Elegji për Popullin Shqiptar

Opinione

Elegji për Popullin Shqiptar

Nga: Mr. Sc Shpend Salihu Më: 29 maj 2020 Në ora: 19:41
Mr. Sc Shpend Salihu

Vëllezër e motra, sot nuk do u bëj analizë, por do e them një elegji që më vjen nga shpirti.

O populli yn Shqipëtar, na ndan, e masakruan

Na përçan e zhvlerësuan, na vranë e na gjymtuan,

Na tradhëtuan vëllezër e motra të madhin Skenderbeg, Ali pashë Tepelenën, Isa Boletinin, Hasan Prishtinën etj,

Na ndan trojet e na copëtuan e na ngulfatën lirinë dhe na bën të urrejmë njëri-tjetrin,

Na bën të urrejmë qenien tonë Shqipëtare e të themi nga zemra e plasur se nuk jemi Shqipëtar se na vranë shpirtin, egon dhe krenarin kombëtare,

Na bën pazarllëqe në Kongrese ndërkombëtare e na lën të rinjë të na ikin në gurbet,

Na arrestuan dhe syrgjynosen, por vazhduam të jehojmë dhe ndëgjojmë këngë për troje tona, dhe të ndihemi krenar,

Bubullima do bie, por ky komb do ketë ende, Albina, Astrita, Adema, Ukshina etj, që do vazhdojnë rrugën e trasuar ndër shekuj,

Nëna loke na rriti, por toka bijtë tonë na i morri nga tradhtia që na erdhë në mesin tonë,

Na thanë se fuqitë e mëdha vendosin, por si mund të vendos dikush për tokën e huaj, e ne u themi e do u themi, kjo është toka jonë e larë me gjakun tonë e nuk do e japim edhe nëse të gjitha kancelarit ndërkombëtare do na kërkojnë një gjë të tillë?

Na thanë terrorista, e ne mbronim vatanin dhe shtëpite tona, vëllezërit dhe motrat tona,

Na tha shkjau njerëz me bisht, por këta njerëz me bisht treguan kulturë dhe civilizim Pellazgo-Ilir dhe nuk i vranë shkijet, pas lufte siç bën ata ndaj nesh para dhe gjatë lufte,

Toka jonë sado që shpesh e urrejmë vehten që jemi Shqipëtar na thërret, e le ta dijnë Thaqoviçat, Mustafoviçat, Haradinoviçat që akoma kjo tokë ka trima e nuk do lejojmë ndarje.

Po thojnë se duhet shkijet në Qeveri, po ata vëllezër tonë në Çamëri përse shkelen, ata në Turqi përse na i asimilojnë, ata në Preshevë, përse na i malltretojnë,

Shqipëtari asnjëher nuk e ka duruar pushtimin, uzurpimin dhe torturën të askujt, e nuk do e durojmë as ndaj këtyre që po e shkelin votën e popullit,

Na morrën bukën, por nuk arritën të na marrin dinjitetin kombëtar,

Zgjohu o popull, zgjohuni o vëllezër në diasporë, o sot o kurrë se ky është treni i fundit për Kosovë, Shqipëri dhe Shqipëtari, mos të durojmë copëtimin dhe gjymtimin tonë, po na thërret gjaku ynë, stërgjyshërit tonë, dhe uji i kësaj toke që e pimë

Kohërat vijne e shkojnë të gjithë nga ne një ditë nuk do jemi, por Pellazgët do mbesin deri në fund të njerëzimit e ata jemi ne.

Të mjerë ata që nuk e kuptojnë e të lumë ata që e dijnë se kush ishin, kush janë dhe kush do jemi në të ardhmen,

Poshtë tradhtarët, liri Popullit, rroftë Kryeministri Albin Kurti dhe të gjithë martirët dhe dëshmorët e kombit, se ju do mbaheni në mend....

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat