Vendimi i GJND-së dhe heshtja Parlamentare?

Opinione

Vendimi i GJND-së dhe heshtja Parlamentare?

Nga: Mr. Sc Shpend Salihu Më: 27 maj 2020 Në ora: 19:03
Mr. Sc Shpend Salihu

Gjykata Ndërkombëtare e së Drejtës morri më herët Vendim me të cilin, aktin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, e shpalli si akt të ligjshëm, me të cilin heshtazi e legjitimoi sovranitetin politik dhe integritetin territorial të pakontestuar të Republikës së Kosovës. Pamvarësisht Vendimit të GJND-së, e cila përmes veprimit të ndërrmarrë edhe ipso jure e deklaroi Kosovën si një shtet sovran dhe të pavarur, për çudi, parlamenti i Republikës së Kosovës, nuk ndërrmorri asnjë veprim procedural, për nxjerrjen e një Peticioni parlamentar duke ia bashkangjitur edhe Vendimin e GJND-së, të cilën do ia referonte KS të OKB-së dhe të kërkonte abrogimin e Rezolutës 1244 të KS të OKB-së, e cila për fat të keq ende është dokumenti kryesor juridik-politik në Republikën tonë.

Veprimi procedural i ndërrmarrë nga parlamenti i Republikës së Kosovës, jo vetëm që do i imponohej OKB-së por do kishte reagim zyrtar për abrogimin e Rezolutës 1244, e cila do ishte në pajtim me vendimin e GJND-së, si dhe në shfuqizimin e Paketës së Ahisarit në tërësi, jo vetëm përkitazi me vendet e rezervuara, me shumicën e Bandinterit si dhe me koncesionet e tjera të cilat kjo paketë ia garantonte pakicave minoritare por do kishte vullnet edhe në aktin politik të popullit, sepse definitisht Kosova do ishte shtet sovran dhe i pavarur dhe nuk do kishte mundësi që pakicat nacionale e sidomos ajo Serbe, që janë dikund 5 përqind të arrinin më tutje të bënin majorizimin e popullatës shumicë dërrmuese Shqipëtare në Kosovë.

Mos ndërrmarrja e këtij veprimi procedural, i zvarritë proceset në relata ndërkombëtare të Kosovës, vazhdon të ketë obstruksione parlamentare në politikën e brendshme Kosovare, vazhdon t’i avancojë tejskajshmërit të drejtat e liritë e pakicave nacionale dhe bën që ata të ndihen superior ndaj popullatës shumicë Shqipëtare në Kosovë. Heshtja parlamentare mbi këto çështje, i jep avantazh Serbisë në rrafsh ndërkombëtar dhe e avancon rolin krucial të Listës Serbe në proceset parlamentare në Kosovë.

Neglizhenca e parlamentit dhe ekspertëve të së drejtës ndërkombëtare dhe ekspertëve kushtetues në Kosovë, mbi këto çështje e defaktorizon parlamentin e Kosovës dhe e tregon në rrafsh ndërkombëtar si një parlament frigjid që nuk është në gjendje në mënyrë të dinjitetshme të mbrojë, afirmojë dhe kultivojë interesat e elektoratit si dhe se nuk arrin të justifikojë mandatin e deputetëve të marrë nga vota e lirë e qytetarëve. Pas aktit të ndërrmarrë të GJND-së, politika e jashtme Kosovare është dashur ti merr veprimet e lartëcekura, si dhe të vazhdojë të lobojë dhe avokojë në aspekt të njohjeve të reja, për ta arritë kvotën e kërkuar për parashtrimin e kërkesës për aderim në OKB.

Sa i përket aderimit në BE ose konkretisht marrjes së statusit të kandidatit për BE ky vendim do të arrinte të i bindte, edhe ato 5 shtete të BE-së që nuk e kanë njohur aktin e pavarësisë së Kosovës, që të ndryshojnë mendim dhe që së paku, mos të përdorin të drejtën e vetos për anëtarësimin e Kosovës në të ardhmen në BE.

Andaj i propozojë Qeverisë që këtë çështje ta trajtojë, me urgjencë në seancën e rradhës plenare të Parlamentit të Kosovës, sepse veprimet e lartëcekura do jenë një ndihmesë për përshpejtimin e aderimit të Kosovës në mekanizma Euro-Atlantik, si dhe veprimet e ndërrmarra të tilla, do arrinin që Kosovën në negociata me Serbinë ta trajtojnë si palë e barabartë edhe përkundër asaj se akoma nuk jemi anëtarë të OKB-së, ai Vendim i GJND-së e legjitimon zbatimin e parimit të reciprocitetit në relata ndërshtetërore mes Kosovës dhe Serbisë si subjekt të barabartë në marrëveshje bilaterale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat