Siç duket, një gabim i rëndë i Gjykatës Kushtetuese

Opinione

Siç duket, një gabim i rëndë i Gjykatës Kushtetuese

Lirim Begzati Nga Lirim Begzati Më 2 qershor 2020 Në ora: 20:15
Gjykata Kushtetuese

Megjithë faktin se gjendemi në një demokraci parlamentare, Kushtetuta e Kosovës nuk përmban aspak dispozita eksplicite që lejojnë “testime” të njëpasnjëshme të koalicioneve apo grupeve politike.

Kështu që, vlerësojmë se Gjykata kushtetuese nuk pati aspak nevojë që t'i ringjallë disa rregulla veç të “konsumuara”, nuk kishte nevojë për kthim prapa, as për me rifilluar një proces atipik për formimin e një Qeverie tjetër.

E panevojshme me iu futur një rrethi vicioz, duke i provuar aftësitë qeverisëse të çdo grupi i cili arrin që, në momentet e “përshtatshme”, ti gjejë partnerët e tij për me formuar Qeverinë.

Ndoshta u harrua fakti se perveç demokracisë parlamentare, ekziston demokracia e cila i afrohet më së tepërmi interesit të popullit, se sa të atyre që kanë nevojë t'i formojnë "Qeveritë e tyre".

E vallë, si do të veprohet, nëse dështon edhe ky grup qeverisës që profilohet tani (edhe pse dështimi me siguri se do të ndodhë, në një nivel apo tjetër)? Atëherë, do të propozohet një qeveri e radhës, e treta, e katërta,...e kështu me radhë? Ndryshe me thënë deri në cilin numër duhet me i bërë llogaritë?

E një pyetje sadopak më e lehtë; vallë nuk e kishit pak më lehtë të tregoni pak durim dhe, në momentin e duhur, me shpallur zgjedhje të reja, kur dihet se ky testi i demokracisë do të kishte më tepër legjitimitet se sa "lojërat" e sotme, qofshin ato politike apo juridike?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat