Beteja e lavdishme të UÇK-së të fshatit Bllacë, komuna e Therandës

Opinione

Beteja e lavdishme të UÇK-së të fshatit Bllacë, komuna e Therandës

Nga: Ragip Guraziu Më: 6 qershor 2020 Në ora: 12:28
Ragip Guraziu

1998 shënon kulmin e fillimit të një reformimi në vetëdijen kombëtare, duke pas qasje më të drejt ndaj vlerësimit të kohës dhe veprimeve të mëtutjeshme.

Dalja në skenë e pjesëtarëve të UÇK-së në varrimin e mësuesit Halit Geci më 28 nëntor 1997, përfundimisht shembi vlerësimet se gjoja ekziston apo nuk ekziston një ushtri në truallin Kosovar. Pas kësaj kohe shtrirja e luftës merrte përmasa më të mëdha dhe Ushtria Çlirimtare e Kosovës po konsolidohej dhe po merrte formën e një Ushtrie të rregullt që mbronte vlerat kulminante të shtetësisë së Kosovës dhe shkatërrimin e popullatës nga ushtria dhe policia serbe.

Në situatën dramatike që u krijua për Kosovën në fillet e luftës çlirimtare, Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës i kushtoi vëmendje çështjeve të unifikimit që ekzistonin në mes programit patriotike dhe rrymimeve tjera ekzistuese në Kosovë që ishte interes vital i vetë ekzistencës dhe zhvillimeve të mëtutjeshme.

Viti 1998,viti kur nis të ndryshojë fati i Kosovës dhe viti kur doli për herë të parë publikisht Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK).

Nis historinë e re për shqiptarët. Dhuna dhe terroi serb kish akumulluar një urrejtje shpërthyese tek shqiptarët. Dhe kështu nis kapitulli i ri edhe për luftën e djelmoshave bllacianë të UÇK-së dhe 8 dëshmorëve të saj. Të lindur dhe brymos në një fshatë, që quhej Bllacë, fshati i atdhetarit të madh Ramë Bllaca, njëherësh edhe deputeti i asaj kohen në parlamentin Jugosllavë, që grisi traktaktin midis parlamentin dhe midis Beogradit, që bënte fjalë për shpërnguljen e shqiptarëve për Turqi, që po atë ditë Ramës i kushtoi me jetë. Tani vjen biri i tij Qazim Bllaca, biri tjetër i Bllacës Asllan Fazlia, politikani që në viteve e 80-ta,deputetit malazias, Batriq Jovanoviqit, duke ngrehur gishtin lartë, ia bëri me dije se Kosova, gjegjësisht qytetarët e saj shqiptar janë në tokën e vetë, stërgjusheve të vetë, pra, tani vjen rapsodi Rizah Bllaca, e kështu me radhë. Dhe kjo ishte arsyeja se djemtë dhe rina e Bllacës nuk munden të rrinë duarkryq, ku dihet se bllacianet të gjithave luftërave ju kanë rezistuar dhe gjithnjë duke dalë fitimtar.

Ushtarakët e UÇK-së të Bllacës në aksione

Bllacjanët e parë që dolën të maskuar njiheshin me pseudonimin ''këpuca''. Këta bashkëpunonin me njësitin Lumi dhe Çeliku. Më 28 maj 1998,njësisti Lumi qeli istikame në dalje të Bllacës, në Kufi me Temeqinën. Banorët iu bashkuan menjëherë. Me 7 qershor, pasi Bllaca ishte e rrezikuar, u qelën istikame në lagjen Bajraktari dhe Suka. Më 11 korrik 1998,në orën 11,është bërë betimi i ushtarëve të UÇK-së në Bllacë.

Por le të ecim më tej, ja aksionet e UÇK-së

Më 8 qershor 1998 u sulmua Qafa e Duhlës. Më 16 qershor 1998 kolona në Biraq. Më 7 prill 1999 në Temeqinë vriten dy policë serbë. Më 30 prill 1999 u sulmua kamioni me policë e ushtarë serbë të Shelgjet. Njësiti Lumi kishte pika të tij në Bllacë, Rrasat e Rahovecit dhe në Balincë. Formacionet që vepronin në rajonin e Blacës, me urdhër të shtabit të përgjithshëm të UÇK-së, riorganizohen. Pjesa më e madhe i bashkangjitet batalionit lll Sadik SHala, brigadës 121 Ismet Jashari (Kumanova),i cili u vra në Bajrak të Bllacës, ndërsa pjesa tjetër i bashkangjtet brigadës 123 dhe 122,Kompania e Bllacës mori emrin Bislim Zekolli. Për këtë tregon edhe numri 120 i djemve bllacjanë që u rreshtuan në radhët e UÇK-së, por mbi të gjitha flet numri TETË, i të rënëve dëshmorë për liri, flet gjaku i derdhur, sakrificat, buka e dhënë....

Me datën 20 qershor u aktivizua boljeri në Duhël ku u hodh në erë autoblinda me gjithë policët, pra këtë e bënë djemtë bllacian të UÇK-së, nga një largësi mbi 2km.Atë ditë ata bllokuan rrugët nga të gjitha anët. Më 25 dhe 26 qershor, Bllaca goditet, prej pikave ku qëndronte policia me armë të rënda. Tani për dy ditë rresht, nga data 23 deri 35 gusht,1998,është bërë luftë nga mëngjesi deri në mbrëmje mes UÇK-së dhe forcave serbe.

Mbeten të vrarë shumë policë, u shkatërrua një autoblindë dhe një makinë tjetër ushtarake e serbëve. Më 8 janar 1999,në Biraq u sulmua kolona e policisë serbe dhe mbeten të vrarë 5 polic serbë. Nga fundi i shkurtit 1999 e deri në mesin e prillit'99',në Bllacë qëndroi OSCE-ja. Popullësia ishte më e lirë për të lëvizur, por me 7 prill ishin vrarë edhe dy policë serbe afër Temeqinës prej ushtarëve të UÇK-së. Pas bombardimIt të NATO-s kundër ushtrisë serbe, popullsia u shpërngul. Gjysma mbeti duke u endur nëpër male e gjysma shkoi në Kukës...

Për të ardhur kjo liri, ndoshta liria më e vështirë e ndonjë populli në botë, ndoshta liria më e veçantë, liri e fituar dhe liri e dhuruar, bllacjanët si gjithë shqiptarët në Kosovë derdhën shumë gjak. Brez pas brezi, mot pas moti. Dhe erdhi një mot, i fundit i mijëvjeçarit të dytë, që për hatër të shqiptarëve, për hirë të gjakut që kishin derdhur, Amerika dhe Aleanca më e madhe e botës NATO-ja, bënë luftën e vetme të tyre për gjysmë shekulli, për të shpëtuar shqiptarët prej shfarosjes. Bënë luftë më të quditëshme në historinë e gjithë luftrave që janë zhvilluar ndonjëherë.

Ata që ranë në altarin e LIRISË

Duke shërbyer këtij shkrimi, ja edhe emrat e atyre që ranë në altarin e lirisë të këtij fshati; Imer Krasniqi (1957-1998), nga Carralluka e Malishevës, Bislim Zekolli(1953-1998), Mehmet Lumi(1969-1999), SHaban Iballi (1971-1999), Sahit Tixha, nga Arbana e Prizrenit, nip Bllace, (1974-1999), Sadri Guraziu (1980-1999). Kadri Qollaku (1981-1999), Salih Kermeni (1983-1999).

Për çdo vit, këta dëshmorë përkujtohen më 7 qershor, në lagjen Sukaj, ku prehen edhe emrat e tyre në Lapidarin e Lirisë...Pra, u desh edhe gjaku i këtyre njomëzakëve për të ardhur Liria e Kosovës....

Shaban Iballi - i vrarë më 31 Mars 1999

Shaban (Nuhi) Iballi u rrit me një ndjenjë urrejtje kundër pushtuesit sërb. Pas mbarimit të shkollës së mesme në Suharekë, filloi të piqej tek ai ideja se duhej organizim për t'iu kundërvënë dhunës që ushtronin sërbët ndaj shqiptarëve. Bashkë me 22 shokë edhe ai me 13 qershor 1998 shkon për të gjetë armë përtej kufirit. Sapo kthehet, inkuadrohet menjëherë në strukturat e UÇK – së në Bllacë, tashmë i armatosur. Asnjëherë nuk iu nda nga mendja historia e gjyshit të tij Shaban Iballi, të cilin në vitin 1945 e kishin planifikuar për ta marrë e për ta vrarë serbët, për ta pushkatuar me 12 bllacjanë të tjerë dhe të cilët i pati shpëtuar kryeplaku u Bllacës Jakup Iballi dhe djali i tij Shabani. Ishte rritur me këtë histori në kujtesë dhe kjo i jepte më tepër zemër për të luftuar kundër serbëve. Me 30 mars 1999, forcat serbe ndërmorën një ofensivë kundër Bllacës duke përdorur armë të rënda luftarake.

Në lagjen Suka u zhvilluan luftime ballë për ballë.

Distanca ishte shumë e vogël. Beteja ishte shumë e rreptë. Në këtë beteje vritet Shaban Nuhi Iballi. Mbetën të plagosur Arben Qollaku dhe Ramiz Kelmendi. Nga forcat serbe mbetën të vrarë prej forcave të Bllacës majori serb Zoran Gjurgjiq nga Apatini dhe disa paramilitarë serbë. Kështu edhe emri i Shaban Nuhi Iballit u flet njerëzve që nga lapidari ku është lartësuar.

Kadri Qollaku - i vrarë më 5 Qershor 1999i

Kadri Qollaku, ky dëshmor tjetër i Bllacës, mbase për shkak se kishte ditur t'u këndonte trimave, kishte ditur t'i lartësonte trimat, vetën dhe të gjithë ata që e dëgjonin duke kënduar, mbase edhe për këtë shkak pati frymëzim të madh për t'iu bashkangjitu Luftës së UÇK - së.

Thellë vetës e ndjente se bëmave të trimave u këndohet, gjaku i tyre nuk harrohet. Pasi ishte vetë nga ata njerëz që nuk lejonte harresën t'u afrohej njerëzve që kishin kontribut e histori për atdheun. Sapo kthehet prej Shqipërisë me armatim të siguruar, ai nuk vonon të rreshtohet në radhët e UÇK - së në Lladroviq. Por veç pak qëndron atje sepse vjen në Bllacë pasi intensiteti I luftimeve këtu ishte më i madh. Me 5 qershor 1999, herët në mëngjes forcat serbe filluan granatimin e Bllacës për t'i hapur rrugën këmbësorisë që donte të hynte në Bllacë. Dhe këmbësoria serbe po afrohej afër një lagjeje të fshatit Guncat, mbi lagjen Zekolli, ku qëndronin disa luftëtarë të UÇK - së. Kadriu afrohet. Shokët tregojnë se Kadri Qollaku, në orën 9 e pesëmbëdhjetë minuta, vrau tre policë serbë. Të lartpërmendurit tregojnë për gëzimin që ndjente Kadriu. Dhe u thoshte shokëve se edhe në vrafsha, nuk më mbetet asgjë merak. Sikur ta ndjente... Po atë ditë, pra me 5 qershor, pasdite, një plumb serb i merr jetën Kadri Qollakut. Bashkëluftëtarët e mbartin dhe e varrosin në Kleçkë me nderimet që i takojnë një dëshmori të lirisë që dha jetën për atdhe në një moshë të njomë.

Sadri Guraziu - i vrarë më 16 Prill 1999

Sadri (Hasan) Guraziu në moshë shumë të re, kishte arritur të bindej se vetëm lufta do ta largonte Serbinë prej Kosove. Dhe mendonte se kjo do të ishte lufta e fundit me armë e Shqiptarëve. Shpresonte se pas kësaj lufte do të bëhej realitet liria e ëndërruar brez pas brezi prej shqiptarëve, do të udhëhiqej Kosova prej Shqiptarëve. Shpresonte se pas kësaj lufte shqiptarët nuk do të mashtroheshin më...Djaloshi i ri më ëndrra të shumta, u trishtua shumë në mbrëmjen e 31 marsit 1999 për vrasjen e Shaban Iballit.

E kishte shok fëmijërie, shok loje në futboll e kudo. Kishin lënë lojën e kishin rrokë pushkën... Dhe ja, dy javë më vonë, pikërisht me 16 prill 1999, pasi kreu shërbimin bashkë me Zaim Pirkun, në orën 19 të mbrëmjes, e goditi një predhë që erdhi nga fshati i Temeqinës dhe e la të vdekur. U këputën në mes ëndërrat e këtij djaloshi. Iu desh lirisë që të vinte edhe gjaku i dëshmorit Sadri Guraziu. Dhe ndali jetën e tij në lulen më të njomë rinore, por e ama e tij pasi morri lajmin se Sadriu ra dëshmorë i kombit, që ky lajmë Nënës Sevdije ju kumtua në Kukës, ku ishte ajo aty me shumë qytetarë kosovar, por lëshoi një zë si Nëna e madhe ,Ajshe,dhe tha;'' I kamë edhe edhe 5 djem atje ne luftë,por si edhe ata të kishin ra dbshmorë në këtë luftë,unë do të isha krenare edhe më shumë,se nuk ka qenë rasti i luftes kush po pshtonë e kush po vritet,por a po fitojmë dhe a po qlirohemi njëherë e përgjithmonë'',kështu ishte shprehur nëna e dëshmorit Sadri Guraziu, Sevdije Guraziu.

Sahit Tixhaj - i vrarë më 26 Maj 1999.

Sahit Tixhaj, nip Bllace, djalë i Arbanës (Dushanova e dikurshme), me arsimin fillor të kryer në Prizren, nuk gjeti në atë kohë mjedis luftarak në vendbanimin e vet, por ai donte të luftonte për lirinë e Kosovës. Merr edhe ky udhën nëpër Pashtrik për të kaluar kufirin për të gjetur armë. Dhe gjen e kthehet në Kosovë i armatosur. Donte të inkuadrohej në luftë. Dhe zgjedh Bllacën, pasi ishte nip aty. Me 3 nëntor 1998, me 40 kg municion, vjen në Bllacë, në lagjen Zekolli. Vendoset fillimisht te dajat e tij. Iu bashkangjit UÇK - së. Fitoi respektin e të gjithëve si trim, guximtar. Nuk u lodh kurrë, derisa me 23 maj 1999, në një aksion luftarak në vendin e quajtur Bajrak, u qëllua për vdekje nga një plumb i bandave çetnike. Mbeti i vrarë në atë vend ku u vra edhe komandanti Ismet Jashari -Kumanova. Edhe Sahit Tigjaj u varros me nderime nga bashkëluftëtarët e tij në Kleçkë. Bllacjanët do të krenohen për këtë trim që e kishin edhe nip të tyre. Krahas dajëve të tij edhe emri i dëshmorit Sahit Tigjaj qëndron në lapidar.

Mehmet Lumi - i vrarë më 24 Gusht 1998

Mehmet (Daut) Lumi është dëshmori tjetër. Dëshira për tu rreshtuar në radhët e UÇK - së, ia bën të lehta këmbët dhe bashkë me dhjetë shokë, me 9 korrik 1998, niset prej Bllace për të kaluar kufirin në Pashtrik për tu furnizuar me armë. Sapo kthehet në Kosovë, menjëherë radhitet në radhët e UÇK - së në Grejqevc dhe dha kontribut të madh në përleshjet me forcat serbe. Me 24 gusht 1998, në një përleshje të ashpër me forcat serbe, mbeti i vrarë Mehmet Lumi. Shokët i thirrnin që të ulej, të ruhej e të mos luftonte në këmbë, por ai s'ndalej. Kështu me datën 25 gusht 1998, me shumë nderime shokët e varrosën në fshatin Guncat. Kujtimi për këtë djalë trim, për këtë luftëtar të paepur nuk vdes kurrë. Mbeti lapidar në kujtesën e bllacjanëve.

Salih Kermeni - i vrarë më 30 Mars 1999

Salih (Hysni) Kermeni, mundi të kryente vetëm vitin e parë të shkollës së mesme në Suharekë sepse pastaj zgjodhi shkollën e luftës për çlirimin e Kosovës. Shumë i ri për të vënë pushkë në krah...Dhe luftëtarët në mesin e të cilëve rrinte nuk mund t'i jepnin armë. Ai brodhi fshat më fshat për të gjetur armë por s'qe e mundur. Bile për ndokënd qe edhe e pabesueshme që ky njomëzak kërkon armë. Por luftëtarëve nuk u ndahej. Edhe që nga 25 korriku 1998 deri me 28 tetor 1998 kur popullsia u detyrua të qëndronte larg fshatit, Salih Kermeni nuk u largua me civilët por qëndroi në mesin e luftëtarëve që t'u gjendej për ndonjë ndihmë. Edhe me 30 mars 1999 kur forcat serbe bombardonin Bllacën dhe banorët u detyruan të largoheshin, Salih Kermeni mundi të gjente disa bomba dhe nuk u largua nga fshati. Ndërsa vazhdonte goditja e fshatit prej serbëve, Salihu u nis të shkonte te shtabi I UÇK - së. Por një predhë serbe ia preu udhën në mes, ia preu jetën në lulen e rinisë. Gjaku i njomëzakëve të tillë që u derdh e shenjtëron lirinë e Kosovës. Gjaku i njomëzakëve të tillë apelon për të mos e lënë lirinë t'i ikë më Kosovës...Dëshmorët dhanë jetën, derdhën gjakun e tyre, nënshkruan me gjak lirinë. Por janë edhe shokët e tyre të luftës, ato të zbukuruarit me plagë, që rrëfejnë çdo ditë për luftën e Kosovës.

Bislim Zekolli - i vrarë më 23 Gusht 1998

Bislim (Latif ) Zekolli, bir i Bllacës, bashkë me katër vëllezërit iu përgjigj thirrjes së atdheut dhe u rreshtua në radhët e UÇK - së. Kishte kryer shkollën e daktilografisë në Prizren dhe duke mos u përkrahur e punësuar prej serbëve në Kosovë, kishte punuar emigrant në Zvicër 13 vjet. Ishin 6 vëllezër katër motra. Vështirë ishte të mbijetohej kur serbët e kishin halë në sy familjen e tij për meritat e gjithhershme patriotike. Në kullën e të parëve të tij, të Ali Bislimit të Bllacës kishte bujtë një natë Isa Buletini më shokët e tij kur ishte për udhë për në Vlorë për të ngritë flamurin me 1912. Bislimi ishte kthyer nga emigrimi por nuk e kishte ndërprerë asnjëherë aktivitetin patriotik. Mbante lidhjet me shokët që ishin në emigrim. Me ata shoke me të cilët kishte marrë pjesë në protesta e demonstrata të shumta në perëndim me vëllezërit Gërvalla e me atdhetarë të tjerë. Përjetonte trishtim të madh kur shihte djemtë e Kosovës që merrnin udhët e emigracionit për ekzistencë. Ai e kishte provuar vetë të jesh i huaj në dhe të huaj. Punonte murator në fshat. Manifestonte brenda vetës virtytet më fisnike të shqiptarit. Në korrik 1998 ushtarët e UÇK - së në Bllacë ndërruan pozicione e vend qëndrim prej lagjes Sukaj e u vendosën në periferi në lagjen Zekolli. Ndërruan emrin nga njësiti LUMI duke iu bashkangjitur kështu komandant Kumanovës.

Pas ofensivës së 26 - 27 korrikut 1998, forcat serbe ndërmarrin një ofensivë tjetër me 23 gusht 1998. Me të gjithë arsenalin luftarak godisnin serbët. Me të gjithë fuqinë mbroheshin luftëtarët bllacjanë. Bllaca kishte marrë flakë në të gjitha anët. Atë ditë në mëngjes, duke shkuar të ndihmonte shokët që po tmerronin serbët por edhe që po rrezikoheshin të mbeteshin në rrethim prej forcave serbe, Bislimi sulet i vetëm për t'u ardhur në ndihmë. Zë një shteg te Drumi dhe për orë të tëra bllokoi trupat serbe pasi kishte armatim dhe municion të mjaftueshëm. Dhe serbët drejtojnë grykat e zjarrit të tankut drejt në Bislim Zekollin. Pushoi së kënduari gryka e armës së dëshmorit të lirisë Bislim Zekolli. Predhat që villeshin nga gryka e zezë e tankut serb ia prenë jetën në mes. Duke ju ndihmuar shokëve që të mos binin të gjallë në duart e serbëve, duke qëlluar sa mundte kundër serbëve, mbeti i vrarë me 23 gusht 1998 nga një predhë serbe, në vendin e quajtur Drum. Shokët i shpëtoi por mbeti vetë. Por rrugën e tij e vazhduan vëllezërit, e vazhdoi i biri i tij Dritoni 18 vjeçar, e vazhduan shokët e idealit, shokët e luftës. Për ta nderuar Bislim Zekollin, shokët e luftës ia vunë kompanisë së tyre emrin kompania Bislim Zekolli. E bash për këtë ai u bë shembull i lartë frymëzimi e heroizmi për ushtarët e UÇK - së, për bllacjanët, për brezat që do të vijnë.

Imer Krasniqi - i vrarë më 16 Qershor 1998

Imer Ramë Krasniqi i Carallukës së Malishevës, babë me 11 fëmijë, thirrjes për të mbrojtur Kosovën iu përgjigj me gjithë dy djem të tij. Veprimtarinë e tij patriotike në shërbim të Kosovës dhe kundër serbëve e fillon që në vitin 1981. Në vitin 1990 ishte i njohur tashmë si kundërshtar I regjimit serb. Me daljen në skenë të UÇK - së ai iu bashkangjit menjëherë. Ishte I inkuadruar në njësitin LUMI. Në fillim luftoi në Balincë, më pas në Temeqinë e në fund erdhi në Bllacë. Ishte organizator i aftë dhe kordinonte veprimet me komandant Kumanovën që vepronte në fshatrat Javor, Luzhnicë, Kleçkë etj.. Me 16 qershor 1998 në vendin e quajtur Guri i Ujkut, në përleshje me forcat serbe, mbeti i vrarë Imer Krasniqi. Emri i këtij dëshmori është i pari në lapidarian kushtuar dëshmorëve, lapidar i vendosur në lagjen Suka të Bllacës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat