Vetëm nxitje dhe vetëm urrejtje, deri kur!?

Opinione

Vetëm nxitje dhe vetëm urrejtje, deri kur!?

Nga: Petrit Dibrani Më: 29 maj 2020 Në ora: 11:43
Petrit Dibrani

Kësaj radhe, po shkruaj në zhargonin popullor!

Deri kur, ju deputet që për herën e parë jeni, në ulësen e Parlamentit të Republikës së Kosovës, deri kur ju shefa të kabineteve, se tash po kem shumë kabinete, deri kur ju ministra, dhe ju Lider të subjekteve politike në vend, deri kur do i mprihni thikat ndaj, njëri tjetrit?!

Opa harrova, se na u kanë bo shumë analistë , shumë prognozera, veç hala zbulim shkencor nuk ndjeva dhe as nuk dëgjova që kanë bo.

Pasha të madhin Krijues, krejt qka po lexoj dhe ngoj në lajme, vallahun po mdoket vetja se jamë diku në Zvicër tu jetu, po kur po çohna prej gjumit, ku ueh po e shoh veten në Kosovë.

Besoni kur ju pashë dje, nga ballkoni tue u përshëndet me grusht, me protestuesit i thash vetes, more a veç qytetarët me gjendje të rënd duhet mu lag prej shiut, apo juve që e çojshit grushtin naltë, po get ju shkriheni prej shiut, eh ....

Vallahun jeni bo, për faqe të zez, po mos harroni se populli, vallahun nuk harron.

Na që po shkruajmë nuk na ka mbet tjetër veç me këqyr seri, edhe me kesh me juve, po jo prej qejfit, po prej zorit, se haj medet qysh jeni bo.

Graham Grin, autor anglez i shumë librave, tregime, telenovela, shënime udhëtimi dhe shumë skenar filmash.

Në vitin 1965, autori Graham Grin boton, një ndër veprat e tij " Komedianët "

Opa më falni se gabova, ju nuk lexoni se i dini tona, veç hala zbulim shkencor nuk keni bo, se shtetin e keni kënaq tue zhvillue...

Me juve me u marrë është njësoj si me dal me zënë pleshta, po qa me bo, që po na dhemb shpirti për vend, se ma mirë me dal me zënë pleshta, apet ma mirë nëpër ara se, me ju ngu juve qa dini mbrapsht me fol.

Mjer ky popull, kon e ka zgjedh për deputet. Hajde masi keni gjet, popullin që shumë e donë vendin se, jo vallahun ju, nuk kishit me vepru qishtu, po ani se na durojnë, të izoluar pa punë, të rënduam psiqikisht, e mos t`folim për pare që skena hiq.

O ju, pinokio qesharak, juve ka mbet veç edhe huna me ju zgatë.....

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat