Të mbrohemi nga kori i korbave?!

Opinione

Të mbrohemi nga kori i korbave?!

Nga: Skënder Mulliqi Më: 31 maj 2020 Në ora: 12:14
Skënder Mulliqi

Moti po jetojmë në iluzione së në Kosovë do të bëhët mirë. Moti janë lënë anash proceset demokratike dhe shteti ligjor. Kurrë deri më sot nuk patem qeveri e cila vërtetë paraqiti udhëheqjen e popullit. Patem elita qe i qmontuan kerkesat e popullit. Në Kosovë kemi ardhur në një situatë kur demokracinë e mbetur ta mbrojmë më të gjitha mjetet në disponim.

Nese e shikojmë kronologjinë e ngjarjeve në menyrë metaforike e kemi përjashtuar dhe e kemi terrorizuar veten më elita politike të dobëta dhe korruptive . Kjo ishte mos përgjegjësi ndaj të ardhmës tonë, e kemi pasur solucione shumë më të mira. Kemi bërë gabime të mëdha konceptuale , gabime me sinqeritetin tonë të tepruar, karshi atyre që i votuam. Patem ecejake të dobëta të proceseve politike dhe veqmas të atyre ekonomike –sociale.

Kosova është futur në apati shoqërore , në laborator eksprimentimi socio-polititik, duke na dërguar kolektivisht në totalitarizëm . Ende qytetarët nuk e kan mësuar mirë se demokracia po zhbëhet. Çdo ditë po ndëgjojmë fjalime retorike të pushtetmbjatëseve, që nuk kan asgjë të përbashkët më jetën dhe as më prosperitetin e shtetit të Kosovës. Na kan suspenduar nga jeta politike , nga të mirat materjale shoqërore, dhe shumë na kan abrogu edhe nga të drejtat elementare njerëzore.Kjo klasë politike nuk e sheh vetën si shërbyese të popullit .Dhe, shtrohet pyetja, ku janë gjithë këta intelektualë, njerëz të artit e të kulturës ,që po heshtin e punët gjithnjë po na keqësohen në çdo aspect?

Ka shumë alternativa që ta ngrisin zërin e tyre, e nuk po e bëjnë që dy decenie në përballje më regjimet autokratike. Çka kemi tu thëmi fëmjëve tanë ? Ku kemi qenë dhe çka kemi bërë për gjithë këto vite, që mos të lejojmë të jetojmë më autokratë? Veq nese dëshirojmë më e rrejtë apo mashtruar.Kjo nuk mund të bëhët, sikur nuk mund të ndodhë që të shlyejmë të vertëten e heshtjës , disa të servilitetit dhe poshtërimit nga pushtetet antipopullore .Ishte dashur një vetëdijësim shumë i madh , që rrenat dhe mashtrimet qyqare të këtyre pushteteve të mbesin prapa shpinës tonë.

Kjo nuk bëhet pa angazhime në jetën shoqërore e politike, pa ngritje të zërit të arsyes qytetare.Poshtërimi që po ju bëhët shumicës nga elitat banditeske ishte dashur të marrin fund. Intelektualët dhe akademikët më heshtjën e tyre, ju kan mundësuar njerëzve të politikës të “pshurin” mbi ta, si argetim qasti?! Ndoshta unë edhe gabojë, së dikujt mund ti duket së po jeton fort bukur, edhe pse mbi kokë i qendron diktati. Po vdesim nga heshtja? Nuk po pyesni së sa po na kushton kjo heshtje, kur Kosova po shëndrrohet në zhumbuz, mbi bazat kombëtare dhe ideologjike.Largimet masovike nga vendi, diskriminimet , izolimi nga bota demokratike,e shumë probleme të tjera të pazgjidhura.Të gjitha këto probleme natyrisht së kërkojnë një zgjidhje.E gjithë kjo e keqe po na duket së është okej! Një popull i tërë po grahet si shtaza dhe po burgosët?! Dhe, gjithë këto të zeza po na rrahin prapanicën , shpinën dhe kokën, më mundin dhe më djerësn tonë. Me paratë tona ?! Dhe, cila është alternativa? Të largohemi nga vatrat tona shekullore, apo të shkojmë në “ baushtellat” gjerman.

Kjo është e tmershme dhe e pafalshme .Na e kan ndaluar jetën në kohë të pacaktuar. Vëllezër , motra , shokë, kolegë, punëtor… demokracia dhe liria po na shëmbet nën këmb.Po na shëmbin të paditurit ministra, deputet deri në krye te shtetit.Të qendrojmë afër dhe bashkë më popullin…Të mbrohemi nga kori i korbave?!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat