Kushtetuesja dhe Shën Putini, ky hajdut dinak

Opinione

Kushtetuesja dhe Shën Putini, ky hajdut dinak

Nga: Rushit Ramabaja Më: 29 maj 2020 Në ora: 22:04
Rushit Ramabaja

Grushtshteti, që ndodhi më 25 mars 2020, u legjitimua mbrëmë nga e ashtuquajtura Gjykatë Kushtetuese. Thashë e ashtuquajtura, sepse institucioni që shkelë mbi emrin e vet dhe mbi Kushtetutën, mund të jetë gjithçka tjetër, përveç gjykatë. Mund të jetë, për shembull, zyrë shërbëtoresh të PAN-it, shtëpi tupanxhinjsh, buro pazarxhinjsh, ose odë tuxharësh të njerëzve e të bagëtisë. Por Gjykatë gjithsesi jo. Dhe aq më pak Kushtetuese.

Të rikujtojmë kalimthi atë që ndodhi më 25 mars 2020. Menjëherë pas shpalljes së dergjës Covid-19 si pandemi botërore, Isa Mustafa (që pupulli jo rastësisht kaherë i vuri nofkën Putin, ndërsa pas rrëzimit që i bëri Hashimi gati menjëherë pasi ky e pati ulur në fronin presidencial në mes të shtënash e kundërshtimesh popullore, ia mbërthyen parashtesën shën, domethënë i shenjtë, shenjtor, për të shprehur dhembshurinë për martirizimin e tij në kauzën e tyxharit të madh) u ngut të çuçuriste gjithë natën me Hashimin dhe në mëngjes të shpallte se dilte nga Qeveria Kurti. Te gjithë e kuptuan se ishte arritur marrëveshja për një aleancë të fuqishme hajnash. Kish mbetur vetëm të caktohej Dita e Gjykimit.

Më 25 mars 2020 , tetëdhjetë e dy deputetë do të votonin për rrëzimin e Qeverisë Kurti. Sa çelë e mbyllë sytë, ata duke shkelur mbi vullnetin e pothuaj 90 për qind të qytetarëve të këtij vendi, kishin rrëzuar qeverinë legjitime dhe i kishin hapur udhë një qeverie kukull, që do t’i shërbente bandës ogurzezë të hajnave. Me shpejtësi vetëtime, 82 deputet kishin zhveshur misionin e deputetit dhe kishin veshur misionin e mercenarit puçistë. Në planin etik, me këtë akt ata kishin delegjitimuar veten dhe Kuvendin e Republikës njëkohësisht. Andaj, që nga 25 marsi Kuvendi vazhdon të jetë ilegjitim. Kështu mendon mbi 90 për qind e këtij populli të vuajtur (të gjitha sondazhet e tregojnë këtë, madje edhe sondazhet në TV-në e Baton Haxhiut, engjëllit rojtës të Thaçit e Vuçiçit). Por, kështu nuk mendon Shën Putini, kështu nuk mendojnë as puçistët e PAN-it, madje kështu nuk menduaka as e ashtuquajtura Kushtetuese. Qyshdo që të jetë, barra me e rëndë e mëkatit bie mbi Shën Putinin dhe mbi të ashtuquajturën Gjykatë Kushtetuese. Mbi Shën Putinin ngaqë ai e di shumë mirë se ta zgjedhësh një qeveri kukull (dhe s’ka ku të shkojë më kukull se kjo e Dullë Hot Rahoveclisë) me votën e deputetëve, që kanë delegjitimuar vetveten, është jashtë çdo ligji. Kjo është e para. E dyta, Shën Putini, ky i martirizuar i Prapashticës, për dytën herë po i gënjen votuesit e Lidhjes Demokratike (herën e parë e kish gënjyer më 2014 kur gjashtë muaj natë e ditë u kish bërë be se nuk do te shkonte me hashimçinjtë dhe pas gjashtë muajsh qe dorëzuar natën te Thaçi duke e shndërruar LDK-ne në argateshë të mjerë të PDK-së dhe tash, kur prapë qe përbetuar se do të qeveriste vetëm me LVV-ne ose do të rrinte në opozitë, dhe në shansin e parë që i erdhi, sërish i preu në besë) dhe e treta se ky Shën Putin, që e kish titullin akademik, do të duhej ta dinte se votimi i një qeveria nga deputetë ilegjitimë, është vjedhje e kulluar e pushtetit. Ky veprim quhet grushtshtet dhe sipas të gjitha ligjeve është i dënueshëm. Këtë e pohoi edhe edhe vetë juristi Andrea Lorenzo Capussela, ekspert i famshëm ndërkombëtar i të drejtës kushtetuese. Prandaj e ashtuquajtura Gjykatë Kushtetuese e deligjitimoi vetveten edhe në sytë e ekspertëve ndërkombëtarë. Sikur të kishin qenë vërtet nëntë xherahë, nuk do të duhej të tregoheshin kaq joprofesionistë, e lëre më nëntë gjyqtarë. Për shembull, veç të tjerash, të njëtën lëndë të të njëtës natyrë e gjykuan plotësisht ndryshe më 2014, e ndryshe tash. Atëherë thanë se qeveria s’mund të krijohej pa partinë e parë, sepse e para ishte PDK-ja e Hashimit kryeministër. Tash thanë se qeverinë mund ta krijojë edhe partia e dytë, sepse prapë kështu i duhet Hashimit. Pra, ose kish gënjyer atëherë, ose po gënjen tash. Me këtë veprim, kjo Gjykatë e rrënoi vetveten, institucionin më të lartë të gjyqësisë dhe shënoi edhe një hap drejt zhbërjes së shtetit, që e nisi para shumë vjetësh banda e PAN-it.

2. Sulmet kundër Albinit e Vjosës të ngjashme me ato të fashistëve serbë në vitet tetëdhjetë

Vendimit të tashëm të të ashtuquajturës Kushtetuese, që është vula më e dukshme e turpit në këtë pjesë të historisë, i parapriu një gurgule e paparë propagandistike kundër Kurtit, Vjosës e LVV-së. Sërish po e them se shëmbëllimin e këtij zhgani me përmasa fashiste kryesisht kundër Albinit e Vjosës, kemi mundur ta gjejmë vetëm në sulmet naziste kundër hebrenjve në Evropë para dhe gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe propagandës fashiste të Serbisë kundër shqiptarëve e popujve joserbë në vitet tetëdhjetë, që i parapriu gjenocidit në krejt vitet nëntëdhjetë.

Propaganda e çmendur serbe e viteve të tetëdhjeta kundër shqiptarëve (se po ua dhunojnë plakat me një këmbë në varr, edhe vajzat ende në shërgënj, se po ua presin pemët e kopshtit e po ua rrëmbejnë bukën në magje) me duket se pat kulmuar me nje tragjikomedi: kisha e shteti gjetën njëfarë Martinoviçin, deledash me nam nga një fshat i Anamoravës dhe i thanë se zëra devotshëm se meqë kish lindur me atë posion të lëvduar të Salmakidës, le ta provonte me një shishe birre në prapanicë. Dhe kur ta ketë kryer punën, t’i thërrisnin kamerat që ta filmonin dhe tërë perversitetin t’ua linin “dhunuesve” shqiptarë. Edhe do të kënaqte pasionin e tij, edhe do t’i shërbente ëndrrës së kësaj Serbie për zgjerim. Martinoviçi pranoi, ngaqë do të merrte para dhe do të bëhej i adhurueshëm, madje ndoshta kryesori në tufën e plakave të dhunuara. (Plakat i dhunonin tufat e dhunuesve perversë, të sjellë urgjentisht nga kryeqyeti serb. Të dhunuarat qenë lavire vullnetare, që mezi prisnin të “flijoheshin” për Sebinë). Megjithatë. doli diçka e paparashikuar: shishja e birrës iu thye të martirizuarit Matrinoviç dhe që t’ia hiqnin, u desh operacion i vështirë. E vërteta doli në shesh dhe u vu në diskutim edhe në parlamenin e atëhershëm të Jugosllavisë. Gjithnjë gjatë këtyre muajve të pandemisë, derisa dëgjoja shpifjet e paskrupullta të shërbëtorëve të puçistëve, më është kujtuar deledash Martinoviçi.

Derisa Vjosën e vuri në kryq partia e saj, tyxharhanja e LKD-së duke shpifur, madje kundër saj edhe në SHBA (më vonë u mor vesh se spiunët e tyxhareshës LDK i kishin raportuar lobit serb në SHBA, që përpiqej me mish e me shpirt ta bindte Trampin ta shpërblente Serbinë me tokat shqiptare), propagandën kundër Kurtit e LVV-së e bënë krejt puçistët bashkë dhe mercenarët e tyre, të veshur me rroba analistësh të ditur. Të gjithë së toku shpifën aq barbarisht duke u veshur gjithfarë bëmash, sajimesh e të paqenash, që vetëm fantazia e sëmurë dhe perverse mund t’i sajojë. E akuzuan, për shembull, si hajn Arben Vitinë, i cili për dy muaj e ca u bë engjëll mbrojtës dhe me përkushtimin e tij shpëtoi shumë jetë njerëzish. Është po aq mëkat si t’i thoshe hajneshë vetëNënë Terezës. E akuzuan Xhelal Sveçlën se kish dashur t’i organizonte akt terrorist fluturakes së Behxhet Pacollit. Madje, fatkeqësisht, gati ia patën mbushur mendjen edhe atij se kjo ishte e vërtetë. (Ndoshta tashmë Bexheti e ka kuptuar se ky ishte një trillim i ulët). Trilluan për një laboratorium droge në shtëpinë e familjarëve të Albulena Haxhiut. Etj, etj! Kur i dëgjoj të gjitha këto, më kujtohet Amos Oz, shkrimtari më i famshëm hebraik, përkatësisht romani i tij “Mbi dashurinë dhe errësirën”. Megjithatë, Albin Kurti nuk shëmbëllen me asnjë personazh sa me Jozefin biblik. Atë, që vëllezërit, nga smira për mençurinë e bukurinë e tij, e hodhën që ta mbysnin në bunar. Por, Jozefi shpëtoi. Dhe sërish u bë shpëtimtar i atdheut.

3. Qeveria kukull e Dullë Hot Rahoveclisë

Po tash? Çfarë do të ndodhë po qe se formohet qeveria kukull e Dullë Hot Rahoveclisë? Thaçi do ta marrë me vete Dullë Hotin në bisedimeve me Serbinë, por vetëm deri në korridor ose shumë-shumë deri në bufe. Do t’i japin të pijë çaj ose tambël të nxeht duke i thënë se duan ta kursejnë nga punët e vështira të shtetarëve negociatorë. Kur t’i ketë kryer pazaret me tokat, me një Kuvend me 82 deputetë mercenarë brenda, do ta kete shumë lehte ta miratojnë çfarëdo që të jetë vendosur.

Atëherë Thaçi do t’i kërkojë Serbisë t’i tërheq akuzat nga Gjyqi i Hagës, ndërsa nga depuutetët mercenarë ta votojnë edhe një mandat per president. Kur ta kenë votuar, do t’i thërrasë prokurorët dhe do t’i shtrëngojë që pa humbur kohë ta burgosin “Grupin e Kurtit”. Do të mendojë gjithashtu se kur do të ishte mirë ta rrëzonte Dullë Hot Rahoveclinë: para apo pas Bajramit. Megjithatë, do ta lë të gëzohet edhe këtë Bajram. Në këtë kohë do të jetë duke pritur t’i dalin letrat për mbret dhe duke forcuar panehmën se është i mençur sa vetë mbreti Solomoni. Jo po një çikë më shumë.

Kështu do të bëhet në qoftë se populli lejon që këta puçistë të pafytyrë të vjedhin pushtetin dhe t’ia zhbëjnë shtetin. E këta nuk janë pak. Janë gati 90 për qind. Pra, jo vetëm të Vetëvendosjes. Të të gjitha partive, strukturave, ngjyrimeve ideologjike, shtresave shoqërore, moshave, gjinive. Dhe kur t’i detyrojë puçistët të shkojnë në zgjedhje, deputët mercenarë si Driton Selmanaj, Arben Gashi, princi bukurosh i gënjeshtrës Arban Abrashi, Gaxherrka, Tina, rrugaçja provinciale e NISMË-s, Fshesa e Shtrigës e shumë të tjerë, nuk do të guxojnë të dalin më para këtij populli.

P. S.

Por, këtë popull tashmë të vetëdijësuar, Albini e Vjosa, që pa dyshim janë zëri dhe ndërgjegja e tij, duhet ta ndihmojnë në luftën politike. Veçan Vjosa. Ajo duhet urgjentisht të dalë nga LDK-ja tyxhareshë e Isa Mustafës dhe të formojë LDK-në e vërtetë. Në të njëjtën kohë t’u bëjë thirrje deputetëve, atyre që ende s’ia kanë shpirtin djallit, që t’i bashkohen. Besoj se së paku gjysma e deputetëve të LDK-së nuk janë të gatshëm të bëhen shërbëtorë të shitësve të tokave të atdheut. Andaj nuk do ta votojnë qeverinë kukull të Dullë Hot Rahoveclisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat