Dy pilotëve amerikanë që ranë për lirinë e kombit shqiptar u dëmtohet memoriali në Prizren

Opinione

Dy pilotëve amerikanë që ranë për lirinë e kombit shqiptar u dëmtohet memoriali në Prizren

Nga: Frank Shkreli Më: 28 maj 2020 Në ora: 19:37
Frank Shkreli

Po dëmtohen dhe po shkatërrohen memoriale të merituara dhe po ngrihen memoriale të rremë, anë e mbanë trojeve shqiptare.  Nuk ka të ndalur shembja, prishja dhe dëmtimi i monumenteve në trojet shqiptare.  Duke filluar nga shembja e Teatrit Kombëtar në Tiranë nga autoritetet shqiptare, qoftë zhdukja e gjurmëve të shtëpisë së Nënë Terezës në Shkup dhe sot në rrjetët sociale  qarkullojnë fotografi të monumentit të dëmtuar në Prizren -- kushtuar dy heronjëve amerikanë, David A. Gibbs dhe Kevin L. Roichert,  që dhanë jetën për lirinë e Kombit shqiptar në operacionet e para të luftës së NATO-s -- të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara – kundër forcave terroriste serbe të Millosheviçit me 5 Maj, 1999.

Është interesant fakti se ky dëmtim i rëndë që i është bërë monumentit të ushtarëve amerikanë në Prizren i është njoftuar publikut– fillimisht, jo nga media por nga artisti-- prizrenasiZ. Arbnor Morina, i cili siç duket ka hedhur në qarkullim edhe fotot e para të monumentit të dëmtuar rëndë në Prizren – siç mund të shikoni më poshtë  nga fotot e Z. Morina.  Të pakën deri më tani, pra pothuaj 20 orë pas dëmtimit të monumentit, nuk shoh asnjë media me rëndësi në trojet shqiptare të ketë raportuar për këtë sulm ndaj historisë së re të Kombit shqiptar dhe të luftës për çlirimin e Kosovës.

Për  fat të keq, shembja dhe sulmet kundër monumenteve historike e të merituara në trojet shqiptare, nuk kanë të ndalur, ndërkohë që me miratimin e autoriteteve shqiptare --po ndërtohen monumenteqë kanë për qëllime shtrembërimin e historisë dhe mohimin e identitetit të shqiptarëve, në trojet e tyre.Ku është zemërimi i shqiptarëve dhe i përfaqësuesve të tyre!!!???E kam fjalën për monumentet turke, greke dhe sllaveqë janë ndërtuar vitete fundit në Shqipëri, por edhe për përpjekjet sllave për të përvetësuar historinë e lashtë arbërore në trojet shqiptare në Mal të Zi dhe Kosovë, po pa përjashtuar edhe trojet e tjrea shqiptar.Sidoqoftë, ky është një problem dhe përgjegjësi e autoriteteve aktuale shqiptare, kudo në trojet kombëtare, por sidomos atyreve në Tiranë dhe në Prishtinë, të cilët duhej të ishin mbrojtësit dhe kultivuesit e kësaj histori kombëtare. Po të ishte e mbara, janë këto autoritete që sot duhet të reagojnë dhe të marrin masat e nevojshme për ruajtjen dhe mbështetjen e historisë kombëtare, përfshirë monumentet që janë pjesë e kësaj historie, siç është monumenti në Prizren kushtuar dy pilotëve amerikanë.  Dëmtimi i këtij monumenti është bërë nga njerëz djallëzorë që dinë se ç’bejnë pasi e kanë prishur monumentin në Prizren me qëllim për të shënuar 6-vjetorin e ndërtimit të tij dhe me dëmtimin e tij sikurë kanë shënuarDitën e Përkujtimore të Veteranëve të Shteteve të Bashkuara.

Por le ti këthehemi shkurtimisht lajmit të 24-orëve të fundit, në këte seri dëmtimesh të munumenteve në trojet shqiptare – pikërisht -- historisë së monumentit, kushtuar dy ushtarëve amerikanë,të dëmtuar keq në Prizren. Monumenti u ështëdedikuar dy pilotëve,OficeritDavid A. Gibbs, 38 vjeç, i lindur në Massillon të shtetit Ohiodhe Oficerit Kevin L. Reichert, 28 vjeç, i lindur në Chetek, të shtetit Wisconsin. Ata humbën jetën në kulmin e rinisë së tyre për lirinë e Kosovës dhe përpaqën në Ballkanin Perëndimor, kur helikopteri i tyre i tipit AH-64 Apache ishterrëxuar në malet, në afërsi të Tiranës me 5 Maj, 1999.

Ishte qeveria e Republikës së Kosovës ajo që ishte kujdesur për ngritjen e këtij memoriali në Prizren, kushtuar dy pilotëve të Ushtrisë amerikane, të cilët bënë sakrificën e fundit duke dhënë jetën për lirinë e Kosovës, gjatë një operacioni në terr natën në territorin shqiptar, në fillim të operacioneve ushtarake të NATO-s në Kosovë, në vitin 1999.Memoriali ishte një simbol nga populli i Kosovës për të nderuar dhe për të kujtuar ketë sakrificë të tyre,por  ishtenjëkohësisht,edhe përmendorja si mirënjohje në shënjë falënderimi për bashkpunimin e NATO-s dhe të Shteteve të Bashkuara gjatë dhe pas çlirimit të Kosovës.

Image
Oficeri David A. Gibbs dhe Oficeri Kevin L. Reichert dhanë jetën për lirinë e shqiptarëve gjatë operacioneve të para të NATO-s kundër forcave serbe në Kosovë

Fatkeqsisht, pjesë të këtij memoriali, që ishte ndërtuar për të kujtuarpër gjithmonë, ushtarakët dhe ushtaraket e Shteteve të Bashkuara që luftuan pë të sjellur paqë, liri dhe për të ndaluar gjenocidin serb kundër shqitarëve në Kosovë –është sot i dëmtuar dhe i rrëxuar për dhe, pikërisht aty në qytetin e Lidhjes së Prizrenit.  Çfarë simbolike për shqiptarët dhe çfarë mesazhi po dërgon personi ose personat anti-shqiptarë që morën pjesë në ketë akt terrorist!

Për fat të keq, dikush është i interesuar të shuaj frymëzimet, sado të paka që duken sot për sot, për horizonte të reja në marrëdhëniet midis Kombit shqiptar dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ata që heshtinpërballë këtyre akteve barbare-- sidomos autoritetet shqiptarenë Tiranë ashtu edhe në Prishtinë -- ndajnë përgjegjësitë e mëdha me këta terroristë që duan të shlyejnë, jo vetëm historinë dhe identitetin kombëtar të shqiptarëve, por të dëmtojnë rëndëedhe lidhjet dhe miqësinë e “përhershëme të shqiptarëve me Shtetet e Bashkuara”, siç thoshte dikur Presidenti Ibrahim Rugova.

Këtë shkrim të pa dëshiruar, po e mbyll me fjalët e artistit nga Prizreni, Z. Arbnor Morina, i cili ka përhapur fillimisht edhe fotot e memorialit të dëmtuar në rrjetët e tij sociale: “Shikoni në çfarë gjendje është memoriali në Prizren, kushtuar këtyre dy ushtarëve amerikanë!Imagjinoni sikur ta vizitonin këtë memorial familjarët e ushtarëve të rënë!Për taparë se për kon e kanë dhanë jetën këta dy”, është shprehur Z. Morina në reagimin e tij rrjetët sociale, kur ka parë monumentin e dëmtuar në Prizren.Vërtetë, “Për kon e kanë dhanë jetën këta dy” ushtarë Amerikanë!?

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat