Sondazhi i UNDP-së dhe legjitimiteti i Vjosa Osmanit e  Abin Kurtit

Opinione

Sondazhi i UNDP-së dhe legjitimiteti i Vjosa Osmanit e  Abin Kurtit

Nga: Skënder Sadri KAPITI Më: 1 qershor 2020 Në ora: 11:49
Skënder Sadri KAPITI

Legjitimiteti, në thelb, ka të bëj me mbështetjen popullore për vendimet politike, qeverisjen dhe per mbështetjen popullore për personalitetet dhe për institucionet shtetërore.

Dhe asakush tjetër sot jo vetëm në Kosovë por edhe në Shqipëri nuk gëzojnë respekt, vlerësim dhe   mbështetje popullore më shumë se sa Kurti dhe Osmani.

Regjimi i vjetër, korrupsioni, injoranca dhe koronavirusi u bënë bashkë kundër Albin KURTIT dhe Vjosa OSMANIT. Sondazhi i UNDP-së tregoi legjitimitetin Kurti-Osmani   dhe  antilegjitimitetin  Mustafa-Thaçi me kompani dhe Gjykatë Kushtetuese     

UNDP-Programi i Kombeve të Bashkuara për ndihmë të vëndeve të varfëra dhe vëndeve në zhvillim në sondazhin e tij për nivelin e kënaqësisë për politikanët e Kosovës renditi të parën Kryeparlamentaren Vjosa Osmani me 72.4% të dytin Kryeministrin Albin Kurti me 65.4%, dhe Presidentin Thaçi me 18.7%. Pra shqiptarët janë mëse të kënaqur me punën e kryeparlamentares OSMANI dhe të Kryeministrit KURTI dhe të pakënaqur nga Presidenti Thaçi. Dhe në Kosovë ndodhi çudia e madhe: Thaçi dhe Mustafa, personat më të padëshirueshëm dhe më të urryer në Kosovë arritën që të komplotojnë dhe të rrëzojnë Kryeministrin KURTI  dhe po ashtu edhe Vjosa OSMANIN , pasi edhe Vjosa ishte kundër mocionit të LDK-së që çoi në rrëzimin e qeverisë KURTI, dhe ku ajo doli kundër forcës politike e cila në zgjedhjet e 6 Tetorit 2019 e kishte nominuar për kryeministre në rast se LDK-ja do të dilte forcë e parë në ato zgjedhje.

Pra, sondazhi i UNDP-së vertetoi atë se sa e drejtë dhe e saktë kishte qenë zgjedhja dhe votimi popullor në Kosovë të cilët ia besuan parlamentin dhe qeverisjen OSMANIT dfhe KURTIT. Mirëpo çfarë ndodhi, ndodhi absurditeti ,pasi më të padëshirueshmit, Thaçi dhe Mustafa, arritën që të rrëzojnë qeverinë Kurti dhe Gjykata Kushtetuese e Kosovës vulosi paligjshmërinë, komplotin dhe delegjitimitetin demokratik. Shumica e të anketuarve (78.8%) u deklaruan të kënaqur me reagimin e institucioneve publike ndaj krizës së shkaktuar nga shpërthimi i COVID-19. Por politika e vjetër, LDK,PDK,AAK dhe NISMA ishin  të “pakënaqur” pse 78%e shqiptarëve ishin të kënaqur nga mirëqeverisja dhe si të tillë të pakënaqurit për suksesin e qeverisë ata  e shfrytëzuan  pandeminë për të rrëzuar qeverinë KURTI

Pra kjo do të thotë se mazhoranca parlamentare në Kosovë mposhti përkohësisht me akrobacira dhe me pazar politik mazhorancën popullore, vullnetin  dhe verdiktin popullor, pra legjitimitetin demokratik i cili ia kishte dhënë dhe besuar pushtetin VETEVENDOSJES.

Përballë realitetit publik dhe përballë këtij sondazhi si do të ndjehen tashmë ata të cilët bënë puçin parlamentar, mocionistët e LDK-së  dhe kundërshtarët e nënkryetares së saj, Vjosa Osmani; si do të ndjehen politika e vjetër PAN dhe Presidenti e Gjykata politike Kushtetuese e Kosovës e cila injoroi vullnetin, verdiktin dhe legjitimitetin popullor duke i  hapur  rrugën një qeverisje jolegjitime dhe atyre të cilët populli është i pakënaqur me ta dhe që i ndëshkoi me 6 Tetor 2019!? Dhe kjo në Kosovë ndodhi hapur publikisht dhe ndërkombëtarisht,  dhe që tregon se ndërkombëtarëve nuk u interesojnë as demokracia dhe as standardet e saj në Kosovë edhe kur ato shkelen e nëpërkëmben. Ndërkombëtarëve u intereson stabilokracia qoftë edhe e dhimshme dhe me pasoja për shqiptarët, qoftë edhe stabilokraci  e përkohshme, por mjafton që ajo të jetë sipas interesave dhe qëllimeve të tyre. Ata, ndërkombëtarët  gjithmonë po tregohen hipokritë dhe djallëzorë me shqiptarët pasi kërkojnë që të luftohet korrupsioni, vjedhja dhe krimi i organizuar, kërkojnë  sundimin  e ligjit dhe nga ana tjetër indiferentuan por edhe e mbështetën rrëzimin e qeverisë KURTI si qeveria më e mirë gjatë gjithë këtyre viteve në Kosovë e cila filloi ndëshkimin e korrupsionit, krimit,  abuzimit e vjedhjes si dhe filloi nga funksionimi shteti e ligji.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat