Ambasador Grenell, je me njerëzit e gabuar!

Opinione

Ambasador Grenell, je me njerëzit e gabuar!

Nga: Elida Buçpapaj Më: 4 qershor 2020 Në ora: 21:06
Ilustrim

Zoti Ambasador, nga pozitat e një zyrtari të lartë, çfarë do gjë që thoni dhe bëni merr një kontoacion politik që mban emrin tuaj Richard Grenell!

(Nuk po them që mban emrin e SHBA sepse ndaj Kosovës qendrimi Amerikan nuk konfondohet me qendrimin e një diplomati të lartë, kush do qoftë ai.)

Këtë kuptim merr edhe fotoja ku shfaqeni me treshen Skënder Hyseni-Agim Veliu-Abdullah Hoti.

Se ju i mbështesni ata!

Ju mund të thoni se ata përfaqësojnë LDK-në, të paktën kështu mund t’ju jenë paraqitur!

Që të përfaqësojnë LDK duhet të marrin votat e elektoratit. Por elektorati i ka shporrur!

Fotoja shkakton efekt negativ tek ata që e shohin!

Të cilët thonë: por çfarë do Ambasadori Grenell me këto figura të djegura, të konsumuara plotësisht, të shtrydhura si limoni nga dy liderë të konsumuar shtershëm sikur Hashim Thaçi dhe Isa Musta, që përfaqësojnë kupolën e kapjes së shtetit në Kosovë!

Skënder Hyseni e ka humbur garën prej zgjedhjeve të 2014 kur elektorati i LDK-së nuk e votoi si deputet, ndërsa Agim Veliu është një zyrtar lokal.

Një politikan që humb garën në SHBA a mund të pretendojë të ketë vend në kryesinë e partive me simbol elefantin apo gomarin ?!

Sigurisht jo!

Ata që ka dalë në foto me ju njihen si çinovnikët e Isa Mustafës, ose ndryshe janë pjesë e kastës të korruptuar politike që i kanë shitur idealet duke shpërdorur pushtetin, këta syresh kur shkojnë në fushatë zgjedhore, i kërkojnë votën elektoratit të LDK-së me premtimin se do ta shporrin jashtë politike Hashim Thaçin dhe, kur elektorati u jep votat, hyjnë në aleancë me Gjarpërin!

Në zgjedhjet e 2019 kasta e LDK-së hyri në zgjedhje duke përdorur kartën e Vjosa Osmanit!

Pra elektorati votoi për Vjosa Osmanin!

Vjosa Osmani nuk e mashtron elektoratin. E mban premtimin!

Siç duhet ta dini, deputetja më e votuar nga elektorati i LDK-së është Vjosa Osmani.

Nëse fotoja do të ishte fair dhe me transparencë, ju do të ishit fokusuar me Vjosa Osmanin, Anton Qunin, pra me politikanë që gëzojnë popullaritetin e LDK-së, ndryshe nga treshja që nuk janë njerëzit e duhur në vendin e duhur.

Treshja e fotos me në krye Isa Mustafën kanë uzurpuar lidërshipin e LDK-së, por nuk mundin të uzurpojnë votën e lirë të elektoratit të LDK-së që voton për Vjosa Osmanin dhe politikanë me integritet.

Përse nuk e kandidoi Isa Mustafa Abdullah Hotin si kandidat për kryeministër në zgjedhjet e 2019?

Pyetje retorike!

Prandaj Isa Mustafa, duke e zgjedhur Vjosa Osmanin si kandidate, (një politikane me standarte Perëndimore dhe formim në SHBA e cila triumfoi), luajti si xhongler aktin më të lartë të mashtruesit ndaj elektoratit të LDK-së, por edhe të fundmin.

Sepse më 25 marsin e 2020, në kulmin e pandemisë të Covid 19, ditën që Isa Mustafa rrëzoi qeverinë e Albin Kurtit koha e Isa Mustafës is over si dhe e atyre që kanë kapur shtetin e Kosovës ! / Voal

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat