Paranoja e Presidentit (1)

Opinione

Paranoja e Presidentit (1)

Nga: Kimete Berisha Më: 28 maj 2020 Në ora: 14:10
Kimete Berisha

Paranoja e Presidentit (1)

- Pramë pas orës 3 të natës (kur energjia spirituale është më e madhe, sepse ndahet dita prej natës dhe shpirtrat kthehen nga qielli në trupin tonë) Vetëvendosja më ka hy nër jorgan, dhe ka dalë pa e pa as unë.

- Cveçla, një natë u mbulu prej majeve të gishtave deri n'maje t'kresë me çarçaf të bardhë, u hyp mbi tavanin tem të shtëpisë, ka qenë hana e plotë, dhe u mundu me më tutë.
E njofta në bazë të mënyrës së ecjes...edhe s'ka kush me kanë tjetër.
Nuk e lajmërova në polici, sepse nuk ka Ligj që i kap lugatat.

- Albini më ka thanë që në ndërtesën e Kryeministrisë ka dhumpira dhe se ajo ndërtesë (njësoj sikur Teatri Kombëtar) është e ndërtuar mbi varre.

- Albini, Cveçla dhe ai tjetri, e kanë angazhu një hije me më nejt mbas shpine.
Si po kthehna me kqyr hija e kujt është, po i jepin komandë hijes 'dili tash përpara'.

- Më kanë hy edhe n'mobil.
Kur e çeli telefonin, më shfaqet Albini tuj kesh e tuj ma qit gjuhën, edhe s'më jep afat me lajmëru në polici se zhduket shpejt.
Ma ka ndal kamerën e mobilit, para se me më hy n'të e me ma vjedh personin tim.

- E kam zbulu planin e Grupit të Kurtit, që deri në Shkurt 2021 me më tranu me metoda spirituale. Për këtë qëllim çnjerëzor e kanë angazhu një grup mistikësh nga India që e quajnë 'Grupi i verdhë'.
Por unë kam vendos me qëndru i palëkundur para kësaj furtune shpirtërash dhe në asnjë mënyrë mos me leju mu tranu.

- E kom gjet një guri të vorreve para zyrës. Dojnë me më ftof prej zyrës. Me ba ba punën të ftohtë si vdekja.
Mund të jetë guralec i rënë nga këpucët e vizitorëve, por pse bash tash, dhe pse para derës sime po ndodh kjo seancë misterioze.
E njofta gurin se është i varreve, se kur e pashë, ndjeva një tlig' në zemër.
Nuk ka mujt me qenë guri im.

- Një ditë qysh isha tuj ecë kah lifti, Cveçla
për inati tim e lëshoi në telefon kangën 'Dashuria e parë nuk harrohet'.
Unë për hir të qytetarëve, sigurisë kombëtare dhe edukatës familjare u përmbajta dhe për revansh nuk ja lëshova këngën 'O bilbil
ma i bukuri shpend'.

- Grupi Kurti kanë thanë për mua: Shyqyr që s'është 'femër' se aq shumë u tranu, aq helaq është, sa që kish ish shku në ekstrem e kish rrejt se e kanë prek Vetëvendosja 'n'moral', dhe po i bëjnë presion veç që është 'femër'.

P.S. E Ramushi stilin ma origjinal:
Një ditë e kish thirr njanin e i kish thanë 'qite gjygymin, përvloje çajin se po vij me t'rreh'.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat