Behgjet Pacolli xhoker i koalicioneve politike në Kosovë!

Opinione

Behgjet Pacolli xhoker i koalicioneve politike në Kosovë!

Ismail Muçiqi Nga Ismail Muçiqi Më 3 qershor 2020 Në ora: 20:08
Behgjet Pacolli

Në mbledhjen e sotme anemike dhe kontroverse të Parlamentit të Kosovës, në të cilën u improvizua zgjedhja e një Qeverie pa mandat, mu kujtua deklarata e veprimtarit të çështjes kombëtare zotëri Adem Demaqit i cili para ca vitesh patë deklaruar: "Behgjet Pacolli është biznismen i mirë dinë me bë para, por nuk dinë dhe nuk duhet të mirret me politikë".

Mjerisht ky njeri është shndërruar në "patericë" të partive politike sa here që afrohet koha për të formuar ndonjë Qeveri në Republikën e Kosovës.

Ky njeri "politikanë", si Kryetar i AKR-së, parti minore në të cilën defiluan dhe ikën një numër i emrave të intelektualëve të profileve të ndryshëm, të cilët shpejtë ja kthyen shpinën kësaj partie pa perspektivë.

Ky subjekt të cilin e përfaqëson Pacolli, më shumë i përngjan një mëhallë të fisit se sa të ndonjë partie të mirëfilltë politike.

Pacolli përmes AKR-së që nga ardhja e ti në politikë, kishte aspirata të mëdha për tu berë njeri (emër) i madh në Kosovë.

Por politika e ti adoleshente vazhdimisht dështojë dhe u përcoll në afera të ndryshme.

Ky gjatë kësaj periudhe të karrierës politike duke lakmuar pushtetin, gjithmonë nga situatat e krijuara në skenën politike në momentet e fundit i ndërroj parimet dhe gjithmonë ju bashkua klaneve më të forta politike.

Kalkulimet e ti politike i sollën më shumë dëme institucioneve të shtetit se sa ndonjë e mirë për tu mbajtur mend.

Qëndrimi dhe politika e ti jo konsistonte, shumë herë doli edhe qesharake para opinionit të gjerë.

Aferat në karrierën e ti në politikën e Kosovës, u manifestuan edhe me rastin e emërimit të ti si President i Republikës së Kosovës.

Të cilin funksion e ushtrojë vetëm disa ditë, për ta goditur Gjykata Kushtetuese si proces i parregullt, i cili ishte kurdisur përmes skenarëve të liderëve të skenës politike.

Si Ministër i Punëve të Jashtme, Pacolli pati dështime gjithandej dhe u kritikua shumë për emërimet e shumëta të familjarëve të politikanëve dhe të njerëzve jo kompetent, të padijshëm të cilët i sollën dëme diplomacisë së jashtme.

Gjatë mandatit si Ministër i Punëve të Jashtme, në vend të sukseseve për shtimin e numrit të njohjeve në të mirë të Shtetit të Kosovës, më shumë u përfol për numrin e çnjohjeve që bënë shtetet e ndryshme kundër Kosovës.

Sot askush saktësisht nuk e dinë se sa shtete në Botë e kanë njohur shtetin e Kosovës.

Pacolli në kohën kritike të gjendjes së pandemisë, kur Kosova ishte në karantinë, ky vrapojë nga Zvicra për të arritur sa më shpejtë në Kosovë, për tu bërë patericë e koalicioneve jo parimore, për ti dhuruar dy votat e ti që tani i kanë mbeturë për formimin e Qeverisë Hoti.

Nga dëshira e madhe e ti dhe pretendimet për vazhdimin e karrierës ai gjatë kohës së pandemisë, krijojë aferë të panevojshme, duke dhënë deklarata shumë të pamatura, kundër Qeverisë Kurti, duke e kualifikuar Qeverinë në pushtet me akuza më ekstreme si: kriminale, terroriste dhe në ketë mënyrë krijojë tensione dhe përçarje në skenën politike.

Tani edhe sot kur Qeveria e koalicioneve jo parimore paraprakisht të dështuara të cilat fatin dhe qeverisjen e kanë lidhur me Listën Serbska në krye me Goran Rakiqin si zv.Kryeministër, dy votat e Behgjet Pacollit ishin si gjithmonë xhokeri i fundi për tu votuar Qeveria Hoti.

Qeveria e cila formohet gjatë natës përmes "tugjareve" të politikës, nuk është asgjë tjetër përpos degradim dhe shkelje e parimeve dhe të normave të demokracisë të një shoqërie e cila pretendon të ndërtojë një shtet ligjorë.

Koha do të tregojë se deri ku ka arritur mendësia, dhe mendja e varfër e njerëzve të cilët e kanë shkelur dhe anashkaluar vullnetin e popullit dhe kanë humbur çdo arsye racionale në raport me integritetin dhe moralin e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat