Vendim kundër vullnetit të sovranit dhe pro ndarjes së Kosovës

Opinione

Vendim kundër vullnetit të sovranit dhe pro ndarjes së Kosovës

Hafiz Shala Nga Hafiz Shala Më 29 maj 2020 Në ora: 14:05
Gjykata Kushtetuese

Më i gjatë arsyetimi i vendimit së vetë Kushtetuta. Aty ku shkruhet gjatë, aty, nuk ka argumente bazë dhe bindëse.

E dashura Amerika e jem, nuk je pa gjynahe përmes atyre që nuk flasin në emër të popullit të Amerikës. Atak në demokraci dhe në interes të shumicës.

Unë, nuk mundë ta hjeku dyshimin së në këta gjykatës të zgjedhur nga Pronto mafia të ish qeveritarëve dhe klanin komplotist, nuk kanë qenë nën ndikimin e atijë që  rrëzojë Qeverinë Kurti për ta “ dinamizue “ dialogun qoftë edhe më ndarjën e Kosovës sipas treshes famëkeqe më, një serb e dy shqiptar. Njeri president tjetri kryeministër i shtetit amë. Ky është një vëndim ma brutal që një gjykatë e kontrolluar, e dirigjuar qoftë edhe e shantazhuar nga brenda e jashtë pa dinjitet të një gjykatësi për shembull amerikan në të cilën kjo mundësi është absolutisht e pa mundur.

Sido që të jetë, ju zotëri, e bajshit në qafë çdo të keqe që mundë ti ndodhe Kosovës e, ajo mundë të zgjasë përderisa presidenti nuk largohet nga kabineti si njëri ndër përgjegjësit  kryesor për gjendjen në të cilën gjindët Kosova që 21 vjet.

Përsëri: askush nuk mundë ta përdhosë vullnetin e popullit. E, ju gjykatës që e patët këtë guxim, do ti mbaj fotot e juaja si bashkë veprues në dëm të popullit  dhe shtetit të Kosovës dhe afirmimit të krimit, korrupsionit dhe nepotizmit dhe, rrezikimin e sovranitetit të Republikës së Kosovës.

Nuk më befason veprimi i juaj pasi, jeni të zgjedhur nga këta që na sollën në ketë gjendje.

Populli, megjithatë, nuk do të heshtë kur i mohohet e drejta e tij kushtetuese, vullneti i lirë.

Ju, nuk munde të jeni mbi popullin, prandaj, është e papranueshme që populli të kthehet në robërinë 21 vjeçare. Është e papranueshme dhe e paqëndrueshme.

Vendim politik i ndikuar nga brenda e jashtë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat