Kur disa analistë nga Kosova, presionin e presidentit ndaj deputetit, e quajnë lobim legjitim - Bota Sot
Kur disa analistë nga Kosova, presionin e presidentit ndaj deputetit, e quajnë lobim legjitim

Opinione

Kur disa analistë nga Kosova, presionin e presidentit ndaj deputetit, e quajnë lobim legjitim

Hafiz Shala Nga Hafiz Shala Më 6 qershor 2020 Në ora: 06:32
Hafiz Shala

Në disa emisione televizive, ishin të rënda dhë të pa kapërdijshmë ta degjoshë mëndimin e njërit nga bashkëbiseduesve kur, “vizitën “ e presidentit dhë të ish kryeministrit i quante lobim legal dhë asgjë të “jashtëligjshme” por, “në interes të krijimit të nji uniteti” si rrolë kyq në formimin e nji qëndrimi unik që, në kushte normale do të ishte fatlume për Kosovën por, nga kush pritët ta bëjë këtë, është e pa pritshme sepse, kur po flasim për lobimin e presidentit ai, vërtetë është i “ suksesshëm” i cili këtë e ka vërtetue edhe gjatë lobimeve të tijë në favor të korigjimit respektivishtë ndarjës së Kosovës në Evropë nji kohë dhë kur atje e humbi përkrahjën dhë, deshtojë më zonjën Mogherini, pastaj kur kësajë ideje publikishtë ju kundërvue Kancelarja e Gjërmanisë zonja Angela Merkel e cila, fatëbardhësishtë, qëndronë ende dhë lobonë kundër kesajë ideje.

Nese do të kishtë drejtësi respektim të rregullave shtetërore si dhë respektimi i kompetencave të presidentit i cili në rastin konkret sipas meje janë tejkalue, athere, shtrohët pyetja së, a e ka Gjykata Kushtetuese në domenin e sajë ta shpallë jashtëkushtetues veprimin – presionin e presidentit ndaj nji deputeti përfaqësues legjitim i popullit kundër veprimit, gjykimit dhë vetëdijës së tijë të lirë, athere, nese është shkelje e Kushtetutës, qfar duhët të ndërmarrë Gjykata Kushtetuese.

A është rrahja brutale nga trupërojat e presidentit të nji qytetari në shesh, si lobim legal?!

Kjo në të vërtetë, nese sipas asajë së dita e mirë shifet në mengjesë, kësajë po i vjenë era, provokim, hakmarrje, brutalitet i paskajshëm të cilin do ta instalojë presidenti si “ fillozofi” e tijë politike nese i lejohët, anipse, jashtë domenit, rrolit dhë detyrave të tijë kushtetuese.

Presidenti, nuk po ndalët më lobim dhë bashkëpunim më partnerin, ideatorin dhë shtysin e idesë së ndarjës së Kosovës, kuptohët në mvarësi të disponimit të Vuqiqit, sot u takuan në Tiranë më kryeministrin shqiptar, Edvin Kristaq Ramën, që, temë bisede mundë të jetë edhe shtyrja këyre gjerave “ jetike” përpara dhë, dialogu të përfundojë më sukses duke i “dhënë fundë” njihere e përgjithëmonë arëmiqësisë në mes dy popujve. Ëndërr e rëndë dhë trishtuese por, edhe deshtuese.

Nga nji tjetër bashkëbisedues po në te njejtin emision televizive ishte edhe shprehja e tijë si në menyrë figurative kur u deklarue në mënyrë kritike ndaj Kurtit së, ai, deshi të shkojë në Uashingtonë më dy revole sikur Isa Boletini( vrejtja ime, në londër).

Është për keqëardhje kur ky i referohët në këtë mënyrë sa naïve, aq e pa saktë por edhe e pandershme sepse, zoti Kurti, qeshtjës së ndarjës apo korigjimit të kufijve që nga kampanja zgjedhore duke jau bërë popullit më dije së, nji gjë të tillë nuk do ta lejojë e, deri të takimët e para më zyrtar amerikan, respektivishtë më të dërguarin special të Presidentit Trump, Ruchard Grenell, ka qënë i  qartë së, idenë e korigjimit apo ndarjës, e ka quajtur të vdekur dhë ajo as që do të vjenë në rëndë të ditës.

Të njejtën gjë e potencojë edhe në takimin e Bërlinit kur u deklarue së, presidentët, duhët ti hjekin hartat nga tavolina dhë të bisedojnë pa harta. Hartat për korigjim, janë të rrezikshme për paqën dhë qetësinë në Ballkan.

Qka ka këtu të pa kjartë apo jodiplomatike apo, kundërshtim ndaj SHBA-ve, nese është i kjartë dhë i paluhatshëm në kauzën e cila, do të duhej të ishte e qdo shqiptari.

Apo, ndoshta zoti Kurti është deshtë që ta pranojë ofertën e presidentit kur i tha që, ti merr tre katër këmisha të shkojmë në Uashingtonë dhë, ta kryejmë këtë punë më Serbinë. Sa naïve sa e pakuotimt.

A po mëndonë zotëri së, nese Amerika, në këtë rast bëhët fjalë për Presidentin Trump dhë të deleguarin e tijë Grenell, që, nuk përfaqësojnë mendimin e popullit amerikan të cilët në momentin kritik pér SHBA-t lidhur më demonstratat e pérgjithshme qé e kanë kaplue Amerikën, sondazhët zyrtare tregojnë së, 54% janë deklarue kundër politikës së presidentit, i pér frikën tonë, edhe mundë të pajtohët më korigjimin e kufijve deri të ndarja  e Kosovës.

Fatëkeqësishtë, ky është nën ndikimin rus mu ashtu siq është presidenti, nën ndikimin serb.

Kur Evropa e refuzojë Rusinë që të marrë pjesë në Samitin e G-7 shit, Presidenti Trump I bënë thirrje Putinit pér pjesëmarrje.

Më siguri së populli nuk do të pajtohët më idenë e korigjimit apo ndarjësj, pa marrë parasyshë rrolin, kontributin, respektin  të cilin Amerika e ka pasë e ka dhë do ta ketë por, kësiheri, asesi sepse, duhët të ndërpritet praktika e coptimit të tokave shqiptare sipas tekeve të supërfuqive duke e kërkuar gjitjmonë nga shqiptarët  si viktimë të lëshojnë pe, sikur ne të ishim agresor ndaj Serbisë apo ndonjë shteti fqinjë dhë, ne për hirë të paqës, duhë të falim teritore për të arritur paqë më nji agresor shekullor.

Prandaj, frika reale egzistonë të populli së, nën udhëheqjen e presidentit më ndikim në këtë qeveri e cila, ma shumë do ta luaje rrolin e postjerit së sa të vëndimmarrësit e cila, bash asgje nuk ka në duar të veta. Prandaj, edhe kjo do të deshtojë fatëkeqësishtë pasi, ishte është dhë do të jetë nën ndikimin e presidentit i cili ja sigurojë votat në mënyrë ilegale, prandaj, do të jetë nën ndikimin dhë kontrollin e tijë derisa të qendrojë në pushtet.

Nese kjo qeveri më koalicionin pakicë i zbatonë politikat antishtetërore të presidentit, si mundë të qëndrojë në pushtet kur, në opozitë janë partitë shumicë, rast i papare në demokracinë parlamentare.

Populli, është deklaruar qartë së cilën qeveri e respektonë i cili, për qdo ditë po nenshkruan peticione për përkrahjën për mbajtjën e zgjedhjeve të reja të cilat, grupi komplotistë në krye më presidentin dhë Isa Mustafën më koalicionin të cilët sovranit jau mohuan këtë të drejtë kushtetuese por, që, u dakorduan që të formojnë koalicion duke i futë në qeveri dhë ministri deri të zavëndës kryeministri që, do të thotë qeveri e kontrolluar nga Beogradi përmes Listës serbe e cila, që në startë jau tregojë dhëmbët në mbledhjën e parë të qeverisë.

Qka do të shofim ditët në vijim dhë qka do të përjetojmë, do të jemi deshmitar për fatëkeqësinë tonë të cilën na e sollën argatët e Beogradit.

Nuk thuhet rastësishtë së, qeni i keq, ta sjellë ujkun në torishtë.

Kjo na ndodhi, jo me fajin e askuajtë tjetër por, më fajin tonë.

Shpresojë së, këta qejë, populli shumë shpejtë do ti largojë bashkë më ujqit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat