Me rastin e 100 vjetorit të luftës së 1920-s lufta e fshatarsisë vlonjate dhe e dushkarakut për çlirimine Vlorës, më 1920

Opinione

Me rastin e 100 vjetorit të luftës së 1920-s lufta e fshatarsisë vlonjate dhe e dushkarakut për çlirimine Vlorës, më 1920

Nga: Agim Jazaj Më: 3 qershor 2020 Në ora: 17:49
Agim Jazaj

Atdhetari, mëndje ndrituri, pendë arti: Mid’hat Frashëri, shënon fortë:

Vlorë, një emër paskëtaj, me historinë e Shqipërisë; me lidhje të zgjidhëshme. Dy data: 1912 dhe 1920, dy ngjarje, dy flakë. E dyta plotësoi të parën, e mbaroi, e forcoi, i dha shkëlqim, e bëri të vërtetë, reale, e shpëtoi prej mjegullës dhe dyshimit. E para i hapi udhë të dytës, po e dyta i dha trup së parës, e bëri më të  pashme, të gjallë, me shpirt, me frymë”…

*Edhe pas “Traktatit të Londrës” trupat fashisto- pushtuese nuk pranuan të tërhiqeshin nga rrethet e Vlorës, dhe Tepelenës.

Ky qëndrim, ndoshta konvergonte edhe me qëndrimin e tregëtarëve të mëdhenj, bejlerëve dhe agallarëve, fajdexhinjve, sepse pasuroheshin në kurriz të popullit fukara. Në këto kushte të rënda ekonomike- shoqërore dhe politike- patrioti: Ismail Qemali, ngriti zërin dhe bëri thirrje kundër qëndrimit të ushtrisë pushtuese në Vlorë, duke e parë rrezikun që po u kanosej ende për Pavarësinë Kombëtare.

Në këto kohë, në krye të djalërisë vlonjate në qytet dhe në fshatrat vlonjate u ngritën më këmbë dhe në krye patriotët e shquar; Avni Rustemi, Halim Xhelo, Jani Minga, etj.

Avni Rustemi së bashku me patriotët e tjerë vlonjat; Halim Xhelo e Jani Minga, në vitin 1918 udhëheqwn organizatën e “Mbrojtjes Kombëtare”, duke organizuar demonstratën e madhe të 28 Nëntorit, të vitit 1919, me rastin e 7 vjetorit të Pavarësisë Kombëtare!

Nga djalëria vlonjate e qytetit dhe e gjithë fshatrave, u shënua një mobilizim dhe organizim për të luftuar pushtuesin. Demonstruesit hidhnin parrulla: “Vlora është e jona” dhe valvitnin flamujt gjatë zhvillimit të demonstratës.

Në vitin 1919, nën drejtimin e patriotit Halim Xhelo, u formua shoqëria kulturore: “Shtiza e Qytetrimit”, e cila nën hundët e pushtuesit i dha impulse të reja lëvizjes kombëtare dhe detyroi imperialistët të përqëndronin vëmëndjen për të ruajtur zotrimin mbi Vlorën, duke e parë këtë si qëndrën më të rëndësishme, strategjike për të siguruar Adriatikun, duke e quajtur gjirin e Vlorës, si atë të Gjiblartarit.

Gjithë këto evenimete të pasuara nga Lëvizje të fuqishme patriotike në Vlorë kishin ndjeshmërinë dhe përfshinte në veprimtaritë patriotike kudo edhe në shpirtin e vatrat e banorëve të Dushkarakut, qysh nga “Kongresi i Lushnjes”, “Kuvendi i Barçallasë”.

Nga gjithë këto reagime, patriotike; gjeneral Piaçentini, kryekomandant i forcave italiane të Vlorës, më 16 Maj të vitit 1920 shpalli “Gjëndjen e Jashëzakonshme” dhe urdhëroi zbatimin e saj, ndaloi mbledhjet e qytetarëve pa leje, si dhe mbajtjen e dyerëve të shtëpive të hapura, pas orës 22.oo.

Në këto kushte, më 20 maj të vitit 1920, u krijua “Komiteti i Mbrojtjes Kombëtare”. Dhe më 3 Qershor 1920 ky komitet lajmëroi dhe zhvilloi mbledhjen e “Beunit”, e shënuar në histori si; “Kuvendi i Beunit”.

Kuvendi vendosi të mernin pjesë në luftën për çlirimin e Vlorës nga një person për çdo familje. Komiteti i Mbrojtjes Kombëtare i dërgoi ultimatumin komandantit të forcave pushtuese italiane:

  Setemio Piaçentinit:

“Ultimatum te Piaçentini,

E çoi Mehmet Selimi”…

Në ultimatumin formulohej: ”Sot populli shqiptar, i bashkuar më shumë se kurrë, duke mos mundur të durojë të shitet si bagëti nëpër pazaret e Evropës, si shpërblim i Italo-Grekëve-Serbëve”. Dhe vendosi të marë armët. Ultimatumi kërkonte përgjigjen, po brenda datës 4 Qershor të vitit 1920.

Në mbarim të kohës së Ultimatumit, më 3 Qershor 1920, trupat vullnetare u ndan sipas planit të “Komisionit të Luftës”.

Duke u gdhirë e dielë, 5 Qershor i vitit 1920, nisi lufta e popullit e vegjëlisë, lufta e shënjtë patriotoke, kundër qëndrave ushtarake në Kotë, Gjorëm, Drashovicë, Llogora, Jonufër.

Si rezultat i këtyre betejave, repartet xheniere dhe postat e karabinierisë, u spastruan ku ishin të instaluara në fshatrat; Sevaster, Dushkarak, Vajzë, etj.

Më pastaj u kalua në sulme, në qëndrat e tjera të fortifikuara.

Atë kohë populli e përejtësoi në këngë:

“Andej armë e maqina,

 Këtej spata e martina,        

Andej rreth e rreth me hekur,

Ha e pi e vish e ngjish,

Këtej kur dhe për të vdekur,

Fshinin gjakun me këmishë”…

Në luftën anti-imperialiste, si gjithë populli i Vlorës edhe ai i Dushkarakut dha një kontribut të dukshëm në këtë epope të skalitur në vargjet e këngës:

“Sevaster e Dushkarak,

Ç’u shkulën si një bajrak,

U hodhën mbi Vlorën Plakë,

E ndezën tym e flakë,

Ik në Romë, këtu s’ke hak,

Se ka zot ky toprak,

Të bëjmë synet me biçak.

Dushkarak e Sevaster,

Tokë me fshatra të tjerë,

Shumë lartë e çuan nderë,

Zaptuesin e hodhën në erë”…

Në këtë epope edhe populli i Dushkarakut, ka dhënë kontributin e tij, si në gjithë evenimetet historike dhe atdhetare.

Çeta e Dushkarakut u inkuadrua në batalionin e Kudhësit, e përbërë me afro 50 luftëtarë, me komanadantin e çetës së tyre; Mehmet Fegë Xhelilaj luftuan me trimëri të rrallë për shpartallimin e postave të avancuara të pushtuesit si në: Dushkarak, Sevaster, Ploçë, Vajzë, Kotë, Mavrovë, Drashovicë, Sherishtë, e deri në Qafën e Koçiut.

Në këto luftime të ashpëra dhe të pa barabarta si nga numri i luftëtarve dhe mjetet, teknika e armatimi, dhanë jetën e gjakun, ranë me heroizmin e pashoq edhe bijtë e fshatit Dushkarak:

 Zyber Bjeto Bejta, Deliko Ymer Jaupaj, Qerim Mane Manaj,  Qëndro Fegë Xhelilaj, Selim Demir Hamazaraj, ndërsa u plagosën në ato beteja bijtë vullnetarë të Dushkarakut:

Mehmet Fegë Xhelilaj, Haxhi Ismail Bushaj, Musa Ahmet Musaraj, Myslym, Merko Merkaj, Rustem Vero Veraj

Legjendës së Zyber Bejto (Kudhësioti) për heroizmin e tij, të pa shoq, në Kotë, i cili rrëzoi për tokë 3 të vdekur me shkopin në dorë, kënga e ka skalitur dhe e ruan:

“Zyber Bejto Kudhësioti,

Një shkop kish vetëm në dorë,

I pari i shokëve shkoi,

Tre italian i ka ngordh,

Trimëria jote e pa çmuar,

Një histori për të shkruar”…

Në luftën e Vlorës, dhe për çlirimin e saj dha jetën edhe biri i Dushkarakut, Qëndro Fegë Xhelilaj, i cili ka mbetur i gjallë në vargjet e këngës:

“Qëndro Fega është vrarë,

Sheshtazi duke luftuar,

Gjithë Kudhësi e ka qarë,

Për trimin e kulluar”…

Edhe trimi Selim Hamzaraj, djalë i ri, bir i Dushkarakut dha jetën heroikisht, duke u hedhur mbi telat me gjëmba në pozicionet armike, i thurur në këngët e popullit:

“Selimi një djalë i ri,

Shkoi në luftë dhe s’u kthye,

Luftoi me trimëri,

Për të shtrënjtin Atdhe”…

Grupet e vogëla të luftëtarëve, në operacionet e tyre goditën rajonet e fortifikuara, ku ishin dislokuar forcat pushtuese si në Llogora, Ullishten e Vlorës, ku luftëtarët e njohur Selam Musai, Sheme Lepenica, Reshit Birçe nga Sevasteri dhe Mehmet Fega nga Dushkaraku, u përleshën me pushtuesit në Llogora.

Kënga e thurur për oficerin Mehmet Fega ka mbetur në përjetësi:

“Atje te ulliri me dega,

U plagos trimi Mehmet Fega,

Kur pa që u plagos Mehmeti,

U hodh pa rreshtur mbi ta,

Reshit Birçe Sevasteri,

Po dhe ky trim na u vra”….

Viti 1920, i quajtur dhe në në atë kohë si viti i: “Rilindjes”.

Nëse Greqia kishte Kretën, Spartën, Shqipëria kishte Vlorën. Labërinë, Kotën, Drashovicën…Për të cilat vargjet e poetit mbeten në përjetësi:

“Obobo se ç’qënka Kota,

Bytym Mitroloz e topa,

Më e bukur se Evropa,

U plagos Kanani nga Shkoza,

Vallë cilin pati pranë,

Që i zbërthehu gjerdanë,

Me këmishë i lidhi plagnë,

Pati Ismail Hekuranë”…

Laitmotivi i shqiptarit në shekuj ka qënë: “Më e ëmbël vdekja, kur i huaji vjen, dhe në mes të vatrës, bën si i pëlqen”.

Në këto beteja titanike bijtë e Dushkarakut dhanë kontributin, po edhe gjakun, jetën e tyre për vatanin.

Në epopenë e Luftës së Vlorës më 1920, si gjithë popullsia e qarkut të Vlorës edhe bijtë e fshatit të Dushkarakut kanë qënë të organizuar në dy grupe. Njeri merte pjesë në lufë dhe grupi tjetër qëndronte në rezervë dhe do të merte pjesë në luftime vetëm me urdhër të “Komitetit të Mbrojtjes Kombëtare”.

 Në grupin e parë të bijvë të Dushakarkut, kanë marë pjesë këta bij:

Mehmet Fegë Xhelilaj-komandant çete. Dhe vullnetarët: Elmaz Sinan Sinani, Ismail Hekuran Xhelilaj, Mexhit Selfo Gjonaj, Alush Sulejmën Veizaj, Bino Xhafer Xhaferaj, Sadik Laze Tafilaj, Haxhi Ismail Bushaj, Hasim Mëno Deraj, Dan Feta Dëraj, Shaskë Rustem Kapaj, Selam Ormën Alliraj, Qerim Ismail Haxhaj, Rrapo Hyso Malaj, Tartar Jaup Llanaj, Nuredin Elmaz Meçaj, Zyber Bejto Bejtaj, Selim Demir Hamzaraj, Qerim Mane Manaj, Qëndro Fegë Xhelilaj, Veliko Ymer Jaupaj, Ahmet Musa Zeqaj, Banush Hasan Pashaj, Hajri Sulejmën Veizaj, Musa Tartar Tartaraj, Alem Merko Gjona, Myslym Merko Merkaj, Musa Ahmet Musaraj, Rustem Vero Veraj, Osmën Malo Malaj, Murat Hekuran Xhelilaj, Sadedin Selfo Gjonaj, Mahmut Selman Gjonaj, Muço Fako Pashaj, Sheme Hadër Hadëraj, Shaban Hysen Bushaj, Jemin Jonuz Shanaj,  Sheme Balil Haxhaj, Myftar Abaz Shanaj, Rexhep Shako Barjami, Lilo Demir Hamzaraj, Alush Meço Meçaj, Likë Sinan Sinani, Mahmut Sadedin Kaçaj  

*Në këtë kryengritje popullore të armatosur u përshinë edhe vullnetar nga gjithë krahina e “Kudhësit” dhe bashkë më ta edhe vullnetarë nga fshati Dushkarak, nën komandën e patriotëve Rrapo Çelo Beqiraj dhe Mehmet Fegë Xhelilaj, të cilët në atë kohë ishin edhe oficerë fanolistë, me gradën e togerit, të ndjekur nga dushkarakasit e tjerë si:

Ismail Hekuran Xhelilaj, Musa Tartar Tartaraj, Lilo Demir Hamzaraj, Hajro Sulejmën Veizaj, Rexhep Shako Barjami.

Urrejtja dhe shpirti patriotik, kishte lindur në shpirtin e njerëzve dhe shpërthente në aksionet e ditve të bijve të Dushkarakut, duke ngritur në revoltë pleq, grat, burrat, të rinjtë dhe të reja…

*Dhe PROF, DR: Bardhos Gaçe; shënon në faqet e tij të ndritura:

“Zeri kryengritës e liridashës i banorëve të Dushkarakut, gjëmon ende në historinë shqiptare, në kryengritjet antiturke të shek. XV, si dhe ato të fshatarsisë së Jugut 1834, 1847, 1911, deri në prag të shpalljes së Pavarsisë Kombëtare, duke u bërë një mbështetje e fuqishme për Ismail Qemalin dhe shtetin e pavarur shqiptar. Në kohët e këngës epike popullore ngrihen me flatra edhe luftëtarët popullor të Dushkarakut, në Luftën e Vlorës 1920, kundër pushtuesve italian, e sidomos në epopenë e madhe Çlirimtare, kundër pushtuesve nazi-fashistë, në vitet e luftës së Dytë Botërore”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat