Vendimi i Gjykatës Kushtetuese rreth dekretit të Presidentit i ndikuar, u vërtetua blofi i Presidentit rreth dorëheqjes së tij

Opinione

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese rreth dekretit të Presidentit i ndikuar, u vërtetua blofi i Presidentit rreth dorëheqjes së tij

Ejup Berisha Nga Ejup Berisha Më 29 maj 2020 Në ora: 11:33
Hashim Thaçi

Loja e Presidentit Hashim Thaqi me gatishmërinë e tij për tu dorëhequr nga posti i tij nëse Gjykata Kushtetuese eventualisht e kërkon një gjë të tillë prej tij  ishte aq e tejdukshme sa që edhe fëmijët e djepit e dinin dhe e kuptonin se ky po bën blof me një deklaratë të tillë të dhënë para dy javëve në opinion.

Thaqi në një paraqitje të tij mediatike e pat deklaruar edhe këtë gjë   Se nëse Gjykata Kushtetuese kërkon që unë të jap dorëheqje nga posti i Presidentit unë do ta bëj këtë gjë. Presidenti me këtë aludonte në vendimin e Gjykatës Kushteuese për një nismë të dorëzuar deri te ajo nga ana e Albin Kurtit rreth dekretit të Presidentit për tia dhënë mandatin Avdullah Hotit të LDK-së për formimin e Qeverisë së re të Republikës së Kosovës.

Ajo që ishte e qartë në tërë këtë deklaratë apo spektakël mediatik të Thaqit ishte se ky ishte shumë i sigurtë se Gjykata Kushtetuese 100 pëqind do të jetë në favorin e dekretit të tij ndërsa deklarata se nëse Gjykata Kushtetuese kërkon prej tij që të tërhiqet kjo ishte për ta bindur opinionin se grupacioni i Albin Kurtit po ushtron presion të hatashëm te Gjykata Kushtetuese që kjo e fundit ta kontestoj Dekretin e Presidentit.

Kjo analistëve serioz ju jep të drejtën të thonë se Presidenti e ka ditur më parë epilogun e procedurës së vlersimit të dekretit të tij në Gjykatën Kushtetuese për dhënien e mandatit Avdullah Hotit për forminin e Qeverisë së re dhe se ky para dy javësh bënte lojë fjalësh me efekt politik si duket për ti mjegulluar aktivitetet e fshehta të tij  për të bërë presion mbi Gjykatën Kushtetuese për të qenë në favor të dekretit të tij. Unë në një shkrim timin autorial të botuar gjatë javës së kaluar në Gazetëm Bota sot Prsidentin Thaqi publikisht e pyeta se kur shpreh gatishmëri për të dhënë dorëheqje nga posti athua vallë është duke bërë blof apo kjo është gatishmëri që të paktën njëher në jetën e tij të bëhet i siçertë.

Dhe Gjykata Kushtetuese sot ka votuar në favor të Dekretit të Presidentit dhe këtë akt e cilësoj si pozicionim të Gjyktës Kushtetuese në anën e forcës e jo në anën e të drejtës apo dhe të drejtësisë. Ti jepet e drejta palës që në rrethanat më të vështira dhe më të këqija të mundëshme për vendin dhe qytetarët që e ka rrëzuar një Qeveri legale dhe legjitime të zgjedhur në zgjedhje demokratike nga qytetarët e Kosovës  dhe atë në kohë më të rrezikshme të mundëshme pra në kushte Pandemie kjo nuk ka kurrfar lidhshmërie as me Kushtetueshmëri, as me ligjshmëri, as me të drejtë e as me drejtësi  por ka lidhshmëri me anarki jokushtetueshmëri dhe jo-ligjshmëri.

Nëse do të ishte e vërtetë se grupacioni i Albin Kurtit ka ushtruar presion të hatashëm në Gjykatën Kushteuese që ta kontestoj dekretin e Presidentit atëher pse vendimi i saj është në favor të dekretit të Presidentit e jo të grupit të Albin Kurtit. Prandaj Gjykata Kushtetuese duhet të lejohet të punoj në mënyrë të pavarur pa ndikime e pa presione ndërsa këto të fundit si duket janë përditshëri në punën e Gjykatës Kushtetuese të RKS-së.

Deklarata të tilla të politikanëve të stilit Se poqëse qytetarët apo institucionet e caktuara kompetente kërkojnë nga ata që të tërhiqen nga posti ata do të tërhiqen ka përplot në politikë por këto bëhen paraprakisht me bindjet e politikanëve se diçka e tillë nuk do të ndodh apo kur kanë njohuri paraprake se vendimet që do ti marrin  institucionet e caktuara rreth akteve dhe vendimeve të tyre do të jenë në favorin e tyre siç është edhe rasti me dekretin e fundit të Presidentit të Kosovës për të cilin sot solli vendim Gjykata Kushteuse.  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat