Ministri që ua 'lëshoi' mjekrën!

Opinione

Ministri që ua 'lëshoi' mjekrën!

Nga: Kimete Berisha Më: 4 qershor 2020 Në ora: 16:11
Kimete Berisha

Ministri që ua 'lëshoi' mjekrën!

Arben Vitia ishte ministër simpatik dhe modern, i kulturuar, i qetë dhe fjalëpak.
Ishte kollaj m'i besu.

Vetëbesimin e madh që e ka e 'fshihte' dhe e mbante nën kontroll me mirësi dhe përulësi, prandaj dukej i veçantë, dhe kështu ndodhi që shumë meshkujve 'ua lëshoi' mjekrën, sidomos këtyre të PDK-së.

Burrat që kurrë s'kanë marrë guxim me lshu mjekër, nga frika se duken të vjetër, u trimëruan nga Arben Vitia, i cili guxon të jetë i thinjur dhe thinjat t'i kthejë në fashion.

Nuk ia lakmuan pozitën, nuk i frymëzoi Arben Vitia m'u bë doktora, por ia lakmuan mjekrën dhe i frymëzoi të duken si ai, dhe kështu Arben Vitia u bë model.

Shumë meshkuj (sidomos meshkujt e thinjur të PDK-së) ia lakmuan stilin e mjekrës (që është stili i cjapit-Goaetee).

Dhe ia lakmuan thinjat, që s'është normale m'i lakmu thinjat.
Me qenë i thinjur nuk është shenjë e pleqërisë, sepse ka shumë njerëz në moshë të madhe që nuk e kanë asnjë thinjë, ashtu siç ka 18-të vjeçar me thinja.

Tash mjekra e Vitisë (si unazë e sërrmit) u shumëzua, dhe kah të rrotullohesh e sheh nga një 'Arben Viti'.

Dikujt i keshin teshat n'trup, çka të veshë e kthen në modë, e dikush çka të thotë e bën 'hit'.

Mua do të më mungoj Arben Vitia, sepse kisha besim te Ai.

Tash që s'është më ministër, e kam kthyer antenën kah Angela Merkel, dhe do të veproj sipas rekomandimeve të saj derisa të shpallet e përfunduar pandemia.

Sepse këtu politika dhe pushteti janë më të rëndësishme se shëndeti dhe jeta.

Janë shliru' i madh e i vogël (me konsipracione, thuajse bota sillet rreth nesh e ne jemi qendra e njerëzimit dhe se çdo gjë që po ndodh, edhe pandemia, po ndodh me na ngul neve, e me na lënë neve të ngujuar, po ne nuk e hamë atë fore).

Realiteti dhe rreziku po mohohet me teori të huazuara të konsipracionit (shqiptarët gjithmonë plagjiatorë, se edhe konspiracionet 'i vjedhin', se nuk janë në gjendje me maru një konsipracion burimor).

Pasiguri e paqartësi e madhe.

Ndërkohë vazhdojnë rastet me infeksione, nga institucionet nuk respektohet më pastërtia, as distanca, as siguria, as maska, as dorëza, të kolliten para hundve e të teshtijnë, s'ke kah ja mban se nëse ankohesh të marrin për tuts që beson në 'rrena'.

Këta njerëz që para dy muajve rriheshin për një thes miell, tash hyxhym nëpër qendra tregtare. Rendi aq i madh i dashamirëve të modës para qendrave tregtare, sa ta merr mendja cullak ka mbet ky popull pa tesha.

Qendrat tregtare te ne shërbejnë më shumë si Kinema (me shku me këqyr tesha), se shumica dalin pa ble kurgjë.

P.S. Faleminderit ministër, Arben Vitia!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat