Pse Shqipëria dhe Kosova e injoruan Tuzin dhe Malësinë në ditët e vështira të koronavirusit?!

Opinione

Pse Shqipëria dhe Kosova e injoruan Tuzin dhe Malësinë në ditët e vështira të koronavirusit?!

Nga: Gjekë Gjonlekaj/New York Më: 4 qershor 2020 Në ora: 07:24
Gjekë Gjonlekaj

Kjo fjali është shumë e cituar dhe e respektuar qysh në kohërat antike. Kjo fjali në gjuhën latine ishte shumë e nderuar në Romen para dhe pas kristiane. Këtë fjali biblike e kishin adaptuar  më vonë shumë e shtete perendimore. Kjo fjali e shejtë dhe shumë e thjeshtë, është gdhëndur në disa prej simboleve kombëtare amerikane. Origjina e kësaj fjalie mbase e pashkruar është e vjetër aq sa është shoqëria njerëzore. Shoqëritë e para primitive  këtë fjali e kishin tepër të rëndësishme për mbijetesë. Qysh në kohën e gurit e deri sot kjo kontratë e pashkruar ishte zbatua më shumë se asnjë marrëveshje tjetër dhe mbijetesa e njerëzimit gjatë gjithë  këtyre stuhive të shkakaturara nga Nëna Natyrë është meritë s e vlerës më të lartë morale  "një për të gjithë e të gjithë për një". Kjo fjali ishte formul shpëtimi gjatë luftërave që kishin shkaktuar diktatorët dhe pushtuesit e cmendur.Bile ne shqiptarët  i kemi përjetuar këto t-suname para dy dekadash në Kosovë. Fjalët "e pluribus unum" ishin të domosdoshme në familje, në punë, në shkollë dhe në shoqëri, pararësisht se ishim shoqëri e vogël ekonomikisht jo e zhvillar. Kjo ishte fjalia kryesore e Kodit tonë moral. E gjihtrë historia dhe kultura jonë lidhej me këtë formulë. Ata që nuk e nderonin këtë thirrje hyjnore ishin të pabesë dhe të mbrapshtë. 

Para më shumë se 100 ditësh Tuziin dhe Malësinë kishte goditur pandemia vdekjeprurëse e njohur botërisht me emërin korona virusi. Kjo kolerë e re e quajtur COVID-19 u përhapë me shpejtësi rrufeje në pjsën më të madhe të botës. Malësia brënda pak ditësh ishte goditur më keq se asnjë rajon tjetër në Ballkan. Brenda disa ditësh ishn njoftuar 37 të smurë  nga kjo pandemi. E kishte tronditur Malësinë si të kishte rënë ndonjë shkëmb komete..Vendet ballkanike ishin tmerruar e alarmuar , ngase kjo ishte komuna me e re dhe e pa përvojë për një katastrofë të tillë. Ky përbindësëh ishte vërsulur  si bish e tërbuar kundër kësaj treve të shtypur nëpër shekuj. Këtë fantazëm lugatë thuase djalli e kishte dërguar për ta zhdukur Malësinë. Por trimi i trimave Nik Gjelosaj me bashkëpunëtorët e tij dhe malësorët shqiptarë vullnetarë u gjetën në ballë të luftës për shpëtimin e këtij populli. Qeveria malazeze u gjet pranë duke bërë një punë të mrekullueshme për të ndaluar këtë llahtari në tokën tonë. Edhe T.V BOIN bëri punë ë shkëlqyeshme.Ishin për cdo lavdatë sjlelljet e  qytetarëve të Malësisë dhe Tuzit. Ata u treguan shumë  më të sjellshëm se qyyetarët e shumë vedeve të botës perëndimore. Kjo trevë antike ilire ishte ato ditë mbase e më e disiplinuar se Madridi ose Neë Yorku. Ato ditë u pa edhe bujaria e disa qytetarëve të Malësisë, por nuk mund të injorohen  as donacionet e diasporës që për një kushtrim si ky ishin pak por fjala e urtë popullore thotë :" më mirë pak se aspak''.

Nëpunësit e Komunës së Tuzit i bën publike të gjitha donacionet, bile edhe për një donacion nga shoqata dhe individë nga Mali i Zi.

Për cudi nuk u bë i ditur asnjë lajm për donacione nga dy shtetet shqiptare. Në ditët kur Malësia tronditej nga kjo pandemi katastrofike  Shqipëria kishte vetëm disa të prekur ndërsa Kosova asnjë. Pavarësisht se ishin mbyllur kufijtë mes këtyre tri vendeve, Shqipqria dhe Kosova mund të bënin dicka për komunën e re të Malësisë. Qeveritë e këtyre dy vendeve e trajtuan Tuzin dhe Malësinë si të ishin ishuj të Indonezisë, pavarësisht  se një pjesë e madhe e politikanëve, intelektualëve dhe afaristëv të këtyre dy vendeve kishin kaluar dhjetëra herë  Hanin e Hotit, Tuzin  dhe Malësisië. Tuzi është një qytez me rëndësi që lidhë Shkodrën dhe Podgorcën. As qëndrat mjekësore të Tiranës dhe Prishtinës nuk kishin dhënë as kontributin më të vogël për shpëtimin e kësaj treve.  Biznismenëve të Shqipërisë dhe Kosovës u kishte hyë ato ditë gjarpëri në xhep.  Bile nuk ishin dëgjuar as fjalë të mira. Sic duket ato ditë ata ishin të lumtur që ishin byllur kufijtë dhe ky do të ishte aryetimi i tyre pse ata nuk dhanë asnjë kontributë për Tuzin dhe Malësië. Nuk është njoftuar asnjë fjalë për kontributin e biznismenëve shqiptarë nga Kosva dhe Shqipëria në diasporë. Sumë prej tyre me të cilët kemi bashkëpunuar natë e ditë për të mirën e këtyre dy vendeve janë shumë të pasur, por këta "patriot" ishin shurlluar ato ditë. Ky ishin ato ditë ata "burra" të diasporës së Amerikë që edhe në takimet më të parëndësishme ata ulen në krye te vendit. 

 Në këtë mes u shqua për të mirë dhe vepër fisnike këngëtari i njour shqiptar nga Kosova Labinot Tahiri i cili kishte dhënë 5000 euro për Malësinë dhe 5000 euro për Ulqinin. Thonë se janë shënuar ehe dy shqiptarë nha Kosova me donacionet e tyre prej 100 eurosh.  

Një pjesë e Malësisë është ndarë nga Shqipëria në kohën e Lidhjes Shqiptare të Prizreit, ndërsa një pjesë tjetër në vitin 1913. Qysh atëhërë e sot Malësia e konsideron Shqipërinë shtet amë. Pavarësisht sundimeve brutale sllave Malësia asnjëhërë nuk e ka mohuar Shqipërinë. Malesia ishte vënë në shërbim të Shqipërisë gjatë dy ltërave botërore. Malësia gjitheëmonë i ka pritur dhe strehuar shqiptarët nga Shqipëria. Bile shumë intelektualë të njohur të Shqipërisë janë pritur me nderime të jashtzakonshme në Malësi, ku bënin pjesë shumë intelektualë midis tyre edhe Martin Camaj. Para Luftës së Dytë kishin jetuar në Malësi disa politikanë anti-zogist të Shqipërsië, pastaj shumë emigrantë shqiptarë anti-komunist. Ata ishin  pritur e nderuar nga banorët e Malësisë dhe ishin larguar për në botën perëndimore pa u hyrë ferrë në këmbë. Malësorët i kishin trajtuar si vëllëzërë o motra të vërteta. Disa prej këtyre hapën dyert e botës perëndimore për shqiptarët malësorët në Mal të Zi.  Pas Luftës së Dytë Kosova kshte dhënë kontributë të madh për arsimn e malësorëve. Atje ishin shkolluar shumica e mësuesëve, arsmtarëve dhe profesorëve malësorë. Këtu  bëjë pjesë edhe unë që po i shkruaj këto rallë.Para një gjysmë shekuli kishte filluar shpërngulja masive e Malësisë. Sot dy të trëtat e malësorëve jetojnë në Amerikë. Malësorët  në Amerikë u shoqëruan ë fillim me mërgimtarët politikë të Shqipërisë. Shumica e tyre ishn atdhetarë dhe të edukuar. Disa  nga ata kishn gëzuar poste të larta politike dhe kulturore në Shqipëri. Nga ata mësuam shumë për kombin. Malësorët u bashkuan më mërgimtarët nga Shqipëria kundër dikaturës komuniste,duke marrë pjesë në demonstrate dhe aktivitete të ndryshme antikmunise, duke u qëndruar besnikë idealeve të tyre deri pas rënjes së diktakturës komunsite. Dsa malësorë kishin hapur  rardio-emisione në gjuën shqipe të cilat u vunë në veprim kumdër diktaturës në Shqipëri. Por pas demonstrative të Kosovës të vitit 1981, malësorë u përcanë sepse një pjesë e madhe u bashkua me regjimin e Tiranës, duke u arsyetuar se kështu do të ishin më të fuqishëm për lirinë e Kosovës. Ky grupim "i majtë" sic i quanim në atë kohë ishin shumë aktivë për lirinë e Kosoës.Ata ishin agresiv ndaj mërgatës shqiptare antikomuniste. Shumica e këtij grupi ishin nga Malësia dhe Kosova.  Ata kishin lidhje të ngushta me Misionin e Shqipërisë në Kombet e Bashkuara. Në filllim ata gjetën mbështetje te kongresmeni  Dio Gardi dhe miqët e tij në Kongres. Në fillim të vitit 1981 numri i shqiptarëve nga Kosova ishte shumë i vogël, sepse ata  nuk kshin mërguar në Amerikë ashtu sic kishin bërë malësorët. Cprej vitit 1981 e deri në verën e vitit 1999 malësorët qofshin ata të majtë ose të djathtë  nuk u naluan asnjë ditë për të mirën e Kosovës dhe Shqipërisë.  Asnjë krahinë tjetër shqiptare nuk ka dhënë më shumë se Malësia për lirnë e Kosovës.Ata kanë bërë protesta para institucioneve më të larta politike të Shteteve të Bashkuara, bile malësorët kanë organizuar demonstatat e Daytonit. Ata kanë marrë pjesë edhe në demonstratat e  Rambujesë . C'prej vitit 1981 malësorët kanë dhënë miliona dollarë dhe qindra mijëra orë pune për lirinë e Kosovës. Malësorët kanë dërguar armatime në Kosovë gjatë lutës. Kanë qënë shumë të rreptë me komentet e tyre në radio-televizionin amerikan. Një dyzinë(12 veta) malësorë nga nga Hoti,Gruda, Dinosha,Koja,Trieshi dhe Mileshi, Rrogathi e Shipshaniku kanë marrë pjesë në Luftën e Kosovës. Bile disa nga ata kishin lindur në Amerikë. Për kontributin e malësorëve të Amerikës mund të shkruhen vepra të shkëlqyeshme.Malësorët e Amerikë kanë dhnënë qindra mijëra dollarë për instituciomet fetare në Shqpëri dhe Kosovë. Pastaj ata kanë dhënë qindar mijëra dollarë për ndërtime të ndryshme pas rrënimeve natyore në Shqipëri.

Gjatë Luftës së Kosovës mijëra refugjatë nga Kosova ishin vendosur në Malësi. Malësorëti kishin prtur dhe strehuar në shtëpitë e tyre. Malësorët  e Amerikes kishin bështëtur luftën e shqiptarëve në Maqesoni dhe në Luginën e Preshevës. Profesori i Universitetit të Oxfordit Noel Malcolm në vepren e tij"Kosova Histori e Shkurtër" thotë se Malësia është ura kryespre për lidhjet midis Shqipërisë e Kosovës pavarësisht se sërbëi kishin bërë cmos për ta rrënuar këtë urë.  Në verën e vitit 2011 kjo trevë kremtoi 100-vjetorin e Kryengritjes së Malësisë. Për këtë kryengritje e cila një vitit më vonë solli pavarësinë e atij vendi, Shpëria nuk shpënzoi asnjë dollarë të vetëm. Këtë maifestim historrik  e kishin finacuar malësorët e Amerikës, bile qeveria shqipre nuk  i kishte kushtuar asnjë minut kohë. Ato ditë qeveria e Shqipërisë  kishte dërguar donacion prej 450.000 (katërqind e pesëdhjet mijë} dollarësh komunës sërbe së Gracanicës.  Këtë dhuratë e kishte dorezuar në Gracanicë njëri prej ministrave shqiptarë të Shqipërisë. . Për 100-vjetorin e Kryengritjes së Malësisë ku ishn vrarë 350 malësorë nuk kishte bere asnje nderim.. E kishin kaluar pa asnjë perkujtim atë luftë të cilën e kishte drejtuar Dedë Gjo'Luli. Tash 30-vjet e këndej qysh se u shëmbë diktatura nuk është njoftuar se qeveria aqiptare të këtë dhënë një lek ose dollarë për Malësinë tonë. Malësorët e Amerikës i kishin pritur me nderime  të gjithë politikanët  dhe intelektualët e Kosovës dhe të Shqipërisë. Malësorët kishin shtruar për ata dreka dhe darka solemne ku kishin marrë pjesë personalitete të larta të politikës amerikane. Disa malësorë të Amerikës finacuan shumë nga fushatat e tyre politike dhe kulturore. Pastaj pronarët  malësorë u dhanë punë mërgimtarëve nga Shqipëria duke i konsidëruar si vëllazërë të tyre.Për 2 dekada të gjtha energjitë e malësorëve ishin përqënduar në lirinë dhe pavarësinë e Kosovës dhe demokrtazimin e Shjqipërisë. Disa nga malësorët që kishin marrë pjesë në demonstrata pasi kishin vajtur  për vizita familjare në vendlide ishn ishin torturuar dhe dënuar me burgime të rënd nga sigurimi jugosllav. Një pjesë tjetër e malësorëve kishim humbur të dejtën e vizitës në vendlindje për shkak të aktiviteteve në Amerikë.  Bile edeh pas Luftës së Kosovës kishim frikë nga autoritetet e sigurimit sërbo-malazez. Injorimi total i Shqipërisë dhe Kosovës për Malësinë në ato ditë të vështira nuk do të harrohet kurrë. Wnston Churchill kishte një qëndrim të ashpër kundër atyre që e injoronin. E pluribus Unum ishte zhdukur ato ditë nga dy shtetet shqiptare. Por një fjalë e urtë popullore thotë: "fal por mos harro"(forgive but don't forget). 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat