Interesat e qytetarëve dhe demagogët

Opinione

Interesat e qytetarëve dhe demagogët

Nga: Haki Latifi Më: 30 maj 2020 Në ora: 13:23
Haki Latifi

Qëllimi i demagogjisë Albiniste është që të krijojë një lidhje, në mendjet e qytetarëve, midis vështirësive që përjeton vendi dhe qeverisë në largim.

Sa për njohuri, politika duhet kuptuar si garë platformash e programesh, e jo regjistrim i popullsisë, sepse dihet se: vota e akademikut është me vlerë të njëjtë si ajo e analfabetit, ashtu si vota e të pasurit peshon njëjtë si vota e të varfrit. Kurse vota e të mençurit numërohet njëjtë si vota e budallës, ose si vota e qytetarit është e njëjtë si vota e katundarit, ashtu njëjtë si vota e burrit është një, sa edhe vota e gruas.

Është mirë dhe e shëndetshme që, politikanët që nuk arrijnë t’i mësojnë këto gjëra të politikbërjes në një vend me sistem demokratik, më mirë është të tërhiqen dhe të shkojnë në shtëpi. Nëse ka për profesion mjekësinë le t’u kthehet pacientëve, nëse ka për profesion teologjinë le t’i kthehet besimtarëve në Xhami ose në Kishë, e nëse është shkencëtar le t’i kthehet universitetit apo institutit.

Megjithatë, joshja e votuesve nga demagogët e tipit populistë siq është z.Albin Kurti, mund të kërkojë asgjë më pak, për veshët e zakonshëm, ku retorika e liderëve të tillë shpesh herë tingëllon e tmerrshme dhe ekstreme. Që mjerisht në strukturën e Lëvizjes Vetëvendosje gjejm gjithçka, deri te ultranacionalistët, në të cilën nuk është e shëndetshme edhe për vetë VV-në . Të tillët as nuk përfaqësojnë dikë, madje nuk kanë asgjë të përbashkët me demokracinë në Kosovë.

Duhet ta kuptojmë se është normale që secili grupim të ketë një shef, por nuk është normale që anëtarët e grupimit të jenë servilë të diktatorit ku nuk lejohet mendimi ndryshe. Ky soj i “shefave” nuk janë diktatorë që me dhunë fusin njerëzit nën këmbë, e vërteta është se, me këtë „soj“ shefash, servilët kënaqen nën “thundrën” e “shefit”, ndërsa masat e njerëzve të tyre nënshtrohen me heshtjen e tyre para të keqes.
Si rrjedhoj, jemi dëshmitar edhe përgjatë muajit maj që po e lëjmë pas, edhe pse ishte kohë pandemie me masa sigurie, u vërejt një propagandë e shfrenuar demagogjike, të „veshur“ në petkun e ekspertëve të drejtësisë, analistë-banalista e gazetar llaskuc, që me paraqitjet e tyre mediale, u munduan të ndjellin frikë dhe ta terrorizojnë opinionin shqiptar. Ky vlerësim nuk vlen për gazetarët serioz dhe që kanë arritur ti ruajnë vlerat e gazatarisë së mirëfilltë, duke i përcjellur me shqetësim paraqitjet mediale të „kolegëve“ të tyre llaskuc.

Mbase kuptohet se të gjithë politikanët nuk kanë guximin këtë ta pranojnë, por habia më e madhe është frika apo mosgadishmëria e disa gazetarëve llaskuc, mediave dhe analistë-banalista që këtë fakt së paku kalimthi ta përmendin në paraqitjet publike. Kjo nga shkaku i respektit që duhet të kenë ndaj opinionit, shikuesve apo lexuesve të tyre.

Kombi dhe shteti është mbi të gjithë, këtë duhet ta dinë çdo politikan, militant i çdo partie.

Kush bën thirrje për dhunë e revolucione nga çdo krah politik është naiv idiot dhe antikombëtar. Ata, me logjikën e tyre bolshevike, e arësyetojnë mjetin e dhunës për të arritur qellimin idiotesk se historia duhet të filloj me ta!!

Drejtësia e fecebookisteve që marrin guximin me interpretue pa e lexue as një rresht të saj, ndaj vendimit të gjykatës kushtetuese duhet të ndërpritet.

Të gjithë duhet ta dijmë se politikanët, gazetarët, (jo këta gazetarët llaskuca) janë të përkohshëm, ndërsa dashnia për Republikën e Kosovës duhet të jetë e përhershme dhe pa urrejtje. Kosova nuk është vend i braktisur dhe e pa zot, Kushtetuta është bërthama e një shteti. Ajo duhet të rrespektohet nga të gjithë qytetarët edhe kur dikujt nuk i konvenon për momentin.

Edhe në aktualitetin politik, mendimin ndryshe duhet konsideruar dhe vlerësuar kur kemi për qëllim që të tregojmë se në çështjet ku nuk dakordohemi dhe mund të krijohet një konsensus i përbashkët, pra lejohet njëri mendim edhe tjetri. Mirëpo, ata që veprojnë sipas njërit mendim, nuk duhet të mendojnë se mendimi ndryshe i tjetrit është më i pavlerë, i dobët apo i papranuar, duke u thirrur ; „ne jemi populli“. Qasja e tillë nuk i shërben për të mirë demokracisë edhe ashtu të brishtë në Kosovë. Varet si e percepton argumentin, nga cili këndvështrim dhe si e kupton atë. Për fat të keq edhe mërgimtarët bëhen pjesë e këti populizmi ultrapopulist të tipit Erdoganist, me mendësi apsulute duke thënë se; kush nuk mendon njejtë si unë nuk ka të drejtë!

Ndërsa sa i përket atyre që nuk pajtohen me qëndrimet dhe vendimet në LDK-së, duhet kujtuar se në organët udhëheqëse të saj vendimet merren sipas normave statuore dhe respektohet parimi i shumicës. I pelqej dikujt apo nuk i pëlqen kjo duhet të respektohet. Partia ka norma dhe gjithkush e gjen veten. Pasi ka edhe njerëz me vetëdije apo me qëllime të caktuara, që i kanë shërbyer në të kaluarën dhe i shërbejnë partisë kundërshtare dhe jo partisë që përfaqëson, kjo edhe i ka kushtuar atyre në jetën politike. Por, kjo duhet të jetë problem i tyre, e jo i partisë që ia kanë kthyer shpinën në kohën të vështira edhe në kohën sa ishte gjallë i ndjeri, Presidenti historik dr. Ibrahim Rugova. Disa „Yje“ që e konsideronin vetën të tille, e kanë provuar vetën edhe kur ikën nga LDK, por janë shuar pa rënë në tokë fare. Ndoshta është shembull model për „Yjet“ e sotit që nuk dojnë të mësojnë nga përvoja e „Yjeve“ të mëparëshëm.

Kosovës i duhet ruajtja e unitetit dhe arritja e një pajtimi mes palëve pra, kanë nevojë për një konsensus të përbashkët për gjëra madhore. Konsensusi është parim i demokracisë.

Dhe për fund, vendimin e Gjykatës Kushtetuese duhet të gjithë ta mirëpresin sepse askush nuk ka humbur. Është koha që të punohet bashkarisht për të ardhmen e vendit dhe qytetarëve të Kosovës.

Rimëkëmbja e mirëbesimit në mes të qytetarëve dhe respektimi i rendit institucional është detyrë dhe obligim yni i përbashkët, që të punohet me përkushtim për jetësimin e aspiratave tona për integrime euroatlantike bashkë me miqtë strategjikë të Kosovës , SHBA-të dhe BE-në.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat