Isa Mustafa dhe rrënimi i vlerave Rugoviane? - Bota Sot
Isa Mustafa dhe rrënimi i vlerave Rugoviane?

Opinione

Isa Mustafa dhe rrënimi i vlerave Rugoviane?

Nga: Mr.Sc Shpend Salihu Më: 31 maj 2020 Në ora: 20:06
Mr.Sc Shpend Salihu

Pas rrënimit antikushtetues të autonomisë së Kosovës në mars të vitit 89, filloi rezistenca pasive dhe inicimi i doktrinës së filozofisë së mendimit politik të Rugovës, mbi një rezistencë pasive ndaj pushtetit represiv dhe hegjemonist serb. Pas periudhës kohore kur filloi kolonizimi i Kosovës dhe asimilimi i popullit Shqipëtar në Kosovë, doktrina e rezistencës pasive u dëshmua si formë që nuk mund të zgjidhë problemin Shqipëtar në Kosovë. Më pas doktrinat e ideatorëve dhe ideologëve Kosovarë, siç ishin Ukshin Hoti, Ali Hadri, Rexhep Qosja etj, doktrinat e tyre filluan të trajtoheshin si formë e zgjidhjes së problemit Kosovar dhe Shqipëtar në tërësi. Doktrina e Ukshin Hotit bazohej në rezistencën aktive përmes formave asimetrike si në aspekt politik ashtu edhe ushtarak, të largimit të shkijeve nga Kosova, dhe sensibilizimit të opinionit ndërkombëtar që çështja e Kosovës dhe e Shqipëtarëve në tërësi duhet trajtuar me seriozitet dhe me urgjencë në tërësi.

Pas përfundimit të luftës dhe zhdukjes së Ukshin Hotit e më pas edhe vdekjes së Abaz Ermenit në SHBA, ideatorët dhe ideologët kombëtar në diasporë, vërejtën se Kosova u shndërrua në një oazë të minoriteteve, ku vullneti politik i shumicës Shqipëtare që përbënte mbi 92 përqind të Shqipëtarëve u nëpërkëmbë, duke i avancuar tejskajshmërisht të drejtat dhe liritë e komuniteteve pakicë në Kosovë. Epoka post-Rugoviane solli në skenë dorën e djathtë të Hashim Thaçit, komunistin e përbetuar, Isa Mustafën i cili së bashku me Thaqoviqin e dhanë Qakorrin duke shpërfillur të gjitha argumentet kushtetuese, gjeodezike dhe historike që ajo pjesë e territorit i përkiste më parë Dardanisë.

Këlyshi i Hashim Thaçit, Isa Mustafa i dha fuqi ekzekutive Asociacionit të Komunave Serbe në Kosovë, morri dhe përfitoi Serbët liberal si dhe ndikoi që në paketën e Athistharit të futej shumica e Banditerit që askund në Europë nuk ekziston, të u jepeshin Serbëve dhe minoriteteve vendet e rezervuara në parlament, të hapej kanali në RTK në gjuhën Serbe dhe në gjuhët e minoriteteve tjera, të integroheshin Serbët dhe komunitetet pakicë në të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës, të bëheshin kompromise të dhimbshme me Serbi, dhe të humbeshin të gjitha betejat diplomatike karshi Serbisë, aq më tepër Mustafoviqi dhe Thaqoviqi në asnjë negociatë me Vuçiqin nuk arritën dashtazi që ta fitojnë një betejë diplomatike, që do ta afirmonte dhe mbronte interesin e Kosovës dhe popullit Shqipëtar në tërësi. Këta dy viçat e Kosovës ndikuan që heshtazi populli Shqipëtar me represaliet kontinuele të Serbisë, të largohej nga trojet e tij në Luginë të Preshevës, të bëheshin arrestime të veprimtarëve Shqipëtarë në Luginë, të u mohohej e drejta Shqipëtarëve në Luginë, të lexonin dhe shkolloheshin në gjuhën e tyre amtare dhe të mësonin nga literatura e mësimdhënësve Shqipëtarë.

Këta injoranta politik arritën që t’ja japin pozitën e zëvëndëskryeministrit shkaut edhe pse ishin të vetëdijshëm se Shqipëtarët janë të shkelur dhe nëpërkëmbur nëpër trojet e tyre etnike në ish-Jugosllavi.

Këta imbecila politik nuk kërkuan ndriçimin e rastit të Kumanovës dhe lejuan që atdhetarët tonë të persekutohen dhe arrestohen nga shteti Serb,dhe Maqedon. Këta të dy maskarenj ndikuan që Ramush Haradinaj të arrestohej në Francë, me qëllim që të shantazhohej që të formonte Qeveri e cila do të ndikonte në dhënien e Çakorrit dhe krijimin e Asociacionit të Komunave Serbe në Kosovë. Andaj, i bëj apel publik KQ të LDK-së që urgjentisht të kërkojë shkarkimin e Isa Mustafës dhe kastës së tij komuniste në PDK, që ta zgjedh Vjosa Osmanin kryetare të LDK-së e cila së bashku me Albin Kurtin do e shkatërronte koalicionin me Thaqoviqin dhe Veseloviçin dhe e cila së bashku më VV-në do arrinte Kosovën ta avancojë në rrafsh ndërkombëtar, dhe të përshpejtonte, nismat për zgjidhjen e problemit Shqipëtar në Ballkan drejt realizimit të aspiratave të Kombit Shqipëtar për Bashkim.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat