Demokracia po vdes dhe askush nuk e vëren

Opinione

Demokracia po vdes dhe askush nuk e vëren

Nga: Xhevat Muharremi Më: 29 maj 2020 Në ora: 00:46
Xhevat Muharremi

Në rastin e ardhjes në pushtet të një diktature vdekja e demokracisë ndodhë aty-për-aty dhe kuptohet nga të gjithë. Por ekziston edhe një rrëmbim tjetër vjedhurazi i pushtetit, një lloj vetvrasje e demokracisë. Nuk ka ushtri në rrugë, kushtetuta dhe institucionet tjera nominalisht demokratike qëndrojnë, njerëzit edhe më tutje shkojnë në zgjedhje, autokratët e votuar mbajnë në këmbë një fasadë demokratike, përsa shpërbëjnë substancën demokratike. Sipas këtij parimi veprojnë krerët e shumë shteteve, si Trump, Orban, Putin, Erdogan dhe shumë të tjerë, pra edhe në Evropë. Ata uzurpojnë pak-e-ngapak të gjitha instancat e kontrollit me vartësit e tyre të përulur, mveshin rivalët politikë me fushata negative, frikësojnë mediat kritike, korruptojnë personat me pushtet dhe reformojnë ligjet në dobi të veten.

Me një strategji të tillë, që në shikim të parë duket të jetë legale, veprojnë sot shumë shtete "demokratike". Përsa vjen në pushtet cilado parti, që funksionon pikërisht sipas kësaj strategjie, ngjarjet politike zhvillohen qetë dhe pa ndonjë rezistencë. Sapo të vjen në pushtet një parti, e cila ka si kauzë përfundimin e mbarëvajtjes së kësaj strategjie dhe instalimin e një demokracie të mirëfilltë, rezistenca është kolosale nga ata, që inicuan vdekjen e ngadaltë të demokracisë.

Në një shtet ku formohet një qeveri, që nuk ka fituar shimicën e votave në zgjedhje, aty ka vdekur demokracia. Në një shtet ku popullit i mohohet e drejta e zgjedhjeve, aty ka vdekur demokracia. Këto shkelje vrasin demokracinë. Në këtë vrasje asistoj edhe Gjykata Kushtetuese, që do duhej t'a mbronte mëse fuqishmi. Ata që mundësuan vrasjen e demokracisë, gjykatësit e Gjykatës Kushtetuese, Presidenti, Qeveria e instaluar në mënyrë jodemokratike dhe deputetët e Kuvendit të Kosovës duhet të mbajnë përgjegjësi dhe do të mbahen mend për cdo të keqe që tani e tutje i ndodhë Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat