Kosova me fotografi që prodhon shumë tradhti - Bota Sot
Kosova me fotografi që prodhon shumë tradhti

Opinione

Kosova me fotografi që prodhon shumë tradhti

Rexhep Torte Nga Rexhep Torte Më 5 qershor 2020 Në ora: 12:22
Elida Buçpapaj, Ilustrim

Ju lumtë Elida Buçpapaj, për  kontributin e dhënë me foton  Skender Hyseni, Richard Grenell, Agim Veliu dhe Abdullah Hoti të shoqëruar me tekst të qëlluar.

Keni bërë gjënë më spektakurare, më të nevojshme   dhe më të dobishme për Kosovën.

Kjo foto është argumenti më i fuqishëm për tradhtinë që po i përgatitet Kosovës nga Hashim Thaçi, president i Kosovës dhe klika e tij Isa Mustafa, Ramush Haradinaj, Fatmir Limaj dhe Behgjet Pacolli.

Kjo foto tregon se kurrë nuk duhet lejuar që dialogun Kosovë-Serbi ta udhëhiqen Hashin Thaçi apo Abdullah Hoti.

Kjo foto tregon se dialogu Kosovë-Serbi me nguti i konvenon vetëm Hashim Thaçit dhe Serbisë.

Kjo foto tregon se dialogu Kosovë-Serbi duhet përgatitur mirë dhe me  të brendshëm.

Kjo foto tregon se në asnjë mënyrë nuk duhet lejuar që dialogun Kosovë-Serbi ta udhëheqin Hashim Thaçi apo Abdullah Hoti, sepse qw të dy kundërmojnë tradhti.

Kjo foto tregon se dialogu Kosovë-Serbi nuk duhet të fillojë pa kërkuar Serbia falje publike për krimet e kryera në Kosovë dhe pa u zbardhur fati i 1650 shqiptarëve të të gjitha moshave dhe gjinive, të rrëmbyer nga ushtria, paramilitarët dhe policët e Serbisë.

Kjo foto tregon se Richard Grenel, ambasador i SHBA-ve prej vagabondi, ka kërkuar dhe i ka mashtruar Skender Hysenin, Agim Veliun dhe Abdullah Hotin, këta sharlatanë të LDK-së që ta tradhtojnë e ta shesin Kosovën

Kjo u dëshmua me daljen e LDK-së nga koalicioni qeverisës më Vetëvendosjen në Qeverinë e Albin Kurtit.

Kjo u dëshmua  me mocionin që LDK e shkarkoi Qeverinë e Albin Kurtit.

KJo u dëshmua  me dekretin kontradiktor të Hashim Thaçit me mandatar Avdullah Hotin,  të cilin për fat të keq e miratoi edhe Gjykata Kushtetuese e Kosovës.

Kjo u dëshmua  edhe me emërimin e Qeverisë kukull të Abdullah Hotit, të mbështetur nga Beogradi, Lista Serbe dhe me  kriminelin Goran Rakiq, aemikun e përbetuar të shqiptarëve ë tashmë të emëruar në postin e zv/kryeministrit në Qeverinë ë Abdullah Hotit.

Kjo fotografi për shkak të transparencës së saj të efektshme  duhet të shpërndahet urgjentisht në tërë Kosovën dhe në tërë diasporën shqiptare, që shqiptarët ta shohin dhe të binden në tradhtinë e Hashim Thaçit dhe të klikës së tij.

Kjo fotografi duhet të vihet në ballë të protestave mbarë popullore paqësore në Kosovë   që sa më shpejt të mbahen zgjedhjet e parakohshme, që Qeverinë e Kosovës ta zgjedhën populli e jo Hashim Thaçi dhe klika e tij .

Në WEB faqen e “Bota Sot”  në rubrikën Opinione më datë 4 qershor 2020,   autorja Elida Buçpapaj plasoi materialin me titull “ Ambasador Grenell je me njerëzit e gabuar”, me  fotografinë skandaloze të shoqëruar me një tekst të qëlluar,  ku shihet  Richard Grenell, emisari i Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, sëbashku me Skender Hysënin, Agim Veliun dhe Abdullah Hotin, që të tre partiakë të LDK-së.

Kjo foto i ka kapur me presh në dorë,  dhe ua ka nxjerrë në mënyrë origjinale, të qartë e të pakontestueshme të palarat dhe tradhtitë që po ia përgatisin Kosovës Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa.

Me sigurinë më të madhe u dëshmua qeveria e përfolur dhe e kontrabanduar  e Abdullah Hotit dhe qëllimet  e saj ogurzeza për Kosovën.

Çka ka kërkuar,  çka ka  biseduar  dhe çka ka premtuar Skender Hyseni, ish  ministër i Jashtëm i Kosovës, më i paafti nga të gjithë ministrat e jashtëm të derisotëm Kosovës, me Richard Grenellin.

Më kujtohet kur Skender Hyseni, në  një nga mbledhjet e KS të OKB për Kosovën, në një debat me Ivica Daçiqin, ministrin e Jashtëm të Serbisë, përveç tekstit të përgatitur e të shkruar, nuk ishte në gjendje ti përgjigjet as edhe me një fjalë, Ivica Daçiqit i cili fliste gënjeshtra për Kosovën.

Çka ka kërkuar dhe çka ka biseduar dhe çka ka premtuar Agim Veliu,  një partiak kontraverz i LDK-së, me Richard Grenellin.

Çka ka kërkuar dhe çka ka biseduar dhe çka ka premtuar, Abdullah Hoti, ky partiak i LDK-së me Richard Grenellin, në këtë takin të fshehtë dhe pa asfarë peshe institucionale.

Kjo foto flet qartë për prapaskenat e e  errëta dhe tepër të rrezikshme që Hashim Thaçi dhe IsaMustafa po ia përgatisin pas shpine  Kosovës.

Kjo foto flet zëshëm se Qeveria e Abdullah Hotit nuk është gjë tjetër veçse dorë e zgjatur  e Hashim Thaçit dhe kob i rrezikshëm për Kosovën.

Kjo foto dëshmon nevojën se Kosovës i nevojitet sa më shpejt mbajtja e  zgjedhjeve të  jashtëzakonshme, në mënyrë që timonin e udhëheqjes së Kosovës ta marrin njerëzit e mirfilltë e dinjitozë dhe jo sharlatanët, kriminelët, hajnat e rrezilët.

Kjo foto tregon sa hipokrit, dyfytyrësh  dhe i papërgjegjshëm është Abdullah Hoti, i cili u bë kryeministër me ndihmën e skenarëve të pista.

Kjo foto tregon se betimi i Abdullah Hotit para flamurit të Kosovës dhe para popullit ka qenë i rrejshëm.

Kjo foto tregon se parakalimi i Abdullah Hotit para gardës  shtetërore të Kosovës ka qenë sa për sy e faqe.

Kjo foto tregon se homazhi i Abdullah Hotit më datë 4 qershor 2020 para varrit të Ibrahim Rugovës, ka qenë dyfytyrësh, sepse Isa Mustafa dhe Abdullah Hoti ia kanë përbaltur tërë shkëlqimin LDK-së së Ibrahim Rugovës dhe emrin e tij  e përdorin vetëm për përfitime politike.

Kjo foto tregon për dyfytyrësinë e Abdullah Hotit edhe gjatë  vizitës që e bëri në Prekaz te Kullat  memoriale mbarëshqiptare të  Jasharajve.

Kjo foto flet se duhet të dezinfektohen tërë gjurmët ku kanë  shkelur këmbët e fëlliqura të Abdullah Hotit, qoftë  gjatë parakalimit para gardës së Republikës së Kosovës, qoftë gjatë homazhit para varrit të Ibrahim Rugovës, qofte gjatë vizitës së Kullave memorialë të Jasharajve, sepse këto gjurmë të këmbëve të Abdullah Hotit janë ndotëse dhe jo nderuese.

Kjo foto flet për prapaskenat e Hashim Thaçi dhe të Isa Mustafës që në vazhdimësi po trumbetojnë se SHBA-të janë partnerë strategjikë të Kosovës.

Po të ishte kështu Richard Grenell nuk do të takohej fshehurazi me këta tre matrapazë të Kosovës, por do të takohej me përfaqësuesit institucionalë të Kosovës.

Kosova duhet të jetë tepër  vigjilente për të mos lejuar në asnjë mënyrë që dialogun Kosovë-Serbi ta udhëheqin Hashim Thaçi apo Abdullah Hoti, sepse që të dy kundërmojnë tradhti.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat