Politika po i dërgon drejt humnerës shqiptarët!

Opinione

Politika po i dërgon drejt humnerës shqiptarët!

Nga: Ismail Muçiqi Më: 27 maj 2020 Në ora: 18:40
Ismail Muçiqi

Politika shqiptare po valëvitet nga turbulencat e furishme të cilat po sjellin vetëm përqarje gjithandej në Kosovë dhe Shqipëri.

Mjerishtë skena politike në Kosovë është shkëputur nga jeta normale dhe realiteti i përgjithshëm i kësaj Pranvere me plotë stuhi e cila për një moment i pezullojë të gjitha planet dhe parashikimet e zhvillimit normalë të shtetit.

Mjerishtë Pranvera e këti viti erdhi me stuhi të pandemisë,

brengë kjo e cila i 'ndali' akrepat e orës të njerëzimit.

Se me të vërtet politikanve u ka humbur rruga në oborr nuk donë komentë.

Kjo mendësi e politikës primitive, ka harruar se Kosova para 20 vite ka qenë në luftë dhe është bërë shkrumë e hi nga Serbia.Këta politikan kanë harruar se në Kosovë u vranë dhe u masakruan mbi 12 mijë shqiptarë kryesishtë civil të pafajshëm.

Këta për interesa personale dhe në luftë për pushtet kanë harruar se 1600 shqiptarë, janë ende të zhdukur (të pa gjetur).

Shumë nëna,motra dhe familjarë qe 20 vite nuk ju ndalën lotët duke qajtur dhe vuajtur dhe kanë mbeturë jetimë në mëshirën e Zotit duke priturë ndonjë lajmë për fatin familjarve të tyre. Këta politikan kanë harruar dhe po jetojnë në "Botën e Ëndrrave" pa u brengosur shumë për të ardhmen e të rinjëve dhe të rejave të cilët kanë krye shkolla por kanë mbeturë në geto për shkak të mos liberalizimit të vizave.

Këta politikan nuk janë të preokupuar dhe nuk e qajnë hallin për hallet e familjeve të varfura, numri i të cilave po rritet gjithnjë e më shumë në të gjitha viset e Kosovës.

Këta nuk janë të vetëdishëm se nepër enklavat ku jetojnë serbët në Kosovë, ende nëpër institutcionet e tyre lokale ekziston logoja e Republikës së Serbisë.

Këta nuk brengosën për situatën politike dhe të sigurisë në Veriun e Kosovës ku vepron dhe dikton parapolitika kriminale e stukturave të Serbisë. Këta nuk janë në gjendje që urën mbi Lumin Ibër e cila u ndërtu nga fondet e Bashkimit Europian ta lëshojnë në qarkullim.

Mjerishtë këta politikan kanë preokupim luftën për pushtet duke mos zgjedhur mënyrë dhe rrugë ligjore për të vrapuar pas karrierës politike.

Sot kur populli është i preokupuar se si ta kalojë pandeminë dhe si të sigurojë bukën e gojës në mënyrë që sa më lehtë të kalohet ky vitë i mbrapshtë.

Klasa politke e Kosovës është ngritë në këmbë duke mos zgjedhur mjete të presionit psikologjikë ndaj Gjykatës Kushtetuse duke aspirue ardhjen në pushtet dhe kapjen e shtetit. Deklaratat e përditshme përmesë debateve dhe televizioneve të liderve politikë dhe të përfaqësuesve të instuticioneve, duke akuzuar njëri-tjetrin tregojnë më së miri nivelin e vetëdijës dhe shkallën e ulët të mendësisë dhe pa përgjegjësinë ndaj instuticioneve dhe popullit.

Të gjitha këto ma përkujtuan një deklaratë të Ilir Metës Presidentit të Shqipërisë, i cili në televizionin Klanë para dy ditësh rrënimin e Pallatit të Teatrit Kombëtarë në Tiranë e lidhi me veprimin dhe organizimin konspirativë të lobit serbë dhe ati Rusë për ta destabilizuar Republikën e Shqipërisë.

Nëse kjo deklaratë ka diqka të vërtetë atëhere vajëhalli për Kosovën kur dihet se shërbimet ruso-serbe asnjëhere nuk e kanë ndalur veprimtarin armiqësore kundër shtetit të Kosovës. Ketë më së miri e tregon "Baza Humanitare Ushtarake" në qytetin e Nishit e cila disa here përmes shërbimeve të saja duke u kamufluar herë në aktivitete humanitare, herë në trajnime me uniforma ushtarake në pjesën Veriore të Kosovës, andaj shtrohet pyetja: Kush po mundohet ta destabilizojë situatën politike të sigurisë në Kosovë?

Çdo njëri normalë i Kosovës e din se politika serbe ndaj Kosovës nuk ka ndryshue asnjëhere.

E dimë të gjithë se bashkpunëtorët më të ngushtë të Millosheviqit dhe asistentët e tijë, janë sot në krye të shtetit serbë. Atëhere qfarë të mire mundë të presim ne shqiptarët e Kosovës nga politika fashiste serbe në Beograd.

Kalkulimet e ndryshme mos dija dhe shkurtë pamësia politike rreth korigjimit të kufive, temë kjo e cila e ka tensionuar situatën e mbrenshme të popullit të Kosovës dhe të politikës në përgjithsi ka marë përmasa dhe i ka tejkaluar edhe kufitë shtetërorë duke krijue amulli në Diplomacinë Europiane dhe dilema të më tejshme në zhvillimin dhe thellimin e raporteve miqësore me shetet e Bashkuara të Amerikës përkatësishtë me Shtëpin e Bardhë.

Këto janë disa argumente të cilat Kosovës po i sjellën mbi kokë si në planin e mbrenshëm të ndërtimit të shtetit ligjorë po ashtu edhe në zbehjën e imazhit në politikën e jashtme dhe në integrimet në mekanizmat ndërkombëtarë.

Nuk ka dyshim se ardhmëria e Republikës së Kosovës dhe e popullit të saj varet nga vetë klasa politike, intelektuale dhe nga vet përkushtimi i qytetarve për të ndërtuar një shoqëri demokratike në të cilën vlera dhe kauza duhet të jetë interesi i shtetit, amanet ky të cilin e lanë individë dhe gjeneratat të cilat u fliuan për liri dhe pavarsin e shtetit.

Rrugë tjetër nuk ka!!!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat