Urime festën e heqjes së reciprocitetit ndaj Serbisë Druzhe Iso

Opinione

Urime festën e heqjes së reciprocitetit ndaj Serbisë Druzhe Iso

Nga: Ejup Berisha Më: 6 qershor 2020 Në ora: 12:36
Ejup Berisha

Kam një pyetje për Isa Mustafën dhe të gjithë ata politikan të tjerë të  Kosovës që sot aq shumë iu gëzuan heqjes së masaës së reciprocitetit ndaj Serbisë e ajo pyetje është kjo.Nëse për ju paraqet vendim shumë i guximshëm heqja e këtij  reciprociteti atëher çfar ishte për ju vendosja e reciprocitetit?. Sigurisht për ju vendosja e saj ishte hap i turpshëm dhe  qyqar të paktën kjo po nënkuptohet mes rreshtash apo dhe nga reagimi i pakuptimtë i juaji pas heqjes së reciprocitetit nga ana e Qeverisë Hoti sot.

Këtë qështje pra unë po e kuptoj dhe po e interpretoj kështu po përsëris edhe njëher Vendosja e reciprociteit për Isa Mustafën dhe disa politikanë tjerë të Kosovës ishte turp dhe akt i shëmtuar dhe qyqar e heqja e saj sot hap i guximshëm i lumtur dhe shumë i gëzuar.  Unë nuk i kamë pa këta të jenë gëzuar aq shumë  me rastin e aplikimit të reciprocitetit sa me rastin e heqjes së saj sot.  Përndryshe të njëjtët nuk do ti gëzoheshin kaq shumë heqjes së reciprocitetit. Heqja e reciprocitetit të ndëruar është akti më i shëmtuar dhe më i turpshëm i nënshtrimit të një shteti ndaj kërkesës së një shteti shumë armiqsor siç është Serbia ndaj Kosovës Akt i ngritjes së flamurit të bardh karshi kërkesës së padrejtë të Serbisë që të hiçet kjo masë shumë e drejtë dhe e qëlluar që e ka vendosur një shtet sovran dhe i pavarur  ndaj një shteti që ditë për ditë po e shantazhon dhe po e pengon Republikën e Kosovës në rrugën e shtetësisë së saj dhe të promovimit dhe njohjes së saj në skenën ndërkombëtare.

Për ironi po propozoj që dita e sotme 06 qershori i vitit 2020 të shpallet festë shtetërore në RKS ku politikanët e Kosovës që iu gëzuan pa masë heqjes së reciprocitetit që ta festojnë dhe kujtojnë me gëzim, lumturi dhe me  mburrje këtë ngjarje të guximshme për ta. Kur jemi te masa e reciprocitetit këtë masë legjitime nuk e  ka vendosur vetëmse Republika e Kosovës për herë të parë ndaj Serbisë  por të gjitha shtetet e botës në raportet ndërkombëtare apo në raportet e tyre të ndërsjella me  shtetet e tjera e përdorin masën e reciprocitetit. Nëse Republika e Kosovës e ka hequr këtë masë ndaj Serbisë atëher edhe kjo e fundit duhet ta heq të njëjtën masë ndaj Republikës së Kosovës. Nëse ajo nuk e bën këtë atëher këta politikanët e Kosovës nuk mbajnë llogari për interesat e drejta dhe të ligjshme të shtetit të tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat