Qeveri të re nga ujqër të vjetër

Opinione

Qeveri të re nga ujqër të vjetër

Rexhep Torte Nga Rexhep Torte Më 2 qershor 2020 Në ora: 09:31
Foto ilustrim nga "Bota sot"

Çka pjell një mendjekeq nuk mund ta përmirësojnë mijërëra të mençur.

Qeveria e re nga  ujqër të vjetër nuk mund ta mbajë në pëllëmbë prushin e nxehtë të sfidave  që e presin Kosovën, sepse ata që mendojnë ta formojnë në mënyë kontrabande qeverinë e re, janë persona të korruptuar e thëngjilla të djegur, dhe halli i tyre nuk është forcimi dhe përparimi i Kosovës, por  qëllimi  i tyre është ti shpëtojnë drejtësisë për veprimet e tyre të kundërligjshme.

Kjo që po ndodh aktualisht në Kosovë në vorbullën politike, vjen  si rezultat i skenarëve të errëta Hashim Thaçi, Isa Mustafa, Ramush Haradinaj, Fatmir Limaj dhe Behgjet Pacolli.

Është e skandaloze, e patolerueshme, e padurueshme, e pajustifikueshme, e palejueshme dhe tejet e dëmshme që Kosovës fisnike, martire dhe me plot plagë që ene lëngojnë ti ndodh një gjë e tillë.

Kjo gjë mund të ndodhte në çdo vend tjetër të botës, por në Kosovë nuk duhej të ndodhte asnjëherë, sepse Kosova martire dhe populli i saj trim e fisnik nuk e meritojnë një gjë të tillë. 

Në pranverën e vitit 1999 Zoti ia dha Kosovës lirinë dhe pavarësinë e  shumëpritur ndër shekuj. 

Kjo liri e pavarësi erdhi pas agresionit gjenocidal që Serbia e kreu në vitët 1998/99 në Kosovë me 40 mijë ushtarë, paramilitrërë dhe policë të Serbisë të armatosur gjer në dhëmbë dhe  të shoqëruar me tanke, autoblinda dhe altileri të rëndë.

Këtij agresioni gjënocidal i dolën  përballë trimat sypatrembur të UÇK-së të  motivuar për mbrojtjen e pragur e të ndërit të shtëpisë dhe për çlirimin e Kosovës nga zgjedha e Serbisë.

Në këtë luftë të pabarabartë Serbia kreu shumë  masakra ndaj popullatës së pafajshme shqiptare, gjë që e nxiti NATO-n per sulme 78 ditëshe ajrore ndaj caqeve serbe në Kosovë dhe në Serbi, që më në fund solli kapitulimin e Serbisë.

Liria dhe pavarësia e Kosovës u pagua me më shumë se 13 mijë shqiptrë të vrarë e të masakruar nga Serbia, mes tyre edhe fëmijë duke pi qumësht në gjoksin e nënës.  Me dhunimin e  20 mijë femrave shqiptare nga ushtarët, paramilitarët dhe policët e Serbisë. Me  1650 shqiptarë të rrëmbyer nga Serbia të të gjitha moshave e gjinive, fati i të cilëve ende nuk është zbardhur. Ku Kosova u bë shkrumb e hi dhe ku më shumë se 1 milion shqiptarë kapën rrugën e eksodit për në Shqipëri, Maqedoni e gjetiu për të shpëtuar nga vdekja.

Udhëheqësit e derisotëm në Kosovën e lirë e të pavarur në 20 vitet e kaluara, në vend që të punonin  në  forcimin e shtetit dhe të ligjit, i shtuan  orekset e tyre të urritura për pushtet, për krime, për pasurim të paligjshëm, për korrupsion e nepotizëm.

Udhëheqësit e derisotëm në Kosovë u bënë milionerë mënyrë të kundërligjshme, dhe nuk e ndalën luftën e tyre për pushtet, nuk i ndalën as vrasjet e gazetarëve,  as pasurimin e paligjshëm, as korrupsionin dhe as nepotizmin.

Papunësia e madhe dhe nevoja për sigurimin e bukës së gojës bënë që një pjesë e madhe e banorëve të Kosovës ta marrin rrugën e mërgimit për në shtete të ndryshme të Evropës dhe të botës.

Në  zgjedhjet  parlamentare më 6 tetor 2019 dolën fituese Vetëvendosja dhe LDK, që solli edhe gëzimin dhe relaksimin e popullit të shumëvuajtur të Kosovës,  se më në fund  erdhi një shpresë  e re për ti flakur këto rrugë devijante të udhëheqësve të derisotëm. Kjo shpresë u rrit edhe më shumë kur në krye të Qeverisë erdhi  Albin Kurti, ish i burgosur në ish Jugosllavi, patriot dhe  aktivist i dëshmuar, i pastër dhe dinjitoz.

Për fat të keq ky gëzim dhe kjo shpresë nuk zgjati shumë sepse Hashim Thaçi, presidenti i përfolur Kosovës  dhe faqeziu Isa Mustafa,fosil komunist dhe  kryetar i LDK, sëbashku me Ramush Haradinajn, Fatmir Limajn dhe Behgjet Pacollin, më 25 mars 2020  e realizuan komplotin e përgatitur dhe e rrëzuan Qeverinë e Albin Kurtit.

Hashim Thaçi, Isa Mustafa, Ramush Haradinaj , Fatmir Limaj dhe Behgjet Pacolli, e vazhduan skenarin e tyre edhe me dekretin e Hashim Thaçit tashmë për formimin e një  Qeverie të re me mandatar Avdullah Hotin, por të kontrabanduar,  pa zgjedhje dhe pa votën e popullit.

Dhe këtë e arriten nepërmjet Gjykatës Kudhtetuese e cila më 28 maj 2020 mori vendim  pro dekretit të Hashim Thaçit me mandatar Avdullah Hotin e LDK-së.

Ky  vendim i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës i ka ashpërsuar tejmase tensionet politike në Kosovë.

Lëvizja Vetëvendoje, dhe forcat progresive në Kosovë janë shprehur kundër këtij vendimi të Gjykatës Kushtetuese, duke e quajtur këtë të funndit kukull të Hashi Thaçit.

Lëvizja Vetëvendosje dhe forcat progresive në Kosovë kërkojnë që qeveria e re të vjen me organizmin e zgjëdhjeve dhe me votën e popullit, e jo me pazare të pista për ti shpëtuar udhëheqësit e derisotëm në Kosovë nga drejtësia për veprimet e paligjshme të  kryera  në 20 vitet e kaluara.

Na habit fakti si është e mundur që SHBA dhe BE, duke i njohur mirë veprimet e inkriminuara, korruptive dhe nepotiste të udhëheqësve të derisotëm në Kosovë ta mbështesin këtë vendim të padrejtë të  Gjykatës Kushtetuese. 

Çfarë sundim të ligjit kërkojnë SHBA dhe BE në Kosovë kur ky vendim i Gjykatës Kushtetuese është vënë në mbrojtje të udhëheqësve të inkriminuar e të korruptuar të derisotëm në Kosovë.

Ky vendim i Gjykats Kushtetuese të Kosovës nuk është gjë tjetër veçse  synim për ta kapur pushtetin  ujqërit  e vjetër, që në 20 vitet e kaluara e katandisën, e varfëruan dhe  e dëmtuan popullin e ndershëm dhe të shumëvuajtur të Kosovës.

Keta ujqër të vjetër por të etshëm  për pushtet dhe për tu pasuruar, u dëshmuan edhe njëherë si tradhtarë të përbetuar kundër Kosovës dhe popullit të saj.

Kjo Gjykatë  Kushtetuese e Kosovës, nuk është gjë tjetër veçse Gjykatë e turpit.

Hashim Thaçi, Isa Mustafa, Ramush Haradinaj, Fatmir Limaj dhe Behgjet Pacolli, do të mbeten në historinë e Kosovës, si tradhëtarë të Kosovës.

Sa qesharakë dhe dyfëtyrësh  duken këta udhëheqës të derisotëm të sipërpërmendur të Kosovës , kur dalin e bëjnë homazhe dhe derdhin lot krokodili mbi varret e  viktimave nga agresioni gjenocidal i Serbisë në Kosovë, ndërsa në 20 vitet e kaluara nuk bënë asgjë që kriminelt e Serbisë të dalin para drejtësisë.

Sa qesharak dhe dyfëtyrësh duket Kadri Veseli, kryetar i PDK-së, kur tani trumbeton e shet pallavra për themelimin e një Tribunali për krimet e Serbisë në Kosovë, ndërsa në 20 vitet e kaluara, duke qenë edhe kryetar i parlamentit të Kosovës, nuk bëri asnjë hap në këtë drejtim.

Këta udhëheqës të sipërpërmendur u dëshmuan se natën të vrasin e ditën të qajnë. 

Do të ishte gjë e mrekullueshme po ta ketë fatin Kosova që deputetët aktualë në Parlamentin e Kosovës, të vendosin me mendjekhjellësi ta shpëtojnë Kosovën nga këto kthetra të rrezikshme brenda dha jashta Kosovës.

Këtë deputetët aktuaktualë në Parlamentin e Kosovës mund ta bëjnë  duke u  larguar nga  mëkati dhe nga joshjet e djallit, dhe duke  marë  guximin për të mos e votuar  qeverinë e Avdullah Hotit, që do rezultonte me organizimin e zgjedhjeve të reja ku vota e popullit do ta përcaktonte qeverinë e re të Kosovës.

Ujqërit e vjetër  për veprimet e tyre të kundërligjshme domosdo dhe herëdo kurëdo  do të përgjigjen para ligjit, para popullit dhe para Zotit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat