Qeveria e posazgjedhur në krye me Kryeministrin Avdullah Hoti, mban mbi supet e vete zgjidhjen përfundimtare Kosovë-Serbinë

Opinione

Qeveria e posazgjedhur në krye me Kryeministrin Avdullah Hoti, mban mbi supet e vete zgjidhjen përfundimtare Kosovë-Serbinë

Nga: Ragip Guraziu Më: 3 qershor 2020 Në ora: 14:34
Ragip Guraziu

Z. Kryeministër, Hoti,në Kosovë është ndërtuar kultura hipokrite e të mbajturit të pushtetit me të gjitha mjetet, edhe pas 21 vjet ,qoftë me gënjeshtra e mashtrime, premtime të pambajtura, siç është instaluar edhe kultura e ardhjes në pushtet, po kështu me të gjitha mjetet. Duket se këta politikanë janë në gjendje ta shkatërrojnë shtetin, e të mos heqin dorë nga privilegjet e pushtetit dhe kolltuket të butë. Mirëpo, qytetarët si duket janë vetëdijesuar më në fund që këta pushtetarë t'i dënojnë me votë, meqë ata i kanë sjellë dëme të mëdha qytetarëve. E tërë kjo po ndodh, për shkak se shteti është i kapur dhe kjo gjendje nuk do të ndryshojë me këtë pushtet të korruptuar. Shteti i kapur s'ka si të veprojë ndryshe. Tani gjendemi para një barrikade që po e izolon vendin. Nuk janë të aftë as pozita e as opozita për të biseduar dhe për të gjetur alternativat e daljes nga kjoë gjitha qeveritë u dëshmuan si një bandë korruptive Tanimë po dihet se ky virus politik është bërë kancer për udhëheqësit politikë kosovarë dhe ka përfshirë institucionet tjera shtetërore, si Qeverinë, Parlamentin, Presidencën dhe jemi tani këtu që jemi...

Sidomos pas pavarësise së Kosovës, që tani u bënë 12 vjet, politikës kosovare; ju ka hy Dreqi përfundi, nuk do i lajë as Sopuni''. Më së miri dëshmon rasti i fundit,që filloi mes dy subjketeve politike, që nga zgjedhjet e jashtëzaknëshme paralamentare të 6 tetorit të vitt të kaluar, me votën e qytetarëve,Vetëvendosje doli si subjketi politik,fitues i pari,por edhe Kryeministri  i shkarkuar në detyrë,si më i votuari nga gjitha klasa politike kosovare,dhe LDK-ja si fituese e dyta me radhë,po ashtu, me kryeparlamentaren në detyrë, por e shkarkuar, Vjaosa Osmani, e dyta pas Albin Kurtit.

Por edhe pse menduam ne qytetarët se me Albinin,që donim ta provonim,ymyti i fundit për qutetarët e Kosovës,u shkarkua kjo qeveri Kurtit ende ma i bë 2 muaj e shkarkuan aopo thuhet se u vetshkarkuar,kështu ende nuk kemi ne parti politike të profilizuar,dhe ishte shansi i fundit i Albin Kurtit,por qytetarët mbet me gishta në gojë siç thotë një proverbë shqiptare, jo me fain e tyre por politikave shterpe didore të liderëve tanë.

Politikanët mafiozë e varrosën drejtësinë në Republikën e Kosovës...

Politika e mafiozëve që u krijua nga protagonistët e fenomeneve krimit të organizuar, korrupsionit, maliverzimeve e keqpërdorimeve e dështuan drejtësinë, privatizimin e ndërmarrjeve shoqërore, duke i hedhur kështu në rrugë mijëra e mijëra punonjës dhe duke e varrosur në këtë mënyrë edhe e ekonominë e brishtë të Kosovës. Në këtë rast edhe ndërkombëtarët iu bashkuan dështimit dhe siç thotë populli, me kë shoqërohesh -ashtu edhe bëhesh!'' Kosova ndodhet në udhëkryq?! Vëmendja ime në këtë rast po rikthehet edhe në dështimin e ndërkombëtarëve, si në rastin e UNMIK-ut, ashtu edhe të EULEX-it. Kosova ndodhet në udhëkryq për sa i përket luftimit të krimeve nga kjo kastë gjyqtarësh dhe prokurorësh vendorë, pa përjashtuar këtu edhe  EULEX-in. Privatizimi në Kosovë ka shkuar si mos më keq dhe për këtë arsyeje kemi përplot dështime dhe korruptime. P.sh. këtë e tregon fakti i IKG''Ballkanit'' të Therandës që shkoi aq lirë sa s'ta merr mendja dhe pronari tani turk, as për së afërmi nuk i ka plotësuar apo kryer obligimet e detyrat që i ishin garantuar Agjencisë së Privatizimit.

Për krime lufte në Kosovë, u dënuan më shumë shqiptarë se sa serbë

 Në luftën e viteve 1998-99 mbetën të vrarë rreth 15 mijë persona nga forcat paramilitare serbe, mbi 20 mijë femra të dhunuar, kurse të zhdukur vazhdojnë të mbesin mbi 1600 persona.

Nga shtëpitë e tyre në mënyrë të dhunshme u dëbuan mbi 800 mijë persona. Mbi 200 mijë objekte shtetërore e private u shkatërruan.

Edhe 20 vjet pas luftës sjellja para bankës së të akuzuarve kryesit e këtyre veprave penale, mbetet sfidë për institucionet e sistemit të drejtësisë.

Nga Fondi për të Drejtën Humanitare thuhet se bazuar në të që ata posedojnë për periudhën 20 qershor 1999 deri më 7 korrik të viti 2017 del sa janë dënuar më shumë shqiptarë për kime luftë të kryera në Kosovë se sa serbë.

“Sipas statistikave nga Fondi për të Drejtën Humanitare po del që pak më shumë shqiptarë janë të dënuar për krime të luftës. por nuk duhet të harrojmë për çfarë krime të luftës janë dënuar shqiptarët edhe serbët. Nëse e marrim një aktakuzë që janë dënuar serbët ku janë akuzuar serbët, në atë aktakuzë kemi shumë krime të mëdha kemi masakrat masive, kemi pastrimet etnike të fshatrave. Por kur e marrim një aktakuzë të shqiptarëve atëherë krimet janë më shumë individuale, janë maltretime, aty këtu vrasje. Zakonisht ato përqendruar në kampe, apo ndalimet joligjore nëpër kampet”

Ekonomia e Kosovës, po ia sheh sherrin politikës

 Kosova është duke kaluar nga një krizë politike në tjetrën dhe kjo ka ngufatur ekonominë e cila sivjet pritet të goditet më së rëndi në dhjetë vjetët e fundit, thonë ekspertë të ekonomisë.

Ekspertët konsiderojnë se humbjet në ekonomi do të jenë edhe më të mëdha gjatë dhe pas pandemisë së COVID-19, derisa institucionet dhe liderët politikë në Kosovë vënë si prioritet çështjet politike dhe lënë anash ato ekonomike.

Kjo situatë, thonë ekspertë të ekonomisë, ka penguar institucionet në gjetjen e alternativave për të ndihmuar ekonominë në këtë kohë krize nga pandemia, ndonëse me këtë vlerësim nuk pajtohen zyrtarë të Qeverisë në detyrë të Kosovës.

Safet Gërxhaliu, ekspert i çështjeve ekonomike, thotë për Radion Evropa e Lirë se shumë procese ekonomike në Kosovë gjatë kësaj kohe kanë mbetur peng i një jostabiliteti politik i cili është krijuar në Kosovë.

“Jemi dëshmitarë të një realiteti të hidhur të krijuar në Kosovë. Duhet të pranohet që Kosova ka hyrë nga kriza në krizë ekonomike. Jostabiliteti politik në aspektin psikologjik është duke ngufatur shpresën te qytetarët. Shumë procese kanë mbetur peng i një diskursi të tillë politik. Ajo çka është më shqetësuese është se edhe pandemia si pandemi është e politizuar”, thotë Gërxhaliu.

Ndryshe -Votohet qeveria e re e Kosovës me kryeministër Avdullah Hotin

Me 61 vota pro, 24 vota kundër dhe 1 abstenim, në Kuvendin e Kosovës është votuar Qeveria e koalicionit LDK-AAK-Nisma-minoritetet, me kryeministër Avdullah Hotin.

Hoti e ka prezantuar kabinetin e tij qeveritar, me gjithsej katër zëvendëskryeministra dhe 18 ministra.

Besnik Tahiri i AAK’së do të jetë zëvendëskryeministri i parë, ndërsa Driton Selmaj zëvendëskryeministri i dytë. E treta zv.kryeministre është Albulena Balaj-Halimaj nga Nisma Socialdemokrate. Goran Rakiq i Listës Srpska do të jetë zëvendëskryeministër dhe ministër i Pushtetit Lokal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat