Nuk kam kufizime...

Opinione

Nuk kam kufizime...

Nga: Fetah Sheholli Më: 27 maj 2020 Në ora: 12:55
Fetah Sheholli

Nuk jam në asnjë parti politike, prandaj nuk kam kufizime në këndvështrimet e mia. Para të mirave të Kosovës, nuk e shoh askë.

Mendoj unë: pushtetarët e deritashëm të Kosovës, kanë keqpërdorur paranë e shtetit, janë të korruptuar, rrjedhimisht, janë edhe të shantazhuar. Këta e kanë sjellë Kosovën në këtë zezditë...

Ndërkaq, Albin Kurti dhe Vjosa Osmani, edhe nëse kanë gabime, për dy aspekte dallohen, si nata me ditë, prej kundërshtarëve të tyre politikë: Janë, intelektualisht, në një shkallë shumë më të lartë dhe janë të pakorruptuar. S'ka dyshim: jetës politike i kanë dhënë intelektualitet dhe Kosovën mund ta udhëheqin me duar të pastra.

Më vjen të vjell nga fjalimet gërditëse të oponentëve të tyre politikë. Është e natyrshme: falultetet i kanë kryer pas luftës brenda natës...

E çuditshme: edhe disa analistë politikë po i gërryen, përbrenda trupit, xhelozia e shtrirë deri në urrejtje ndaj tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat