Konglomerati i jomoralistëve?!

Opinione

Konglomerati i jomoralistëve?!

Nga: Skënder Mulliqi Më: 2 qershor 2020 Në ora: 21:11
Skënder Mulliqi

I kemi 100 arsye pse të themi që shteti i ri i Kosovës, po rrënohet! Po rrënohet çdo ditë, çdo muaj e çdo vit pa u ndalur .A nuk kemi menduar të gjithë së do të jetë e kundërta e kësaj ?Sigurisht së po.Sikur kur bëhën cunamet , edhe Kosovën e vogël po e bartë uji?!Më pa dhënë betimin nuk kishin ditur më vepruar kaq mbrapsht! Nuk ishin çmistuar tia shkaktojnë gjithë këto dhembje vendit dhe popullit, që ende  nuk I ka shëruar plagët e thella të luftës  kundër shkaut.

Këto plagë jo që nuk po shërohen , por po na behën edhe më të freskëta nga këta hileqarë të kësaj  elite politike. Ky është fati ynë i keq dhe mjerimi ynë i madh. Është bindja e shumicës së Republika po daklasohet sikur mos të ishte e jona?!Këtë ligësi të madhe Kosovës po ja bëjnë mbeturinat neokomuniste, të cilët jo që nuk po fshihen, por kan kaluar në legalitët. Paradoksi i këtij shteti është së armiq ju kan bërë, ata  shtetarë që po na paraqitën si mbrojtës .Mundemi apo është edhe e pamundur ti numërojmë të gjithë plaçkitësit, të gjithë të korruptuarit, më të cilët çdo ditë po ballafaqohemi.

Është një konglomerat i tërë i jomoralistëve që po  veprojnë në emër të Kosovës.Po i japin grushte nga të gjitha anët këtij vendi, sikur më i pa lënë mendja !Këto rënje  nuk janë duke e coptuar vetëm Kosovën, por ate bashkë me neve, duke na i shuar përditë shpresat?! Sikur përfundimisht nuk kemi shpëtim dhe ky ujë i neokomunistëve  po na rrëmbën në kahun e vet pamëshirshem! Po jetojnë njerëzit si në sistemin skllavopronarë, e kemi hapëruar në shekullin 21! E këta numerojnë të mira materiale e para në pafundësi?! Nuk e kanë dert pse njerëzit po jetojnë të robnuar.

Dhe, këta nuk  po i prekë asnjë e keqe, së janë bërë vet shteti?! Kjo është e dhëmbshme , është e pa tolerueshme. Njerëzit  më 35 vite jetëse nga stresi i dhunshem  po duken si pleqë…?!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat