Vuçiqi zot shtëpie në Kosovë, Thaçi me Isën argatë të tij, Dullën e shkretë nuk e pyet askush

Opinione

Vuçiqi zot shtëpie në Kosovë, Thaçi me Isën argatë të tij, Dullën e shkretë nuk e pyet askush

Faton Mehmeti  Nga Faton Mehmeti  Më 3 qershor 2020 Në ora: 15:03
Isa Mustafa dhe Avdullah Hoti

Me votat e Listës Srpska Avdullah Hoti, u zgjodh kryeministër i ri i Kosovës. Avdullah Hoti me këtë rast është djegur politikisht, karta nën mëngë e Isa Mustafës dhe Hashim Thaçit për të vazhduar  të ndajnë hisen e pushtetit.

Qeveria e re është anormale, nisur që nga mënyra ë e krijimit të saj, dhe përbërjen e saj. Një qeveri e dal jo nga zgjedhjet, por nga pazaret vështirë të thuhet se do të prodhojë rezultate të mira. Për më tepër një qeveri e përbëre nga parti të isha PAN, të cilat janë kapësit më të mëdhenj të shteti.  Në përbërje të kësaj qeverie ka njerëz me të kaluar jot ë mirë, për më tepër edhe të dënuar nga gjykata me burg.

Në asnjë rast, nuk do të dëshiroja të shoh një kryeministër shqiptar që varet nga Lista Srpska.

Asnjë qeveri nuk është staile, dhe as në të mirë të Kosovës nëse varet nga Beogradi, kështu ka deklaruar edhe vet Avdullah Hoti në një rast, kur PDK ishte në pozitën e tij aktuale. Parimet këtu janë si llastiku sa herë që kanë interes, një avaz që ka vazhduar dhe po vazhdon të shoqërojë klasën tonë politike.

Paramendo në një mëngjes Vuçiqi nuk është në humor të mirë dhe vendos me rrëzu qeverinë, Dulla është nënë mëshirën e tij. Jo vetëm Vuçiqi, Dulla duhet të punoj edhe me Limajn dhe Ramushin, të cilët janë të shquar për keqpërdorim të shteti, kapje të shteti dhe përvetësim të pasurisë së shteti.

Dullën e presin ditë të vështira, ashtu si edhe Kosovën. Tanimë zot shtëpie është Vuçiqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat