Aktgjykimi puro politikë i Gjykatës Kushtetuese!!!

Opinione

Aktgjykimi puro politikë i Gjykatës Kushtetuese!!!

Nga: Ismail Muqiqi Më: 30 maj 2020 Në ora: 14:38
Ismail Muqiqi

Në Kosovë mjerishtë nuk ka institutcion të pavarur, dhe kredibil i cili punon, mendon apo vendosë në bazë të normave juridike të shkencës së drejtësis.

Demokracia si terminologji është vetëm parullë në letër, pas të cilës fshehen partit politike dhe liderët e tyre.

Nuk ka institutcion, agjension apo ndërmarrje publike e cila nuk është e mbikqyrur apo e kapur nga partit apo grupet e interesit të cilat i kanë shëndrruar si pronë private asetet e shtetit.

Vota e qytetarëve të 6 tetorit, u shkel me të dy këmbët, duke anashkaluar vullnetin dhe pritjet për ndryshimë. Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese dëshmoj se ky institutcion është puro politikë dhe se vendimet e saj janë të kordinuara me grupet e interesit dhe të politikës.

Këto aktgjykime të porositura u morën edhe me rastin e dorëheqjes së ish-Presidentit të Kosovës Fatmir Sejdiut, të cilin kjo Gjykatë e detyrojë të japë dorëheqje.

Dorëheqja e ti në një momentë, shumë të ndjeshëm politikë u krijojë mundësi dhe favore partive politike dhe liderëve të tyre që të vazhdojnë qeverisjen dhe ti konsulidojnë pozitat në institutcionet e shtetit.

Kjo Gjykatë, e shkarkojë edhe Behgjet Pacollin nga pozita e Presidentit, të cilin po këta liderë që janë në skenën politike e benë President brenda natës.Por pas pak ditësh i njejti u detyrua të japë dorëheqje pasi që kjo Gjykatë Kushtetuese konstatojë shkeljen e procedurës të zgjedhjes së ti.

Mjerishtë konspiracionet dhe manipulimet me politikën dhe fatin e qytetarëve dhe të shtetit të Kosovës, po vazhdojnë edhe tani. Demokracia nuk është terminologji për ti rrit apetitet për pushtet dhe të ndërtimit të karierës të individëve.

Por demokracia është vlerë sublime permes të cilës qytetari e shpreh mendimin e lirë, dhe përmes votës së lirë i zgjedhë përfaqsuesit e vetë në institutcionet e shtetit.

Kjo votë sipas pjesës dërmuese të qytetarëve dhe intelektualëve u keqëpërdor dhe u përdhosë nga grupet e interesit të ashtuquajtura "Parti Politike", të konsumuara dhe të cilat nuk kanë asnjë vlerë. Këta në kohën e pandemis brenda natës, u organizuan në menyrën më përfide për ta rrëzuar Qeverin aktuale.

Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese po u ndihmonë kthimin në pushtet atyre që të cilët vite me radhë, përmes qeverisjes së keqe shkatërruan pasurin e shtetit dhe i sollën dëme Kosovës.

Logjika e njeriut normalë të cilin unë nuk po shohë që ka në skenën politike të Kosovës, nuk e arsyeton e as nuk pajtohet që të konsumohet aq lehtë vota e popullit e 6 tetorit të vitit të kaluarë.

Kjo nuk është demokraci as normë juridike apo kushtetuese e rendit ligjorë të një shteti i cili pretendonë të integrohet të Bashkimin Europian.

Gjykata Kushtetuese me vendimin e saj, e ngriti shkallën e polarizimit dhe të paknaqësis në jetën politike, duke përqarë edhe më shumë shoqërin në përgjithësi. Mbetet të shihet dhe të vlersohet biografia, profesionalizmi dhe CV-ja e antarëve të kësaj Gjykate dhe afërsia e përcaktimit politikë nga janë deleguar.

Do të ishte menquri dhe veprimë i duhur sikur kjo Gjykatë me një vendim tjetër për tejkalimin e situatës do ta arsyetonte veprimin dhe misionin e saj në raportë me proceset në shoqëri, duke i amortizuar krizat dhe përqarjet ekzistuese.

Ky vendim i humbi shpresat e qytetarëve e sidomos të gjeneratës së re, për të berë ndryshimin e nevojshëm për një shtet normalë ku sundon rendi dhe ligji.

Ky vendim duke dhenë mundësi të formohet një Qeveri tjetër, po i kthenë sërish në pushtet partit të cilat vota e popullit i dergojë në opozitë duke i larguar nga qeverisja me institutcionet e shtetit të Kosovës.

Në fund të këti opinioni nuk mund ti tejkalojmë pa i përmendur rrethanat ekzistuese politike të cilat shteti i Kosovës do të përballet në ditët dhe muajt e ardhshëm. Vetëm mendja e ngritur dhe uniteti i subjekteve politike dhe i gjithë spektrit që ka marrë mbi veti përgjegjësi mund dhe duhet patjetër të jap kontributë për ndryshimin e gjendjes për të mirën e shtetit të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat