Gjykata Kushtetuese me vendimin e saj absurd, përmbysi rendin kushtetues parlamentar dhe demokratik të Republikës së Kosovës..!?

Opinione

Gjykata Kushtetuese me vendimin e saj absurd, përmbysi rendin kushtetues parlamentar dhe demokratik të Republikës së Kosovës..!?

Nga: Rexhep Elezaj Më: 29 maj 2020 Në ora: 08:55
Rexhep Elezaj

Nga mbrëmë në orën 23h, kur Gjykata kushtetuese (në vazhdim: GJK) publikoi skriptin e Vendimit të saj, lidhur me (mos)kushtetutshmërinë e dekretit të presidentit Thaçi për nominimin e Avdullah Hotit për kryeministër (kukull) të një qeverie të dytë e cila do udhëhiqet nga LDK-ja e Isa Mustafës, e që pritet të formohet këto ditë pas rrëzimit me 25 mars të qeverisë “Kurti”, Republika e Kosovës, faktikisht, ka pushuar të ekzistojë si shtet i lirë dhe sovran me rend dhe sistem parlamentar dhe demokratik!  

Sepse, me Vendimin e mbrëmshëm antikushtetues të GJK, Republika e Kosovës nga sistemi juridik parlamentar dhe shumë partiak, u shndërrua në Monarki me sistem diktatorial, në krye të cilës vendosi monarkun oligark, Hashim Thaçin, dhe e cila (GJK) duke bërë puç klasik e përmbysi dhe e zhbëri shtetësinë e Kosovës përmes një grupi gjyqtarësh servilë, të cilët në vend se ta ruajnë dhe mbrojnë Kushtetutën e Kosovës, ata me një Pamfleti politik e rrënuan sistemin juridik të saj në mënyrën më bizare juridike dhe të pashembullt deri tash në praktikat parlamentare në Evropë dhe më gjerë..!?

Vendimi i GJK me të cilin i ka dhënë të drejtë partisë së dytë e dalë nga zgjedhjet e 6 tetorit 2019 për ta formuar qeverinë tjetër, pas rrëzimit brutal të qeverisë “Kurti” me mocion të mosbesimit me 25 mars, jo vetëm sipas Gjykatës së Venedikut, por edhe sipas Gjykatës ndërkombëtare të drejtësisë në Strasburg, është ky një vendim antikushtetues dhe arbitrar, ngase Kushtetuta e Kosovës me asnjë paragraf dhe Nen të saj (82. 2, 95. 5 dhe 100) nuk ia jep të drejtën e mandatit të partisë së parë, partisë së dytë, tretë, të katërt, etj., që ta formojnë qeverinë tjetër, përveç se partisë ose koalicionit fitues të zgjedhjeve në çdo variant të saj.

Prandaj, grupi prej 10 gjykatësve të punësuar vetëm për të marrë një rrogë në GJK, po qese lexohet me kujdes teksti i vendimit, rezulton qartë se ka bërë shkelje të rënd të germës, normave, frymës si dhe praktikës kushtetuese-juridike, duke ia kaluar-dhënë të drejtën ekskluzive të mandatarit të parë për formimin e qeverisë, një mandatari të dytë, e që në fakt është Vendim puro politik, i cili asgjë në përmbajtjen e tij nuk ka të përbashkët me normat e Kushtetutës së Republikës së Kosovës, përveç se thirrjes boshe në nenet e saj..!?

Pra, si një vendim politik dhe antikushtetues, qysh mbrëmë GJK Kosovën e ka futur në një krizë të thellë juridike, kushtetuese, politike dhe sociale, pasojat e të cilit mund të çojnë në një kaos  dhe destabilizim shoqëror-politik të situatës me përmasa tragjike, e që përgjegjësinë për një eskalim të mundshëm të situatës, do ta bartin në rend të parë këta 10 gjyqtarë të papërgjegjshëm, të cilët me këtë Vendim arbitrar dhe të porositur bënë grusht shtet klasik mbi demokracinë parlamentare, duke e ndryshuar rendin dhe sistemin juridik dhe parlamentar të shtetit të Kosovës.

Dhe, po qese situata politike në Kosovës do eskalon në trazira dhe konflikte të hapura fizike nga të cilat do rrezikohet pavarësia dhe sovraniteti i Republikës së Kosovës, atëherë do jetë tepër vonë për korrigjim të këtij vendimi antikombëtar, i cili mbrëmë iu kumtua popullit shqiptar në mënyrë gati tinëzare..!?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat