Thaçi në hall :kujt t`ia besoi Kosovën ? - Bota Sot
Thaçi në hall :kujt t`ia besoi Kosovën ?

Opinione

Thaçi në hall :kujt t`ia besoi Kosovën ?

Nga: Sherif Ramabaja Më: 28 maj 2020 Në ora: 19:32
Sherif Ramabaja

Thaçi, para ca ditësh u lavdëruase postet politike i janë mërzitur sepse qe 20 vite çdo njërin e kishte në dispozicion.Hallin e ka se kush do ta qeverisë Kosovën.

Kurti s`ia mbush syrin Thaçit, sepse e ka armikun numër një. Nuk dijmë se a mund ta urrej dikend më shume se Kurtin.

Në Perëndim të urresh dikend, haptas të thonë, paske probleme me vetëveten,  biri vetes pas.Urrejtja në Ballkan i takon normalitetit dhe është përditshmëri.

Që t`ia besoj Kosovën Haradinajtështë diçka e paparashikueshme sepse ai e kishte këtë pozitë, po ishte në luftë politike me Thaçin, shkaku i shkëmbimeve territoriale, kufiri, taksa, UÇK etj.

Limajt t´i besohet Kosova, duket paradoks sepse ai nuk dihet a mund ta kaloi pragun për të hyrë në parlament e jo diçka tjetër.

Pacollit shumë ia ka ënda postet politike, mundësisht si kryeministër apo kryetar shteti, po edhe ai ka probleme si takaloi rrethin zgjedhor.

Aishpreson në koalicione partiake sepse i japin mundësi për të fituar ndonjë post së paku ministror.

Pacolli duke vrapur për koalicione dhe poste, desh mbeti në qiell sepse s´kishte ku të aterronte.

 Kurti ia ndalonte Pacollit aterrimin në Prishtinë duke iu kërcënuar me karantenë, kurse Pacolli në shenjë hakmarrje jepte deklarata që e dëmtonin imazhin e Kosovës duke deklaruar se ishte i kërcënuar nga terrorizmi shtetëror i Kosovës. Çfarë ironie e shekullit.

Thaçi edhe pse e urrenë LDK- në të cilën  me dëshirë do ta zhdukte nga skena politike, nuk ngurroi që A. Hotin ta nominoi për kryeministër.

 Kjo ishte një arsyee fuqishme e Thaçit sepse së paku Kurtin do ta gjunjëzonte dhe do t´i shtonte gjasat që ai vet edhe një mandat të zgjidhet president i Kosovës, edhe pse fare si “lakmon” postet politike !

Thaçi më me dëshirë do ta bënte kryeministër Veselin. Kosovën do ta lente në duar të  “sigurta “, vetë postin e presidentit do ta kishte të sigurtë dhe marrëveshjen me Serbinë, ashtu si e ka planifikuar, do ta zbatonte pikë për pike.

Ky pra do të ishte plani ideal i Thaçit që ta “shpëtoi “ Kosovën nga kthetrat e idealistëve siç është Kurti, karrieristëve komandant të Haradinajt dhe Limajt, milionerit Pacolli dhe të tjerët, plaçkitësit, tenderistët, vjedhësit e pasurisë së shtetit etj.

Thaçi nuk e ka ” vështirë” që të ” tërhiqet” nga politika, po Kosovën don që ta lerë në duar të sigurta.

 Kush nuk e njeh Thaçin se si manipulon, do të gjunjëzohej para tij.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat