Koalicioni qeveritar me paterica (mbajtëse) të huaja?!...

Opinione

Koalicioni qeveritar me paterica (mbajtëse) të huaja?!...

Dibran Demaku Nga Dibran Demaku Më 28 maj 2020 Në ora: 15:09
Avdullah Hoti

Në këto ditë kur Kosovën e ka përfshirë një anarki politike, çfarë nuk dëgjon e nuk lexon qytetari i saj. Deklarata e deklarata të ish pushtetarëve, të deputetëve e anëtarëve të Lidhjes demokratike të Kosovës?!Ata me deklarata pompoze mundohen që të ngrisin moralin politik të partisë së tyre, parti e cila me lëvizjet e fundit, më nuk i beson kush(e as simpatizantët më të flaktë të saj)se ajo, pra Lidhja demokratike e Kosovës është në ditët e saj më të mira; se Lidhja demokratike në momentin e pikërishëm „qenka ringritur fuqishëm“; „se Abdullah Hoti qenka tash për tash politikani më adekuat që Kosova ta ketë kryeministër?!“-e briçkulla të tjera të një deputeteje të saj me emrin Vlora Limani-Hajnuni?!...Mbase Vlora edhe beson në atë çfarë thotë sepse(mbase partia e saj i ka premtuar ndonjë vend në ndonjë ministri?!...

Apo ndoshta as ajo vetë nuk e di se çfarë flet, por thotë ato çfarë duhet thënë ?!...

Lind pyetja për partinë e saj në përgjithësi dhe për vetë Vlorën në veçani si si paska mundësi që partia e saj paska pësuar ringritje politike,kur asaj i kërcënohet rreziku të ndahet në dysh: krahu politik i Vjosës(Osmani)pas gjithë këtyre që po ngjajnë në partinë e Vlorës(deputete) mund të ikën nga partia?!...Si u bëka atëherë që Lidhja demokratike u ngritka fuqishëm?!...

Dihet tashmë botërisht se në politikë nuk ka parime,por ka vetëm interesa?!...Interesa individuale, por edhe kolektive?!...Lidhja demokratike e Vlorës(Limani Hajnuni) sa e sa herë ka deklaruar se me parti të Panit kurrë ama bash kurrë nuk do të bëjë koalicion?!...Vallë kaq shpejt paska harruar partia e Vlorës (Limani Hajnuni)se të bësh koalicion me AAK-ën e Haradinajt dhe me Nismën e Limajt ke bërë koalicion me vetë Panin?!...

Po si u ringritka edhe më fuqishëm partia e Vlorës,(LDK-ja) duke pasur si paterica(mbajtëse)AAK-ën dhe Nismën)kur atyre nuk u bëhet vonë(kur ua do interesi)që ta lënë sërish në gjysëm të udhës(qeverinë e ashtuquajtur Hoti).Çdo kush që bën koalicion duke u mbajtur me paterica(mbajtëse)të huaja është i destinuar të dështojë?!...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat