Lumir Abdixhiku, ministri më i mirë që ka pasur Kosova

Opinione

Lumir Abdixhiku, ministri më i mirë që ka pasur Kosova

Faton Mehmeti  Nga Faton Mehmeti  Më 3 qershor 2020 Në ora: 16:45
Lumir Abdixhiku

Kur flasim për dinjitet, moral, parime etj, padyshim se duhet përmendur ministrin ende në detyrë Lumir Abdixhiku. Në pozitën e ministrit të Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku ka treguar punë shumë të mirë, me dinjitet dhe kurajo të madhe, mbi të gjitha edhe duke dhënë shembull të mirë.

Nën drejtimin e tij si asnjëherë më parë ministria e Infrastrukturës ka bërë punë të shkëlqyer. Anulimi i shumë tenderëve të dyshimta, pastaj projektet e paraqitura përpara Bankës Botërore, puna cilësore e tij janë mjaftueshëm për të kuptuar se z. Abdixhiku ka bërë punë të shkëlqyer.

Përkundër punës së tij të mirë, Lumiri nuk pranojë të shkelte mbi parimet e tija, që të bëhet pjesë e një qeverie me Listën Srpska, dhe kundër vullnetit të qytetarëve. Andaj, puna e tij duhet të jetë shembull se si punohet me nder, se si një ministër mbi të gjitha ka parime, moral dhe nuk i nënshtrohet egove për pozitë.

Me pak fjalë, Lumir Abdixhiku është ministri më i mirë që ka pasur Kosova ndonjëherë. Faleminderit Lumir, që dha një shembull se si punohet me nder dhe dinjitet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat