar kundër Gjykatës Speciale dhe asnjëherë nuk ka bërë politikë me akuzat e tmerrshme të Hagës ndaj 'rivalëve politikë'.

Dhe mirë ka bërë deri sot. Por, mirësia i shkoi dëm. Kur njeriut të keq ia kthen me të mirë-e kënaq.

Prandaj, pse mos me ja kthy' me të 'keq', një njeriu që kujton se Kosova ekziston veç për hatër të Tij dhe se pas tij 'Kijameti'.

Nuk është performancë politike 'Ai gjuaj me gurë, e Ti me bukë'.
Ktheja, dhe mos lë 'gjysmë të vërtetë' pa ia thënë.

Kur ju akuzon për krime që nuk i keni bërë, gojën e keni, pse s'po ia përmendni Ju Listat e Likuidimit të intelektualëve dhe Komunikatat (ende të pasqaruara nga drejtësia) që bënin thirrje për vrasjen e kundërshtarëve, pa përjashtim, edhe të poetëve, përfshi Ibrahim Rugovën.

Nëse 'e vërteta' për Hashim Thaçin nuk ka 'rëndësi' (dhe pa qenë Ti hiç i dyshuar të quan kriminel), pse duhet të ketë rëndësi për ty 'e vërteta', ta akuzosh për krime dikënd që përnime është përmendur si 'i dyshuar'!

Instikte sa të duash, po ndjenja nuk ka, prandaj Institkti i mbijetesës e alarmon se Albin Kurti është 'ndryshimi' i tij,
Ai që ia ndryshon fatin dhe rutinën me të cilën është mësuar,
Albin Kurti është 'fundi' i tij, ndërsa frika nga ndryshimi është thembra e tij e Akilit.

Prandaj e 'urren' Albinin si 'fundin' si 'vdekjen', derisa të pajtohet me të, me ndryshimin.

Se, njohësit e 'vdekjes' thonë, përderisa nuk pajtohesh me 'vdekjen' nuk vdes, prandaj ia zgjat jetën vuajtjes duke ikur nga 'vdekja' që i jep fund vuajtjes.

Po, ka metoda, që të ndihmojnë ta mposhtësh frikën nga ndryshimi.
Por, asnjëra (as mësimi Zen) nuk bën punë.
Sepse, njeriu mësohet veç me një 'lloj lumturie'.

Se Isa Mustafën nuk ka pse e urren.
Atë që e tha Robert De Niro për Presidentin e tij, Donald Trump, unë e them për Isa Mustafën, që u bë si personazh i Shekspirit, 'mbret' i mërzitur dhe i neveritshëm që e mban peng LDK-në dhe s'del kush që i thotë 'dur' se s'je normal.

Për me përparu në LDK, duhet me dasht Isa Mustafën.
Qe në çfarë kriteresh ka përfunduar projekti i Ibrahim Rugovës-LDK.

P.S. Veç që ka talent me ia hëngër' kundërshtarit xhiger-icën për së gjallli, ka.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat